Këshilla/Blog

Eros 12.07.2021

Pershendetje

Une kam nje problem shum te madh qe po me brengos shum.
Ne asnjë menyre nuk po e gjej veten.
Jam ne kerkim te nje lidhje dashurie dhe nuk po mund te arrijë ne asnje forme.
Se fundi jam zhytur thell ne depresion dhe po bej krahasime.
Kam nje instagram dhe kam hapur dhe nje tjeter me foto dhe emer te dikujt tjeter.
Bej krahasime te vetes me personin qe i kam hapur instagram.
Te njejtave femrave qe ju shkruaj un me emer tim nuk me kthejn pergjigjie fare apo me injorojn tersisht, ndersa kur hapi instagramin me emer dhe foto te dikujt tjeter te gjitha femrat qe ju kam shkruar me kthejn pergjegjie.
Vertet po ndihem shum keq dhe jam zhytur shum ne depresion.
Sa her qe zgjohem nga gjumi e shikoj veten ne pasqyre dhe them pse zoti me krijoi.
E urrej ftyren time e godas me mjete te ndryshme dhe e lendoj veten time per shkak se e kam vertetuar qe bukuria esht qdo gje.
Po mendoj vazhdimisht vetvrasjen sepse po e urrej ftyren time.

  1. Nuk Je Vetem says:

    Pershendetje dhe faleminderit qe na keni shkruar. Pyetja juaj i eshte derguar ekspertit dhe shume shpejt do te merrni nje pergjigje.
    E kuptojme situaten ne te cilen ndodheni por nuk je vetem pasi ne jemi ketu per te degjuar dhe mbeshtetur. Mund te na shkruash serisht nese deshiron.
    Stafi i nukjevetem

  2. Anonim says:

    S ka lidhje fytyra besoj.Kam nje fytyre te bkr perpiqem te sillem mire me njerezit dhe jam po njejte si ty vetem?

  3. Me says:

    Me vjen keq per kete gje.Sa shume njerez me te njejtat probleme ne bote po prape jemi vetem.Do kisha deshire te komunikoje,te shprehesh te dikush qe te kpt sepse te ben mire?

  4. MA. Almandina Guma says:

    Përshëndetje,
    Faleminderit që na ke shkruar dhe na ke besuar shqetësimin dhe mendimet e tua.
    Lexoj shumë brengosje dhe lëndim në letrën tënde dhe imagjinoj që kjo situatë që ti përshkruan nuk është e lehtë për ty dhe është aq e fortë sa që thua që ke veprime të forta ndaj vetes dhe imazhit tënd fizik dhe për më tepër që ke menduar edhe vetëvrasjen.
    E kuptoj dhimbjen, po ashtu sic edhe vlerësoj që na ke shkruar, sepse besoj se kjo tregon që një pjesë e vetes tënde do të gjej zgjidhje, pavarësisht gjithë acarimit dhe mërzisë.
    Tani ti marrim gjërat me radhë. Në radhë të parë ti thua që do të gjesh një lidhje dashurie dhe me sa duket je në kërkim. Më vjen se ka një ndjesi vetmie që të prek shumë dhe ndoshta edhe nga përpjekjet e vazhdueshme që ke bërë që të kanë dërrmuar dhe demoralizuar.

    Nuk e di në rast se ti ke patur një lidhje më parë dhë në rast se ka qenë kështu është mirë të mendosh se cfarë ke vlerësuar atëherë dhe cfarë kanë vlerësuar të tjerët te ty.
    Kur ndihemi keq, shpesh tentojmë të përgjithsojmë në formë negative cdo gjë përreth nesh ose për veten tonë.
    Në përgjithësi unë mendoj se nuk është gjithmonë e lehtë të krijosh dhe të ndërtosh marrëdhënie, kalohet shpesh në refuzime me të cilat na duhet edhe të mësohemi si ti menaxhojmë ose kuptojmë.

    Tani ti thua që nuk është e lehtë sepse pamja jote nuk është e bukur. Kjo më duket se kushton shumë në shpirtin tënd. Kuptoj cfarë thua që në kohët e sotshme bukuria, imazhi, kurimi janë bërë të rëndësishme.
    Këtë gjë ti e provon edhe më fort me llogarinë e dytë në instagram që ke hapur dhe që ke vënë re që pëlqyeshmëria aty është më e madhe. Është e vërtetë që krijohet një pëlqyeshmëri përmes imazhit, por nga ana tjetër si ke arritur që ti mbash bisedat më tej.
    Ka qenë vetëm prej pamjes apo tipareve dhe cilësive të tjera që janë të tuat ?
    Cfarë gjërave u vendos ti peshë në veten tënde dhe cfarë do doje që të tjerët të vlerësonin te ty

    Ti s’do që të tjerët të bazohen vetëm në imazh dhe të të përkufizojnë vetëm përmes pamjes, po ndërkohë perceptimin për veten tënde dhe si e sheh atë, e ke ndërtuar përmes si të shohin të tjerët, në bazë të përjetimit që ke dhe kjo ka ndikuar edhe te vlerësimi dhe besimi te vetja.
    Në gjykimin tim, kjo është dicka shumë e rëndësishme për ta menduar dhe reflektuar fort me veten. Në fillim është raporti i vetes me veten dhe imazhi yt për veten është ngërthyer në perceptime që nuk të ndihmojnë, ku ti lidh pamjen tënde fizike me refuzimet njëkohësisht.
    Besoj se në këtë perceptim ka edhe shumë ndjesi të tjera të bashkuara.
    E kuptoj që është e fortë përderisa mendimet dhe veprimet që ke ndaj vetes janë gjithashtu të forta.
    Shpresoj se përgjigja të mund të ndihmojë dhe do të ftoj në një nga oraret ne chat në platformen tonë për të folur më gjatë ose të rekomandoj gjithsesi konsultim me një psikolog përballë për të folur pak më shumë rreth mendimeve dhe ndjesive që ke.

    Gjithë të mirat
    Almandina

  5. E njejte says:

    Pershendetje. E njejta gje mka ndodh dhe mua , me emrin tim real ne instagram ose me ka injoru pra se ka pranu ,dhe as te marri mundimin te shkruaje por sidomos direkt bllok , dhe jo vetem nje vajze por sa e sa vajza . Ndersa me emr te huaj me kan shkruar normalisht , nuk e di as vet pse ndodh kjo gje por nuk ke pse te mendosh kec per veten tende . behu i fort dhe je krenar per veten tende sepse cdo njeri ka rriskun e vet dhe mos mendo Negativisht. dhe un e kam pasur veshtire por tani kam dale kam levizur neper vende , dhe menyra e bukur eshte te dalesh dhe te njohesh ndonjeren Ball per balle , Dhe jo ne instagram ose fb . Une te them vetem mos u merzit ji i forte ,mendjehapur , Dil bo naj shoqe pa rrjete sociale , dhe kryesorja kurr mos mendo gjera te kqija per veten cdo gje ka qellim . Te respektoj .Gjith te mirat…

Ju lutemi që komentet tuaja të jenë mbështetëse dhe jo gjykuese ndaj të tjerëve. Faqja administrohet, ndaj komentet postohen vetëm pas aprovimit nga administratori.

NJV