Këshilla/Blog

Anna 13.01.2020

Pershendetje
Deri para 1 viti kam qene ne nje gjendje shume te zymbte. Kam ndejtur 2 muaj pa dal fare fare nga shtepia, nuk flisja me askend. Doja thjesht te vdisja. Kur ecja rruges gnate gjithe kohes perfytyroja veten duke rene nga taracat e pallateve. Ndersa ne shtepi, e vetmja gje qe me qetesonte ishte perfytyrimi sikur hiqja zemren nga vendi dhe e shtrydhja dhe sikur thyeja kockat e duarve.
Kishte gati nje vit qe skisha ndjer asnje nga keto gjera. Kam dal thuajse perdite, kam qene e lumtur mund te them, shuem shume rralle kam menduar per vetvrasjen dhe kam komunikuar me njerezit shume normalisht.
Mirepo ka disa jave qe po filloi te ndihem njelloj si para nje viti. Nuk po arrij dot te komunikoj me njerezit, punoj ne kase dhe disa here ne dite sikur me ngrin trupi dhe mezor leviz duart, me bien leket faturat nga duart, i pyes dhe ju them njerezve te njejten gje disa here sepse harroj shume, harroj zhume shpesh dhe sa leke me japin klientet… skam deshire te dal prap, ndihem shume e lodhur dhe thjesht dua te rri vetem ne shtepi. Qaj shume shpesh dhe prekem dhe per tema qe duken shume te paarsyeshme per te qajtur. Tani ka fm filluar prap qe si qetesi te gjej mendimin e heqjes dhe shtrydhjes se zemres.
Nuk dua te perjetoj perseri te njejten gjendje qe kam perjetuar deri para nje viti (ajo gjendja ka zgjatur rreth 3 vjet)… te lutem me thoni cduhet te bej qe te mos e perjetoj me

  1. MSc. Lediona Braho - Psikologe klinike says:

    Përshëndetje,
    Faleminderit që e ke ndarë me ne historinë tënde. Besoj duhet të ketë qenë shumë e vështirë të jetoje në gjendjen e zymtë të para një viti. Më vjen mirë që arrite ta rifitoje qetësinë për njëfarë kohe, por siç e sheh, gjendja është kthyer përsëri. Ajo që si fillim më vjen ndërmend është të them se gjendje dhe simptoma të tilla (sidomos kur përfshijnë mendimet për vetëvrasje) nuk kapërcehen pa trajtim dhe nuk zhduken vetë. Mund të ulen për njëfarë kohe, por kthehen përsëri për arsye se nuk janë trajtuar. Pra, ato janë brenda teje dhe është e nevojshme të kërkosh ndihmë te një psikolog për të kuptuar nga vijnë (ku e kanë burimin), çfarë i nxit/ mban në të tashmen dhe si mund të fuqizohesh dhe t’i zëvendësosh me mendime dhe ndjesi pozitive. Të inkurajoj fort që ta bësh këtë gjë, pasi e di që gjendjet depresive kanë nevojë së paku për psikoterapi, për t’i përballuar. Ndonjëherë duket sikur mund ta kontrollosh e ta zbusësh vetë gjendjen, por herë të tjera duket sikur ajo e merr kontrollin mbi ty dhe pikërisht në këto momente duhet të gjesh kurajën për të zgjatur dorën për ndihmë. Ka gjithmonë shpresë për trajtim dhe shërim.
    Ndërkohë të sugjeroj dhe të inkurajoj që të mos e mbash për vete këtë peshë por të flasësh me një mik/ mikeshë apo një person të besuar dhe të kërkosh mbështetje prej tij/saj. Gjej kohë për veten, angazhohu me disa gjëra që të pëlqejnë, zbulo apo rizbulo gjëra që ke dashur t’i bësh kur ke qenë më i vogël, të cilat mund të të japin sadopak kënaqësi në të përditshmen tënde.
    Jemi këtu për ty dhe mund të na shkruash sa herë të kesh nevojë. Gjendja mund të kapërcehet duke biseduar me një psikolog/e sa më parë. Te faqja jonë ke një listë ekspertësh që do të të vijnë në ndihmë.
    Përzemërisht,
    Lediona

Ju lutemi që komentet tuaja të jenë mbështetëse dhe jo gjykuese ndaj të tjerëve. Faqja administrohet, ndaj komentet postohen vetëm pas aprovimit nga administratori.

NJV