Këshilla/Blog

Xh 22.10.2019

Kam shum merzitje ,ndihem krejt vetem me duket sikur nuk me kupton kerkush.Merzitjet e mia kan filluar qe ne moshen 14 vjecare ,Kam harruar si eshte tw ndihesh e lumtur.

Dua te me ndihmoni qe te kaloj kete merzi ?

  1. Hervis says:

    Pershendetje,
    Ju lutem pershkruani specifikisht cilat jane arsyet qe ju ndiheni e merzitur dhe mund ta diskutojme ne komente sesi mund ta tejkaloni

  2. MSc. Lediona Braho - Psikologe klinike says:

    Pershendetje e dashur Xh,
    Merzia eshte nje emocion apo gjendje qe lind dhe zhvillohet ne periudha te ndryshme te jetes. Qe te vegjel ndiejme merzi kur nuk na plotesohen deshirat ose kur na lendojne. Ne adoleshence, vijne ndryshime te shumta dhe mundesia per t’u merzitur mund te jete me e madhe. Por nga ana tjeter, adoleshenca eshte mosha e kuriozitetit, njohjes me te thelle te vetes, argetimit, krijimit te miqesive te shumta, etj. Shoh qe tek ty ka mbizoteruar e para dhe jo e dyta. Çfare ka ndodhur? Si ka qene marredhenia me prinderit? Ka pasur nje periudhe ose nje moshe deri ne te cilen ke qene e lumtur me shume sesa e merzitur? Kam nevije te di me shume.
    Gjithsesi, une te falenderoj qe e ke ndare me ne kete shqetesim dhe te jap kuraje duke te thene qe ka gjithmone menyra per te dale nga merzia dhe per ta krijuar lumturine tende personale. Per t’ia dale mbane, duhen bere ndryshime te vogla dhe te medha, qe duan pak kohe dhe njerez mbeshtetes rreth teje.
    Shpresoj shume qe ta ndihmosh veten, pasi e meriton te jesh e lumtur.
    Perzemersisht,
    Lediona

Ju lutemi që komentet tuaja të jenë mbështetëse dhe jo gjykuese ndaj të tjerëve. Faqja administrohet, ndaj komentet postohen vetëm pas aprovimit nga administratori.

NJV