Këshilla/Blog

aldushi 11.10.2019

me ka vdekur babi para 5 muajsh. ka qene 2 vjet e gjysem o semure me kancer, e kam mbajtur si femije, kam fjetur me te sa e zinte gjumi se kish frike,e ushqeja,e laja, e rruaja dite e nate, e me vdiq ne dore, nuk mesohem dot pa te, e pres te dera me ka marre malli, ti degjoj zerin. kam cdo gje te tij ne shpi e me kujton cdo gje, e tani qe po shkruaj e kam ne gryke zemerimin, me ndihmoni ta largoj kte siruate se qaj cdo nate

  1. Drita says:

    Pershendetje ja
    Jam nje nan 36 vjece

  2. MSc. Lediona Braho - Psikologe klinike says:

    Pershendetje e dashur,

    Me vjen shume keq per humbjen tende. Sa dhimbje kur iken nje prind dhe sa veshtire te pajtohesh me faktin qe ai nuk eshte me! Mundohu t’i japesh vetes kohe dhe te kuptosh qe nuk eshte aspak e thjeshte ta kapercesh kete dhimbje.

    Shoh qe i ke sherbyer shume babit tend dhe me vjen mire qe ke mundur te besh kaq shume dhe qe i ke qendruar kaq prane per t’ia lehtesuar dhimbjen dhe friken. Te jetosh me semundjen eshte shume e veshtire dhe perballe nje semundjeje si kanceri te gjithe ndihemi te pafuqishem. Ndonjehere nuk e ndryshojme dot rrjedhen e gjerave dhe as e ndalim dot semundjen apo vdekjen. Ajo qe mund te bejme eshte qe gradualisht, pak nga pak, te pajtohemi me te dhe te ruajme nje lidhje shpirterore dhe simbolike me personin e ikur. E di qe nuk eshte e lehte, e di qe kerkon kohe, muaj e muaj, ndoshta dhe vite. Ndoshta askush apo asgje nuk do ta mbushe ate boshllek, vendin e babit nuk e ze askush, por me kohen, ti do te fillosh te ndiesh se ai, edhe pse nuk eshte afer fizikisht, eshte dhe do te jete ne zemren tende.

    Zakonisht, ndihmon shume kur ke dike prane, per shembull, familjaret dhe ndihmon akoma me shume kur e ndani dhe e kaloni dhimbjen bashke. Shpresoj te kesh mbeshtetjen e duhur ne keto momente te veshtira. Jepi vetes kohe, ktheju rutinave dhe thuaji vetes qe shqetesimi qe po perjeton eshte nje zi natyrale.

    Po ashtu, te sugjeroj qe, nese do ndjesh se situata nuk po ndryshon ne ditet ne vijim, te reagosh duke kerkuar ndigme. Nje takim me nje psikolog do te te ndihmonte shume per te perballuar ndjenjat e zemerimit dhe te deshperimit qe ndodhen brenda teje.

    Shpresoj te kerkosh ndihme dhe ta ndihmosh veten tende sa me pare. Ti ke dhene prova se je nje person shume ndihmues, por tani duhet ta besh per veten tende. Te uroj shume force!

    Perzemerisht,
    Lediona

Ju lutemi që komentet tuaja të jenë mbështetëse dhe jo gjykuese ndaj të tjerëve. Faqja administrohet, ndaj komentet postohen vetëm pas aprovimit nga administratori.

NJV