Këshilla/Blog

albert 04.10.2020

pershendetje stafi nukjevetem jam 22 vieqaar nga kosova jom ne nje gjendje shum te rend depresioni ankthi krejt kjo u be mbasi nderpreva terapin per depresionin por me kshillen e mjekut tash jam ba teper keq isha shum mir skam fuqi per asgje edhe pse e kam kthy prap dozen njejt spo ka efekt me me ka lodhur shum psikiatri me kshilloi te shtrihem ne sptial por nuk e pranoj dot faktin qe jam per aty edhe po tmerrona kur po shof lloj lloj njeri aty si tja bej me ndihmoni nuk muj as vet me nejt as me ndonje njeri qe me kshillon thjesht me esht bllokuar truri skam ngren buk qe 4 dit veq eren me ja ndi vjelli menxi e gjeta fuqin qe tju shkruaj ktu un skam qen kurr konsumus as i drogav as nje gjeje por nuk e kuptoj pse me ka mberthyer kaq shum tash mbasi lujta me terapin e gjith familjen e shkatrrova vetem po qajn spo kan qysh mem ndihmu

  1. Gabriela Kuneshka says:

    Përshëndetje, lexova me vëmendje letrën tënde dhe mund të imagjinoj lodhjen, ndjenjat e fajit,
    trishtimin dhe frikën që ndoshta po ndjen. Nuk arrita të kuptoj qartë arsyet përse ke shkëputur
    terapinë me psikologun, mund të më lejosh të kuptoj pak më tepër? Përsa i përket çrregullimeve të ankthit apo/edhe të depresionit, një metodë mjaft efektive trajtimi është psikoterapia, pasi ndihmon me anë të të folurit, të shprehësh emocionet, mendimet dhe të kuptosh më qartë prej nga buron shqetësimi yt. Në të tjera raste, me rekomandim të mjekut psikiatër mund të kombinohen terapitë, pra ajo medikamentoze dhe psikoterapia. Gjithashtu, mund të kontaktosh dhe me ekspertet në chat, ku mund të këshillohesh më gjerësisht. Faleminderit që ndave shqetësimin me ne dhe uroj të të kem ardhur ndopak në ndihmë!
    Gabriela

Ju lutemi që komentet tuaja të jenë mbështetëse dhe jo gjykuese ndaj të tjerëve. Faqja administrohet, ndaj komentet postohen vetëm pas aprovimit nga administratori.

NJV