Këshilla/Blog

Andi 22.10.2019

Pershendetje,jam 24 vjec dhe kam shpesh probleme me vetvlersimin.Shpesh shfaqem si i lumtur ,bej shpesh shaka ne grup por nuk kam besim tek vetvetja dhe shpesh here e perçmoj veten.Ndihem i pa rendesishem dhe i ve vetes fajin per gjithçka ,ndonjehere ndjehem si ne re, i perhumbur .Dua te di çfare mund te beje qe ta dua veten me shume

  1. Anonymous says:

    Duhet kuptosh qe eshte e gjitha mindset ,i dashuri im eshte njeriu me me vetbesim ne planet haha ai mendon qe eshte nje Female Magnet , mundohu te gjesh njerez te tille dhe kopjoji ????

  2. MSc. Lediona Braho - Psikologe klinike says:

    Pershendetje,
    E kuptoj sesi ndihesh, e di se çfare do të thotë të ndjehesh pa vetëvlerësim, jo i lumtur, pa besim në vetvete. Duket si një gjendje e krijuar prej kohësh dhe e vështirë për t’u larguar, por ashtu siç është krijuar, ashtu edhe mund të çbëhet. Për ta çbërë dhe për të ribërë një gjendje të re, në të cilën ti të ndjehesh me vetëbesim, i lumtur, i qetë dhe me dashuri për veten, do duhet pak punë.
    Së pari, të sugjeroj të fokusohesh te vetja dhe ta pyesësh veten çfarë dëshiron në të vërtetë. A jam duke bërë gjërat që dua? A jam i rrethuar nga njerëzit që dua? Çfarë nevojash kam dhe a po i plotësoj këto nevoja? Nëse jo, çfarë mund të bëj dhe kush mund të më ndihmojë për t’i plotësuar? Çfarë pengesash kam në realizimin e tyre dhe çfarë mundësish mund të gjej për t’i kapërcyer këto pengesa?
    Së dyti, pasi të kesh reflektuar mbi këto pyetje, shkruaji bashkë me alternativat për zgjidhje.
    Së treti, mendo kush mund të të ndihmojë, frymëzojë, mbështesë dhe motivojë për t’i realizuar këto dhe puno për t’i vënë në zbatim.
    E di që nuk është aq e thjeshtë sa mund të duket, por fillo nga diçka. Merr kontrollin e vetes dhe jetës tënde. Shpesh, palumturia vjen kur nuk kemi kontroll mbi jetën tonë. Ose dhe e kundërta: kur përpiqemi të jemi shumë nën kontroll, duke e sforcuar veten.
    Nëse do kesh nevojë për një profesionist për ta ndihmuar veten, mos ngurro pasi këtu në faqe ke një listë të gjatë profesionistësh që do të jenë për ty dhe me ty kur të kesh nevojë. Është gjithmonë dikush që mund të kujdeset për ty, por e para është vetja jote, je TI!

    Duke uruar që të kam ndihmuar sadopak, shpresoj të reflektosh me veten dhe të bësh diçka në dobi të vetes sot, nesër dhe çdo ditë të jetës tënde.
    Të përshëndes përzemërsisht,
    Lediona

Ju lutemi që komentet tuaja të jenë mbështetëse dhe jo gjykuese ndaj të tjerëve. Faqja administrohet, ndaj komentet postohen vetëm pas aprovimit nga administratori.

NJV