Këshilla/Blog

Pershendetje 12.10.2019

Pershendetje une jam kaluare nje gjendje depressive para 5viteve dhe jam akoma me ilaqet respolete dhe dua ti heq si me keshilloni te bej dhe kam shum mendime negatie per vetne tim dhe jam e shendoshe dhe sa her e shohe vetne tim ne pasqyre nuk me pleqen

  1. Dorina Kapaj says:

    Përshëndetje,
    Të falenderoj që na ke kontaktuar. Për sa i përketë nevojës që ndihen për të mos vazhduar më me medikamentet që po përdor do të të udhëzoja ta diskutoje me mjekun që ti ka nënshkruar këto Ilace në mënyrë që sëbashku të mendoni për një mënyrë jo-drastike për ti ndërprerë dhe në mënyrë graduale nëse dhe mjeku të këshillon, mund të fillosh të mos t’i marrësh më. Megjithatë siç vetë je duke e përjetuar medikamentet janë më efektive kur trajtimi shoqërohet me psikoterapi. Kjo sepse mendimet negative nuk mund te largohen prej medikamenteve.
    Në lidhje me këto mendime do doja të dija pak më shumë nëse mundesh. Si janë këto mendime, sa të shpeshta janë dhe në çfarë rrethanash ndihen se i ke më së shumti?
    Mendoj që është e rëndësishmë që të kuptosh si fillim me ndihmën edhe të dikujt tjetër se pse e ke këtë tendencë për ta gjykuar në të till mënyrë të vrazhdë veten tënde. Nëse pjesërisht ndikohesh nga pakënaqësia që ndihen me trupin për shkak të peshës mendoj që ja vlen të mendosh nëse ndoshta ndihesh kështu sepse njerëzit rreth teje e gjukojnë pamjen tënde. Gjithashtu mesazhet që merren tipikisht nga media janë të një
    natyre të till që promovojnë figura jorealistike për trupin e femres dhe të thonë se si “duhet të jetë një femër”. Do të të inkurajoja që si fillim të kujdeseshe për veten duke folur me dike, idealisht një psikologë apo psikoterapistë që të të vij në ndihmë për të menaxhuar më mirë mendimet negative që të mundojnë.
    Mendoj se je duke kaluar një periudhë të vësëhtirë dhe të duhet ndihma e dikujt për tu rimëkëmbur dhe për të kuptuar se si mund të rifillosh të shohësh në pasqyrë dikë që meriton respekt dhe dashuri dhe jo përçmim.
    Të uroj gjithë të mirat,
    Dorina

    1. Dorina says:

      Pershendetje… nuk arri te dua vetne per ate cka jam e ofendoj vetne thjeshte per nje gjendje depressive qe kam kaluare dhe shoqeria nk me pranuane ne mesini e tyre…por uroje qe zoti me dhente force per ta kaluare per mami tim qe edhe ajo nuk eshte e lumtura kur me shefe ne kete gjendje …

  2. Dorina says:

    Cdo mendim qe kam eshte rrethe vetse time qe per shkak kesaj gjeje them se nuk ja dal te ec perpara dhe shoqeria nuk me pranoje ashtu si jam une dhe me ofendonin dhe per kete gje nuk po arri te dua vetne ashtu siq e kam dashure vetne para 5 vitesh ????

Ju lutemi që komentet tuaja të jenë mbështetëse dhe jo gjykuese ndaj të tjerëve. Faqja administrohet, ndaj komentet postohen vetëm pas aprovimit nga administratori.

NJV