Amy 19.11.2019
Cka nese gjithqka shkon keq dhe nuk ke asnje arsye per te jetuar? Nese e thjeshte pengese per njerzit rreth teje?
Ju lutemi që komentet tuaja të jenë mbështetëse dhe jo gjykuese ndaj të tjerëve. Faqja administrohet, ndaj komentet postohen vetëm pas aprovimit nga administratori.
Pershendetje Amy,
Te falenderojme qe shkrove dhe te pergezojme qe ne nje fare menyre, ndonese shume shkurt, ke bere perpjekje per te kerkuar ndihme tek Nuk Je Vetem.
Shume shpesh priremi te kerkojme arsyet per te jetuar jashte vetes, pra njerez te caktuar, marredhenie te caktuara, arritje te caktuara etj., megjithate harrojme se jemi NE ata qe brenda vetes kemi arsyet tona per te jetuar. Sigurisht qe stimujt e jashtem ndihmojne, por vlera e jetes sone nuk mund te bazohet vetem ne keto stimuj te jashtem.
Nese ndihesh barre per dike, a mundesh te shkruash pak me gjate lidhur me situaten ne te cilen je? Ne kete menyre nje ekspert psikolog ose psikoterapist mund te te vije ne ndihme per mire per kete qe ke shkruar.
Ajo cfare mund te te themi eshte se jeta eshte e veshtire, ndonje here dhe e padrejte, por ka gjithmone arsye te brendshme per tu zgjuar ne mengjes, per te gjetur te bukuren e saj dhe per te luftuar per te.
Urojme te jesh mire dhe te shkruash serish,
Stafi i Nuk Je Vetem.