Këshilla/Blog

Ana 12.11.2023

Pershendetje
Shpresoj te jeni mire
Po ju shkruaj per t’ju kerkuar nje si tip ndihme te vogel ose ndonje keshille. Kam gati 3 vite e fejuar dhe kohet e fundit kemi disi ngacmim e vogel me familjen e te fejuarit. Mami dhe vellai i te fejuarit jan shume te sjellshem me mua ndersa kunata dhe babai disi ngacmohen ose mund te hedhin fjale dhe ironi dhe kjo gje nuk me ben te ndihem mire dhe madje as nuk dua ti takoj fare. Mundohem ti harroj fjalet po cdo her qe shkoj te shtepia e tyre hedhin ndonje fjale. Kjo gje ka ndodhur kohet e fundit qe ne momentin kur familja ime ndaloi se ndihmuari financiarisht te fejuarin tim dhe mendoj qe eshte interesi.Theksoj qe fjalet dhe ngacmimet ndodhin kur nuk eshte i pranishem i fejuari im. I fejuari im sillet shume mire me mua dhe nuk ka pasur ndonje gje qe te me shqetesoje. Te thuash qe u kam thene ndonje fjale ose kam bere dicka, jo . FALEMIDINDERIT