jeta 08.06.2020
pershendetje jam qe 1vit e gjys ne depersjon pasi kam.lind djalin me opercjon pas ni viti te djalit jam ra ne depersjon vetem kam frik nga vdekja kam qen gjdo kund pak mu ka hek ama jo krejt si ta kaloj ket kriz punoj edukatore, terapi kam perdor vetem nje muaj jam mundu te tejkaloja me mundon vetm mendimet negative
Ju lutemi që komentet tuaja të jenë mbështetëse dhe jo gjykuese ndaj të tjerëve. Faqja administrohet, ndaj komentet postohen vetëm pas aprovimit nga administratori.
Keto mendime edhe un i kam edhe mua pasi linda rash ne depresion por mua vajza me vdic dhe ce 5 muaj edhe un jam ne ket gjendje te rend nuk kam.vullnet per asgje kam frik te dal jasht shum e shum simptome tjera shpresoj te na kaloj
Pershendetje,
Depresioni pas lindjes mund të prekë gratë në mënyra të ndryshme. Mund të fillojë në çdo pikë të vitit të parë pas lindjes dhe mund të zhvillohet papritmas ose gradualisht.
Shumë gra ndjehen të mërzituar, dhe ndjenje shum ankth në javën e parë pas lindjes. Kjo shpesh quhet” baby blues “dhe është mjaftë e zakonshme sa konsiderohet normale. Kjo gjendje nuk zgjat më shumë se 2 javë pas lindjes.
Nëse simptomat tuaja zgjasin më shumë ose fillojnë më vonë, mund të jenë shenja të depresion pas lindjes.
Simptoma të zakonshme të depresionit pas lindjes
Simptomat kryesore përfshijnë:
një ndjenjë e vazhdueshme trishtimi dhe edisponimit të ulët
humbja e interesit në botën përreth jush dhe nuk shijoni më gjërat që më parë ju jepnin kënaqësi
mungesa e energjisë dhe të ndjeheni të lodhur gjatë gjithë kohës
probleme gjatë nates me gjume dhe ndjeheni të përgjumur gjatë ditës
Ndjesi se nuk jeni në gjendje të kujdeseni për fëmijën tuaj
probleme ne përqendrimin dhe marrjen e vendimeve
humbje e oreksit ose një oreks i shtuar (ngrënie e rehatshme)
ndjeheni të shqetësuar, nervoz ose shumë apatik (nuk ju bënë përshtypje asgjë”)
ndjenja faji, pashpresa dhe vetë-fajësim
vështirësi në lidhjen me foshnjën tuaj me një ndjenjë indiferentizmi dhe asnjë ndjenjë kënaqësie në prezencë të fëmijës
Këto simptoma mund të ndikojnë në jetën tuaj të përditshme dhe marrëdhëniet tuaja me fëmijën tuaj, familjen dhe miqtë tuaj.
Nese mendoni se jeni duke u ballfaquar me depresionin paslindjes, nuk keni nevoj te ndiheni fajtore ose e turpëruar.Mund t;i ndodhë cdo kujt dhe nuk se ju e keni shkaktuar, dhe nuk do të thotë se ju nuk jëni një nënë e mirë, apo nuk e doni fëmijët tuaj, përkundrazi nënant me deprësion postanatal shqëtësohen shumë pse nuk po munden të kujdesen mjaftueshmë për bebin e tyre.
Duke marrë parasysh që kjo gjendje ndikon në ty dhe ne fëmijën gjithashtu, duke penguar në krijimin e nje atashimi të sigurt, është e nevojshme që të mërrni trajtimin e duhur. Trajtimi mund të jetë medikamentoz siq e keni cekur edhe ju, por koha prej një muaji trajtim nuk është aspak e mjaftueshme, dhe trajtimi më i mirë në këtë rast do të ishte me psikoterapi. Pradnaj do ju rekomadoja të vizitonit psikologun ne QKUK ose organizata joqeveritare ku ofrohet ndihma psikologjike pa pagesë, për te marrë ndihem e duhur, duke marrë parasysh që për një kohë të gjatë ballfaqohenu me ketë gjendje.
Gjithe te mirat,
Selvi