Tierny 08.01.2020
Mirmrama jom ni djal 24 vjeqar qe afro 4-5 muj e kom vrejt veten qe diqka spo shkon me mu. Vera qe shkoj fillova mu bo nervoz shum deri kur u prisha me ni shok tngusht por apet jemi pajtu po tash veq ni pershendetje e kom me to, por seni qe pom brengos qdo dit osht qe tash jom mbyll shum vetvete ndjenjat qe i kom pas nuk pi kom mo spo kom qef me nejt me kerkon hiq spo muj me duru me nejt spo kom forc fuqi as vullnet as kurgjo . Un spo du me than qe qaj o shkaku e gjendjes tem po du me dit ni mendim qka spo shkon memu pom doket qe kom ndryshu komplet si me kan tjeter njeri as skom humor as fjal me fol as vullnet mu qu me bo diqka qka e kom bo perpara mvin shum menime palidhje tkqija spo kom forc po nihma komplet ndryshe ju lutna mkshilloni qka me bo.
Ju lutemi që komentet tuaja të jenë mbështetëse dhe jo gjykuese ndaj të tjerëve. Faqja administrohet, ndaj komentet postohen vetëm pas aprovimit nga administratori.
Përshëndetje,
Gjatë jetës, ndryshime të caktuara në gjendjen e humorit, në të menduar dhe në sjellje mund të jenë normale. Zakonisht këto ndryshime vijnë ose lidhen me ngjarje të caktuara që na ndodhin në të tashmen ose edhe në të kaluarën. A sheh ndonjë lidhje të tillë? Mundohu të kuptosh përse filloi ndryshimi që në verë. Dhe përse filluan shqetësimet para 4-5 muajsh? A ndodhi diçka në atë periudhë? Si ishte jeta jote përpara dhe si është tani? Përpiqu të kuptosh me veten tënde se si do doje të ishte jeta jote ndryshe nga sa është dhe çfarë mund të bësh ti për ta ndryshuar. Çdo fazë jetësore ngre pyetjet e veta që mund të na çojnë edhe në kriza emocionale. Në këto raste, nevojitet që të flasim me dikë: familjarë, miq të afërt, persona mbështetës ose/dhe profesionistë si psikologë apo këshillues. Shihe ndryshimin që të ka filluar si një mundësi për të parë brenda vetes, për të kuptuar se me çfarë mund të lidhet ky ndryshim dhe për të bërë një plan sesi mund ta përballosh atë. Bëj durim dhe tregohu i vëmendshëm ndaj vetes tënde. Ndoshta në këtë periudhë vetja jote ka nevojë për disa gjëra që ende nuk ia ke plotësuar. Çdo njeri ka nevojat e veta, ndaj tregohu i ndjeshëm me veten dhe shih për çfarë ka nevojë ajo. Jepja vetes atë që do me durim dhe dashuri. Shumë të rinj mund të përjetojnë ndryshime dhe gjendje të tilla. Nuk je vetëm në këtë proces dhe të kujtoj që ka gjithmonë njerëz që mund të të ndihmojnë. I pari që mund ta ndihmosh veten je ti, ndaj të mbështes plotësisht në kërkimin brenda vetes dhe jashtë vetes për gjërat që dëshiron dhe ke nevojë në këtë periudhë të jetës. Ndërkohë, të sugjeroj që ndoshta, mund të eksplorosh gjëra të reja, të bësh aktivitete që të japin kënaqësi dhe përmbushje dhe të flasësh me njerëz që iu beson dhe ke çfarë të mësosh nga ata. Kujdesu për veten dhe mirëkuptoje veten sidomos tani që është e brishtë. Këtu ke një listë profesionistësh që do të të ndihmojnë sa herë të kesh nevojë.
Të përshëndes,
Lediona