Nan 11.10.2019
Un jam shum keq jam duke ndar me burrin tim se aji luan shum biços dhe jemi ne depate per dit
Ju lutemi që komentet tuaja të jenë mbështetëse dhe jo gjykuese ndaj të tjerëve. Faqja administrohet, ndaj komentet postohen vetëm pas aprovimit nga administratori.
Ju lutem dua nje keshill tuaj
Pershendetje,
Ju lutemi te shkruani me gjate mbi kete shqetesim tuajin ne menyre qe eksperti i fushes t’ju vije ne ndihme. Duke shkruar pak me gjate mbi situaten tuaj familjare, eksperti kupton edhe per cfare t’ju vije ne ndihme pasi nuk e keni specifikuar ne cfare keni shkruar me siper.
Faleminderit per mirekuptimin,
Stafi i Nuk Je Vetem
Përshëndetje e dashur,
Varësia nga lojrat e fatit( dhe jo vetëm) , fatkeqësisht , ka pasoja jo vetëm emocionale dhe përfshin të gjithë familjen. Kjo gjëndje, është e vështirë për vëtë personin fillimisht, pastaj pashmangshërisht edhe për familjen. E kuptoj se sa e vështirë mund të jetë për ty , deri sa keni menduar ndarjen.
Mund të imagjinoj gjithë vuajtjen dhe lodhjen që mund të të ketë shkaktuar varësia e tij, edhe pse nuk shkruan shumë detaje. A ka menduar bashkëshorti të kërkojë ndihmë tek një psikolog? Nëse po, a ka pasur rezulatat? Nëse jo, cilat janë pengesat. Po ty, cfarë do të të ndihmonte në këtë situatë?
Përpiqu ta kuptosh dhe kërko ndihmë tek njerëzit mbështetës që ke afër.
Pres të më shkruash sërish, dhe më gjatë nëse ndjen që ke nevojë të flasësh.
Faleminderit që më kontaktove,
Denisa Ndreka, Psikologe Klinike