Këshilla/Blog

Noa 11.10.2019

Jam nje nene e 3 femijeve.Punoj ne 1 rrobaqepsi, por muajt e fundit qe nga shkurti e deri tani po kaloj 1 gjendje te veshtire psikologjike.Shkak eshte bere 1 problem shendetsor (asgje e keqe fale Zotit) me shtyu te mendoja per semundje te pasherueshme.Lashe punen, vetem flija gjume, qaja, ngrihesha naten nga dhimbjet e kokes, dhimbje kraharori.Ne mars u vizitova te 1 psikiatre shume e mire ne Tirane, ajo me dha disa medikamente, me qetesuan shume por gjumin nuk e reduktoja dot.Me shkonte dita 12-14 ore gjume.Tani ka 2 muaj qe i jam rikthyer punes, ilacet i kam nderprere, por pjesa e gjumit serish eshte problem.Cfare me sugjeroni , ju lutem?Nga puna direkt ne gjume rri, vetem shtrire e direkt me ze gjumi. Ju falenderoj paraprakisht!

  1. MA. Almandina Guma says:

    Përshëndetje e dashur
    Faleminderit që na ke shkruar dhe drejtuar te ne shqetësimin tënd.
    E kuptoj dhe e ndjej nga cfarë shkruan që gjithë shqetësimi I krijuar ka qenë shumë sfidues te ty dhe ka patur ndikim në mendime, sjellje dhe gjendje që ke kaluar.
    Në radhë të parë, më vjen mirë që problemi që ke patur nuk ka rezultuar të jetë I një grade të vështirë apo të pashërueshme dhe besoj se është e rëndëishme të jesh e lumtur për këtë gjë dhe t’ja kujtosh vetes. Gjithsesi stresi lidhur me të duket se ka patur një ndikim te ty.
    Më vjen mirë edhe që u je drejtuar ekspertëve lidhur me këtë gjë dhe ke marr trajtimin e duhur dhe sic thua ti tashmë je mirë. Uroj që paralelisht me medikamentet të kesh bërë edhe seanca këshillimi ose diskutimi që të kesh folur për të gjitha problematikat, mendimet e ndjesitë, si për të nxjerrë, por edhe për ti sheshuar ato në prespektiva racionale. Kjo është shumë e rëndëishme pasi gjendja të ka prekur emocionalisht dhe gjumi është një nga fushat që ndikohen, po me shumë mundësi edhe
    trazimet e tua të brendshme, mendimet dhe përshtatja me situatat s’kanë qenë të lehta dhe kanë patur nevojë të adresohen. Është shumë e nevojshme që të forcohen sa më shëndetshëm mekanizmat e mendimet dhe sjelljes.
    Mendoj se duhet sqaruar me psikiatren në radhë të parë në rast se problemi aktual me gjumin, mund të jetë si rrjedhojë I efekteve të medikamenteve, ose I rutinës që është stabilizuar tashmë si e tillë prej ilaceve.​ Në rast se jo, mund të ndodh edhe që është një mekanizëm I natyrshëm bllokimi, në mënyrë që mendja mos të fillojë të ciklojë mendime negative, gjendje, ankth etj. Këtë kërkohet që ta kuptosh dhe identifikosh ti. Në rast se është e tillë, mundohu të riformulosh mendime të tjera dhe ndryshe.

    Nga ana tjetër, mund të fillosh duke shtyrë pak nga pak orarin e gjumit, duke zgjedhur aktivitete që janë të mira, kurioze, argëtuese ose angazhuese për ty .Në këtë mënyrë, fillon stërvitesh pak nga pak dhe me një ritëm më të ngadaltë, pa shumë sforco.
    Këto mund të them në bazë të asaj që na shkruan në letër por je e mirëpritur ta ridiskutojmë. Më shkruaj serish në rast se dëshiron dhe e sheh të vlefshme.
    Të uroj gjithë të mirat më tej,​
    Almandina

Ju lutemi që komentet tuaja të jenë mbështetëse dhe jo gjykuese ndaj të tjerëve. Faqja administrohet, ndaj komentet postohen vetëm pas aprovimit nga administratori.

NJV