Ella 10.10.2019
Prsh.gjithmon kam pasur deshir qe te flas dhe takohem me psikolog dhe te shpreh ate prb qe un kam ,un ka shum kohe qe jetoj ne angli dhe ktu nuk eshte se kam shum shoqeri perveq femijeve dhe bashkeshortit por problemi eshte se ndihem shum e mbyllur dhe e merzitur,gjithashtu dhe bashkeshorti nuk eshte se me ndihmon ose me mbeshtet per asnje gje ,kjo me ka bere qe te kem shum stress dhe merzi ne vetvete saqe dhe gjum nuk fle dot !
Ju lutemi që komentet tuaja të jenë mbështetëse dhe jo gjykuese ndaj të tjerëve. Faqja administrohet, ndaj komentet postohen vetëm pas aprovimit nga administratori.
Përshëndetje Ella,
Faleminderit që ndave me ne të Nuk Je Vetem shqetësimin tënd.
E kuptoj që ndihesh vetëm dhe ke nevojë të kesh një jetë përtej familjes, me shokë e shoqe.
Unë dua të të pyes, a ke provuar të ndërtosh shoqëri aty ku jeton tani ? Nëse po, si ka qenë ? Po ashtu, do të doja të kuptoja çfarë të pengon të ndërtosh shoqëri apo të punosh ? Ke bërë ti deri më tani për ta ndryshuar gjendjen tënde ?
Do të të sugjeroja të flisje me bashkëshortin tënd për mbështetjen që ke nevojë në mënyrë që dhe ai të të ndihmojë që ti të jesh më mirë.
Mbetem në pritje të përgjigjes tënde,
Gresa
Po kam provuar per shoqeri gjithashtu kam nje rreth te ngushte shoqesh te zgjedhura,por prb tani eshte se nuk dua dhe te dal fare ,un gjithashtu kam dy femije dhe stresohem shum sepse bashkeshorti punon shumicen e kohes dhe un jam gjithmon vetem me femijet nuk me ndihmon fare ,kam biseduar me te gjithashtu po me sa duket dhe ai eshte shum I stresuar nga puna dhe I duket e tepert qe tme ndihmoj dhe mua ndonje her, nuk e Di dmth Kam futur ne nje ankth ne vetvete sa nuk Di ta si ta quaj e vuaj nga brenda vetes,ka ndikuar shum te them drejten dhe prb me familjen time prinderit e mi sapo jan divorcuar dhe kjo gje me ka bere shum te mbyllem dhe mos te mendoj per veten.gjithashtu per sa I perket per te punuar ,kam pas punuar perpara se te kisha femijet dhe isha shum Mir ,por tani e kam te pamundur te punoj sepse i vogli Im eshte vetem 5 muajsh ,se harrova te shtoj me larg ,ka ndikuar te une dhe kjo gjendja emocionale pAs lindjes se femijes ! Shum faleminderit.