Anonim 08.03.2021
Pershendetje , jam nje nene e nje djali qe tani i mbush 3 vjet jam edhe shtatzan edhe dy muaj pres te lind ..
Kam qene ne gjendje shum me te keqe prej nentorit me mendime shum te keqia per djalin tim frika me madhe se mos po i bej diqka e po e mbys keto mendime kan filluar gradualisht gati qe 1 vit por kan qen vetem disa min por kalojke mbas si mbeta shtatzane mbas 3 muaje fillova te keqesohem shum kam mbajt seanca me nje psikolog onilne shkaku qe un jetoj jasht dhe nuk e di gjuhen shum mir , mka ndimuar shum por tani kom filluar si faza faze ka dite qe jam mire , por ka dhe dite qe nuk jam aspak mir , me heret kam qen shum me keq skam mundur te rri vetem me djalin jam friku shum asniher me dor nuk e kom prek me i bo diqka vetem mendimet me kan friku shum ka pasur raste kam mbet vet dhe asgje kurr skam bo po nuk e di pse prap e kam ket frike e kam kete ndjenje te keqe , a esht dikush njejt si gjendjen time ose ka qene dhe a ju ka kalu sepse nuk jam rehat edhe un dua ta shijoj jeten me femijet e mi tani mendoj se kur te vjen dhe femija tjeter ndoshta do behem edhe per ate keshtu nuk e di jam shum keq , shum kisha desht me ndegju rastin si timin dhe si e ka kalu . Faleminderit paraprakisht .
Ju lutemi që komentet tuaja të jenë mbështetëse dhe jo gjykuese ndaj të tjerëve. Faqja administrohet, ndaj komentet postohen vetëm pas aprovimit nga administratori.
Pershendetje e dashur…dua te te them qe kete fase te ankthit e kam kaluar dhe unë..mos u shqeteso sepse shum shpejte do te kaloj..kjo eshte nje simptom e ankthit asgje nuk esht reale…eshte nje ndjenje shum e keqe e di..por me kalimin e kohes jam e sigurt qe do te kaloj.. sepse e kalova vete dhe e di cfare eshte …te uroj gjithë të mirat dhe forca
Nela shum faleminderit qe ke gjet kohen me shenu , njeri kur ish ne kesi gjendje kish nevoj per keshilla dhe fjale nga ata qe e kan kaluar kete gjendje , deshta te pys sa ka zgjatur tek ti ? Sepse un mendoj qe kurr sdo me kaloj dhe ndihem shum keq . Gjithashtu te uroj edhe ty gjith te mirat
Angje e dashur e di shum mir gjendjen tuaj…mua ankthi intensiv m ka zgjat gati 15 muaj…kurse ndjesia sikur do i bejaa keq dikujt m ka zgjat gati dy tre muaj
Përshendetje, faleminderit që komunikove me ne. Mendimet që përshkruan duken si mendime intruzive, të pakontrollueshme që ngjajnë me obsesione ose “fiksime”. Meqënëse keni qenë në psikoterapi më përpara, ju sugjeroj që të kujtoni sugjerimet e psikologut dhe t’i zbatoni sërish ato. Gjithashtu, do ju sugjeroja që të vazhdoni me seancat e psikoterapisë ose mund të shkruani në chat – in e kësaj faqjeje. Psikoterapia për këto mendime mund të jetë afatgjatë, por siç po thoni dhe ju, është e rëndësishme që ju të mund të shijoni jetën tuaj dhe fëmijët.
Gjithë të mirat,
Veronika
Pershendetje e dashur,ne kete situat qe ndodhesh ti jam dhe un kam te njejtat shqetesime si ti.kam vajtur ne psikologe dhe me ka then qe ehste dicka kalimtare do te kaloj cdo gje eshte ne doren ton.kam vajtur dhe tek psikiatri dhe ai te njejten gje me ka then nuk eshte nevoja per ilace ,ilaci i vetem je ti dhe duhet te punosh shum me veten tende me ka then.po bej 10 muaj me kete gjendje,dua te di si je tani?