Këshilla/Blog

. 07.01.2020

Si mund ta kaloj kete gje se jam ne depresion kam nje muaj u ndava dhe nga e dashura dhe pergjigje nuk mund te kthej dot njeriu kur takoj cdo gje me duket pa vler e me shoqerin nuk me rihet as njerzit e afert si duroj dot

  1. Dorina Kapaj says:

    Përshëndetje!

    Të falenderoj që na ke kontaktuar. Në momentin që humbasim një lidhje të rëndësishme me dikë është normale të ndihesh mungesë motivimi dhe të kesh humor të përkeqësuar që ta bënë të vështirë të shoqëruarit me të tjerët. Mendoj që ke nevoj për kohë për të kuptuar mënyrat se si të ka prekur kjo humbje dhe cfarë do të thot për ty mungesa e këtij personi në jetën tënde. Megjithatë do të të këshilloja të mos izoloheshe tërësisht. Mundohu të krijosh një sërë aktivitetesh rreth teje që mund të të sjellin kënaqësi. Gjithashtu mendoj që do të ishte e dobishme të flisje me dikë mbi c’ka ndihen. Me një mik, familjar apo idealisht me një psikoterapist. Të folurit për përjetimet e tua emocionale ka për të të dhënë mundëisn të kuptosh më mirë se si ta menaxhosh mungesën me të cilën je duke u përballur dhe kështu të gjesh pak kuptim në dhimbjen që po përjeton. E mirëpres një përgjijgje nëse do të duash të ndalesh pak më gjatë mbi shpetësimin tënd. Të uroj gjithë të mirat.

    Dorina

Ju lutemi që komentet tuaja të jenë mbështetëse dhe jo gjykuese ndaj të tjerëve. Faqja administrohet, ndaj komentet postohen vetëm pas aprovimit nga administratori.

NJV