Këshilla/Blog

Anila 10.10.2019

Persjendetje, jam 21vjece dhe kete vit filloj masterin.Por ajo qe me mundon eshte se nuk jam e kenaqur me ate cka bej.Shkolla qe bej nuk me pelqen(e detyruar kam zgjedhur ate deg).Kam familjen shum fanatike.Dhe ne kete moshe ,nuk me lejn te dal ,vetem me raste.Tani se fundit thash nje intervist pune por nuk u pranova. Deri me sot kam ecur sic me thon prindrit.Nuk kam pasur mundesin te njihem me ndonj djale.Dhe shoqet i kam te limituara ejtt etjj.Kjo me ka bere qe te humbas vetbesimin tim(sidomos puna qe nuk fitova)Nuk di cfar te bej,me ka mberdhyer merzia.Tashme kam hequr dhe dhe nga endrrat e mija sepse e di qe nuk do mundem te realizoj asnjern ,per shkak te “mjedisit” qe me rrethon.
Nuk mund te behem “rebele” tu dal kunder familjes sepse jan gjeja me e shtrejt qe kam.Vertet nuk dii…

  1. Gresa Sulstarova says:

    Përshëndetje Anila,
    Të falenderoj që ndave në Nuk Je Vetem shqetësimet e tua. Nga çfarë ke shkruar kuptoj se në këto momente e sheh të tashmen dhe të ardhmen tënde në mënyrë shumë pesimiste. Më vjen keq që lexoj se ke hequr dorë dhe nga ëndrrat e tua.
    Por, dua të të them se asnjë here nuk është vonë të marrësh në dorë frerët e jetës tënde.
    Nëse deri më tani, ti ke bërë atë çfarë të tjerët kanë dashur prej teje, mendoj se ka ardhur momenti të bësh atë çfarë ti do dhe pret prej vetes! Nuk mendoj se ky është rebelizëm, por besoj fort se është ajo çfarë është më e mira e asaj që ti mund të bësh për veten tënde.
    Me çfarë ke thënë lidhur me prindërit e tu, duket sikur ata nuk të kanë lejuar të “shkëputesh” prej vendimeve të tyre, duke të të trajtuar si zgjatim I asaj çfarë ata janë ose do të donin të ishin. Kjo, mund të ketë çuar në shumë vendime të nënshtruara të tuat, siç dhe ke shkruar. Dua të të pyes, çfarë mendon se do të ndodhë nëse ti fillon dhe bën zgjedhjet e tua, pavarësisht asaj çfarë prindërit e tu mendojnë se është më e drejta?
    Prindërit e tu, me gjithë fanatizmin që ti thua se kanë, do të pranojnë zgjedhjet e tua në një moment më vonë, ndoshta do t`u duhet pak kohë, por do të pranojnë se jeta jote është e jotja dhe jo e tyre.
    Të luftosh për të patur një jetë tënden, nuk do të thotë se ti nuk I do apo çmon prindërit e tu, por tregon pjekuri dhe pavarësi emocionale nga ta.

    Uroj të të kem ndihmuar,
    Gjithë të mirat,
    Gresa

Ju lutemi që komentet tuaja të jenë mbështetëse dhe jo gjykuese ndaj të tjerëve. Faqja administrohet, ndaj komentet postohen vetëm pas aprovimit nga administratori.

NJV