Helga 25.11.2019
Nfakt problemi im po zgjat prej kohesh jam nje problem qe SDI si ta zgjodh dmth un para ca kohesh jam future ne depression per shkak te nje njeriu qe edoja shum por u ndame Dhe un akoma se jam kaluar ate gjendje per shkak te ksaj ndarje ndihem vetem bosh sikur askush SME do sikur askush SME kupton Dhe nk po arrij te dal nga kjo gjendje doja nje keshille ndonje gje please
Ju lutemi që komentet tuaja të jenë mbështetëse dhe jo gjykuese ndaj të tjerëve. Faqja administrohet, ndaj komentet postohen vetëm pas aprovimit nga administratori.
1.Meru me aktivitet fizik.
2.Konsumo banane dhe cokollat te zeze
Cdo dite.
Fli mjaftueshem.
Konsultohu me nje psikolog.
Lexo nje liber psikologjie per rastin tend.
Pyet ne librari sidomos te adrioni pran kulles se sahatit.KAM LEXUAR GJERA QE ME KAN NDRYSHUAR.
Qendro larg njerezve qe te lendojne.
Kalo pak koh vetem ne natyr.
Ndihmo dike qe ka nevoje.
Shprehi emocuonet me nje njeri te besuara,e nese nuk ke ateher shkruaji,mir esht te konsultohesh me psikologun ai do te japi nje ndihm me profesionale.
Bej qejfin vetes,mos e merzit veten,bli rroba dhe make up dhe shikohu ne pasqyr me krenari per figuren dhe tipin qe ke.
Kujtohu sa gjera te tjera te renda ke mposhtu dhe asgje ste ka thyer.
Buzeqesh.
Përshëndetje. Shqetësime të tilla pas një ndarje janë deri diku normale nëse nuk zgjasin në kohë. Prandaj eshtë e rëndësishme të përcaktosh më saktë këté gjë. Kur thua qe je futur në depresion e ke fjalën më shumë për një ndjesi tënden apo je vizituar te ndonjë psikolog apo psikiatër lidhur dhe je diagnostikuar? Kuptoj nga përshkrimi yt se vetvlerësimi për veten të ka rënë dhe ndihesh si e huaj me të tjerët. Kjo vjen ndoshta ngase pa kuptuar po e ruan veten nga investimet e tjera tek të tjerët, për momentin sigurisht, që të kesh më shumë energji për tu përqendruar te vetja. Këto janë mekanizma automatike dhe vihen në punë për të na mbrojtur kur jemi ende të brishtë. Afërmendsh duhet një kohë e caktuar për të kaluar një gjendje të tillë sidomos kur, siç ndodh nganjëherë, kur humbasim dike, qoftë edhe në një ndarje, na duket sikur humbasim një pjesë të vetes. Vërej më sipër se I adresohesh shqetësimit tënd si njé problem që do ta zgjidhësh. Nuk e di si e mendon ti por mendoj se në raste të tilla më shumë punë bën zgjedhja. E kam fjalën se në një farë mënyre në këto raste na duhet të bëjmë një zgjedhje dhe të pranojmë diçka – nëse duhet pranuar – dhe mos ta përndjekim veten dhe marrëdhenien e dikurshme me mendimet tona çdo çast. Je e mirëpritur të më shkruash serish nëse dëshiron. Gjithë të mirat