Isa 05.08.2020
Nuk e di por jam e stresuar per nje situat ku nuk e perballoj dot strresin. Jam duke u fejuar me njeriun qe dua dhe e shikoj jeten me te. Ishim ne nje takim me njerezit e shtepis dhe djalin qe dua. Para ketij djalit qe dua kam qen ne nje lidhje tjeter. Ne momentin qe kam qen ne takimin familjar ky ka ardhur dhe esht ulur perpara meje. Ne moment nk u ndjeva keq por kur filloj te shikonte her pas here dhe kur u cuam nga tavolina te gjith ai veren shikonte ndonjeher kthenin koken dhe shoket e tij. Jam strresuar nuk e perballoj dot kete strres pse duhet te sillet ne ate menyr sepse nk i kam sjellur shqetesime ketij djali qe ka qen me mua. Thjesht kerkoj nji mendim sepse skam as me ke te flas ?
Ju lutemi që komentet tuaja të jenë mbështetëse dhe jo gjykuese ndaj të tjerëve. Faqja administrohet, ndaj komentet postohen vetëm pas aprovimit nga administratori.
Përshëndetje, të falenderoj që po e ndan situatën stresante që ke përjetuar dhe që sigurisht të ka vendosur në tension. Po kështu më vjen keq që ske me kë të flasësh, është edhe një temë delikate dhe sikurse Emojia që ke përdorur të vjen edhe shumë inat për këtë gjë. Mbështetja familjare dhe tek miqtë është shumë e rëndësishme, qoftë edhe vetëm për të shkarkuar të gjithë stresin që ke përjetuar dhe po përjeton nga situata. Mund të të pyes se çfarë të pengon të flasësh mbi këtë gjë ? Kjo më ndihmon të kuptoj peshën që mban dhe tensionin që të provokon prania e këtij djali, tashmë që je fejuar. Në takimin me familjarët e të fejuarit, ti je ndjerë e vëzhguar nga djali që ke pasur lidhje dhe madje e ekspozuar pasi ke pasur edhe shikime nga shokët e tij. Vëzhgimi dhe ekspozimi janë të lidhura me emocione të forta frike dhe ankthi mbi shqetësimet e mundshme që mund të të provokojë ai djali, pasi ti e shikon jetën tënde me djalin që je fejuar dhe kuptohet që nuk do shqetësime në këtë marrëdhënie. Kjo është mëse e kuptueshme, por mbaj parasysh se shqetësimet e vërteta burojnë nga vetë ne. Pavarësisht shqetësimeve të jashtme, rëndësi ka reagimi jot dhe gjendja jote emocionale kundrejt faktorit që provokon shqetësimin. Gjithashtu, mënyra sesi ke ngritur marrëdhënien me të fejuarin është e rëndësishme që të mos ndjesh tensionet që të provokohen nga faktorë të jashtëm…
Përtej një mendimi, fjalia e fundit që ske me kë të flasësh më nxit të të pyes si je? Si po e përjeton fejesën dhe sigurisht urime…Por si ndihesh ti ? Si ndihesh tani që po lexon këtë koment dhe teksa po të ftoj të komunikojmë…?
Të uroj më të mirat,
Arela