Këshilla/Blog

Zgalemi 20.01.2020

Pershendetje.Jam nje vajze 18 vjeqare ne vitin e 2te ne nje universitet qe as qe e di nese me pelqen. Nuk kam endrra dhe as hobi. Nuk me pelqen te bej asgje dhe qdo dite e me shume jam duke meduar se nuk kam fare vlere dhe nuk mertioj te jetoj. Po mendoj shume per vetevrasje dhe kam filluar ta lendoj veten. Kam frike te flas me prinderit dhe shoqet se nese e mendojne se po e beje per vemendje nuk e di si do ta perballoje.Me ndihmoni dikush ju lutem

  1. MD, MSc. Azra Kraja says:

    Pershendetje e dashur,
    Me dhimbje e lexova pyetjen tende. Me vjen keq qe ndihesh keshtu per veten dhe do te doja te kuptoja me shume lidhur me cfare te ka bere te ndihesh keshtu. Sa kohe ka qe ke keto mendime per veten, per vetevrasjen? Sa kohe ka qe ke filluar te vetelendohesh dhe ne cfare forme e ben? Cfare te jepte kenaqesi me perpara? Cfare ka ndryshuar ne jeten tende?
    E kuptoj qe ke frike te flasesh me prinderit ose shoqet, ke frike se nuk do te te kuptojne ose qe do te te gjykojne. Njerezit qe te duan dhe shqetesohen per ty me shume mundesi do te ishin te gatshem te te ndihmonin. Te pergezoj qe gjete guximin per te kerkuar ndihme ketu dhe te inkurajoj te flasesh me njerez te besuar e te kerkosh ndihme tek te afermit si dhe tek profesioniste, ne menyre qe te ndihesh me mire dhe ta kalosh me kollaj kete periudhe te veshtire. Do te sugjeroja fort nese ke mundesi te fillosh psikoterapine per te folur dhe kuptuar me shume lidhur me veten dhe jeten tende. Gjithashtu nese eshte e mundur te flasesh me nje mjek psikiater per te pare nese mund te te ndihmoje nje mjekim i perkohshem me medikamente.
    Pergjigjja jote eshte e mirepritur! Te uroj me te mirat!

    1. Zgalemi says:

      Pershendtje. Faleminderit shume per pergjigje. Te them te drejten as une nuk e di se kur ka filluar. Ka ndoshta diku rreth 2-3 vite. Ne te kaluaren kam shkruar shume dhe me kan pelqyer aktivitetet jasht ne vende te hapura. Nuk e di se qka ka ndodhur, por tash dal jasht vetem per ti ndjekur ligjeratat dhe ndonjohere nuk shkoj as aty por rri brenda shtrire. Keto dite jam duke fjetur shume dhe kam rene ne peshe pa u munduar. Edhe une kam menduar te vizitoj nje psikiater por paraja eshte gjithmone problemi.

      1. MD, MSc. Azra Kraja says:

        Pershendetje serish dhe te faleminderit per pergjigjen! Me duket kohe e gjate qe po vuan prej 2-3 vitesh. Te shkruarit dhe aktivitetet jashte do te te ndihmonin shume edhe tani me gjendjen e humorit. Kur je ne gjendje te ndjekesh ligjeratat dhe te dalesh, a ndihesh pak me mire? Shumica e ankesave qe ti me ke thene, mendimet per vetevrasje, vetedemtimi, ndryshimi ne humor, te fjeturit shume, renia ne peshe, te mos paturit motivim per te vazhduar veprimtarite e zakonshme e bejne te domosdoshme te flasesh me nje mjek ose psikoterapist. A ka mundesi sherbimi shendetsor shteteror aty ku ti jeton? Nese po, atehere mund te perdoresh ate. Uroj te besh hapat e duhura per ta ndihmuar veten te ndihesh me mire!

  2. Pajtimi says:

    Pershendet ju shkruaj nga zvicrra edhe vet ksm pss ksi mendumi 2 vjet nga mosha 19 deri 21 do te kshilloj te flasesh me njerzit e afer te ndegjosh muzik te mirresh me sport

  3. Anonymous says:

    Keshtu jm edhe un ka 1vit e sa si ndihem keshtu nuk ha du vec me fjet skam motivim per asgje merzitem shum e qaj cdo dit e cdo nat ,,,nuk mund te shprehem ma me kerkan se sdi as si ti tregoj se cfare kam thjesht e vuaj perbrenda ….

Ju lutemi që komentet tuaja të jenë mbështetëse dhe jo gjykuese ndaj të tjerëve. Faqja administrohet, ndaj komentet postohen vetëm pas aprovimit nga administratori.

NJV