Irid7 08.07.2020
Kam shume kohe qe nuk me pelqen asgje dhe kam probleme me gjumin, mendoj per problemet ne shtepi, kam ca muaj qe kam nisur te perdor hashash sepse me qeteson naten dhe fle ndonje ore.Nuk me pelqen asgje, ndihem i paperqendruar, kam ca kohe keshtu, po nuk dua te marr ilace sepse shkova ne nje psikiater dhe me dha ilace, por kam frike ti pi.
Cfare duhe te bej?jam ne depresion po nuk e di pse me ka ndodhur kjo dhe a do shpetoj dot nga kjo gjendje.
Ju lutemi që komentet tuaja të jenë mbështetëse dhe jo gjykuese ndaj të tjerëve. Faqja administrohet, ndaj komentet postohen vetëm pas aprovimit nga administratori.
Me fal jam serish vajza qe nisi mesazhin me siper po e dergova me heret pa dashje…doja thjesht te te thoja qe ne radhe te pare hiq dore nga perdorimi i hashashit,sepse kurrsesi nuk mund te jete nje zgjidhje e dobishme dhe nje dite do e kuptosh dhe se dyti,ne menyre qe te gjesh zgjidhjen e duhur,fillimisht gjej zanafillen e gjithe kesaj,gjej ate cfare te mundon,sepse as pagjumesia dhe as depresioni nuk te kaplojne pa shkaqe te forta,ndaj gjeje ate shkak apo ato shkaqe qe mund te te kene plagosur ne nje faze te jetes,ose sheroje veten duke lene pas shqetesime qe i ke vene me perpara se shendeti yt dhe pasi te kesh arritur t`i shohesh gjerat ne perspektiven e duhur,do arrish te gjesh edhe qetesine,pergjigjet dhe sherimin qe te nevojitet. Ke shkuar te nje psikiater,ke bere mire,por une nuk mendoj qe disa ilace apo mjekime jane zgjidhja e vetme. Te isha ne vendin tend,do e kerkoja zgjidhjen fillimisht tek vetja,ashtu sic bej gjithmone,dhe ne momentin qe vetja nuk i mban dot ato barra te renda,duhet te keshillohesh me nje te aferm apo pse jo edhe me nje psikolog,sepse edhe une jam keshilluar keto kohe me nje psikolog. Pra dua te them qe nese kerkon,ti ndoshta mund ta gjesh ate qe te brengos dhe mund ta heqesh brengen me keshilla,me perkujdesje dhe dhembshuri ndaj vetes,me qetesi,me fjale qe ndoshta do te te bejne te kuptosh e te ndryshosh,pa patur nevoje te varesh nga ilacet,kur ne fakt ti as vete nuk e ke kuptuar nga cfare te vjen ai depresion. Por ajo qe ka rendesi eshte qe depresioni vjen patjeter nga dicka,qofte dicka e madhe apo e vogel.dhe pirja e disa ilaceve do te te ndihmoje te flesh apo te harrosh per pak,por ndihma e vertete eshte te gjesh ate qe vertet ka ndikuar tek ti dhe te perpiqesh ta sherosh duke e ditur cfare eshte dhe duke i dhene vetes keshillat e duhura. Sigurisht qe ne momentin qe ti nuk mundesh ta perballosh gjendjen pa barna mjekesore per nje shendet mendor me te mire,sigurisht qe do perdoresh ilace dhe sigurisht qe ai psikiater ka bere zgjedhjen e duhur te ilaceve per ty duke u siguruar qe ti do te behesh me mire,por fillimisht te keshilloj te kerkosh pa frike brenda vetes,te lundrosh ne ngjarjet qe te kane ndodhur gjate jetes e te shprehesh rreth tyre,dhe keshtu do te gjesh fazen e jetes qe te ka cuar deri ne kete pike e ti nuk e ke kuptuar,sepse edhe detajet me te vogla ndonjehere dhembin,ndaj nuk ka rendesi se cfare ndjen por hyr brenda vetes dhe pyete veten se cfare e ben te kete ndjesi negative,dhe keshtu nese ti gjen problemin e vertete qe ne thelb,atehere do te gjesh edhe zgjidhjen. Persa i perket fjalise se fundit qe ke shkruar,thjesht mbaje mend qe keto sfida jane ngjarje kalimtare qe te ndihmojne te rritesh emocionalisht,dhe ne nje menyre apo nje tjeter,sigurisht duke u perpjekur t`i japesh nje dore ndihme vetes,gradualisht koha do te beje te veten dhe do te te ndihmoje t`i shohesh gjerat ndryshe. Ti nuk je vetem,ke njerezit e tu,ke miq e te aferm apo te njohur,ke familjaret,ke veten,ke Zotin dhe pavaresisht se ndonjehere nuk e kupton,te gjithe jane aty per te te dashur e per te te mbeshtetur ne menyra te ndryshme,thjesht perpiqu te gjesh paqen e brendshme dhe gjithcka do te shkoje mire..ki besim dhe jeto sepse jashte eshte nje bote tjeter qe pret per ty,por ne fakt jeta nuk pret,ajo vrapon,ndaj sheroje veten,kape jeten dhe mos e lesho,sepse ajo mbetet e bukur,,,ka sfida e di,por falenderoje dhe kaperceji ato,ne menyre qe te mireformohesh nga rrezimet e saj dhe te ringrihesh i forte…e njoh depresionin me beso,te kuptoj,por nuk te ben aspak mire te mundosh veten,prandaj mos humb kohe,por bej ate qe te pelqen te besh dhe vazhdo jeten,gjeje ate qe te mundon,veri vizen ne njefare forme dhe vazhdo drejt,sepse gjithcka qe ka mbetur pas ka kaluar,cdo gje do kaloje,edhe ne do kalojme si udhetare,ndaj ec,vazhdo…gjithe te mirat te uroj.