Këshilla/Blog

JS 23.10.2019

Pershendetje
Jam nje natyre introverte qe nuk angazhohem shume me njerezit dhe gjerat i mbaj perbrenda. Ka shume kohe per te mos thene qe gjithmone kam qene keshtu. Kam qene ne pune dhe qe pas doreheqjes per shkaqe te renda jam mbyllur shume ne vetvete. Nuk kam deshire te flas me asnje as te qendroj me asnje jo sepse nuk dua por sepse kam frike se po te hap gojen do t’i nxjerr te gjithe cfare kam brenda dhe kam frike mos i merzis njerezit. Mbyllem shume ne vetvete, ndonjehere dhe qaj derisa me dhemb koka edhe syte. Eshte shume e veshtire te gjej edhe pune sepse nuk ka asnje mundesi. Situata e familjes eshte e veshtire dhe ndjej sikur me ka rene mua mbi supe , sikur e kam peshen une sepse prinderit nuk ja dalin shpesh here te mbulojne cdo gje. Bertasin, ulerine dhe kjo me ben te ndihem jashtezakonisht shume keq dhe te mbyllem akoma me shume. Edhe kur dua te flas nuk di se cfare te them. Sa here perpiqem te mendoj per mire qe kjo situate do zgjidhet ose gjerat do permiresohen, kam frike se asgje e mire nuk do te ndodhe dhe asgje nuk do permiresohet.
Si mundem une te mos ndihem me keshtu dhe cfare mund te bej per te mos e konsumuar veten kaq shume nga brenda?

Faleminderit

  1. Hervis says:

    Pershendetje,
    Me vjen keq per situaten qe ju jeni duke kaluar.
    E kuptoj shume mire gjendjen tuaj psikologjike.
    Ju duhet te mos jeni te mbyllur ne vetvete dhe te angazhoheni nga ana sociale me shume dhe te mos jeni kaq introverte.
    Edhe une dikur kam qene si ju,por ndryshova fale shoqerise 🙂

  2. Dori says:

    Mos u fokuso tek negativja! Mendo qe gjithcka do te shkoje per mrekulli. Te gjitheve na ndodh te ndjehemi low nganjehere per arsye te ndryshme, por jemi po ne qe mund ta ndryshojme realitetin tone. Te uroj gjithe te mirat dhe uroj qe kjo situate te kaloje sa me shpejt! Stay positive. ????????????❤️

Ju lutemi që komentet tuaja të jenë mbështetëse dhe jo gjykuese ndaj të tjerëve. Faqja administrohet, ndaj komentet postohen vetëm pas aprovimit nga administratori.

NJV