Këshilla/Blog

GANA 04.02.2020

PERSHENDETJE,
JAM E SHQETESUAR SE MOTRA IME PERDOR LENDE NARKOTIKE NGA SJELLJA E CAKORDUAR QE AJO KA SHFAQUR. SHUMICEN E KOHES RRI VETEM NE TELEFON DHE ESHTE E MBYLLUR NUK FLET ME NJERI, KA HUMBUR INTERESIN PER CDO GJE.

  1. MSc. Enkel Bulica says:

    Pershendetje dhe te falenderoj qe ke shkruar. Nese e kuptoj mire, ti dyshon per shkak se ajo eshte izoluar do te thote se eshte duke perdorur droge? Ka shume arsye se pse dikush mbyllet ne vetvete dhe kjo jo domosdoshmerisht ka te beje me marrjen e drogave. Ndonjehere drogat perdoren (gabimisht) per te lehtesuar sadopak dhimbjet emocionale qe personi po kalon duke shtuar dhe me shume veshtiresite e mevonshme.

    Mundohuni t’i qendroni prane dhe t’i beni te ditur qe ju jeni aty te gatshem per ta ndihmuar. Nese ndjeni se nuk mund ta ndihmoni vete, ju apo prinderit tuaj, atehere do t’ju rekomandoja te shqyrtonit mundesine e trajtimit psikologjik.

    Gjithe te mirat
    Enkeli

Ju lutemi që komentet tuaja të jenë mbështetëse dhe jo gjykuese ndaj të tjerëve. Faqja administrohet, ndaj komentet postohen vetëm pas aprovimit nga administratori.

NJV