sonila 26.07.2021
nuk e di se a kam depresion gjdo mengjes filloj te qaj gjdo her qe shkoj te flej qaj nuk e di se qfar po ndodh me mua me meret fryma kur jam e rrethuar me njerz filloj te dridhem i gjith trupi im dridhet nuk mund te flas me njeri nuk mund te flas me nenen time per jeten dhe se qfar jam duke kaluar kam provuar ti tregoj per ngacmimin seksual dhe kur i kam treguar gjdo her me ka then qe te mos flas sepse eshte turp kam tentuar te flas me babin tim por nuk kam mundur asnjeher sepse ka pasur dhe problemet e tij tani eshte jashta shtetit dhe gjdo her qe e shoh nje familje te lumtur xhelozoj gjdo her qe e shof ftyren e babit tim mbushem me inat dhe me mall me mer malli per femirijen time dhe pse nuk kujtoj shum gjera me mer malli per femin qe kam qen per ate vajzen e vogel qe ishte naive dhe mendonte qe gjdo njeri eshte zemer mir tani qe jam rritur gjdo gje ka ndryshuar dhe kam vrejtur qe gjdo qe ishte genjeshter kam provuar te flas me njerezit por gjdo her qe flas biseda kthehet ne nje konflikt kam menduar per shum gjera madje dhe per suicide por asnjeher nuk kam mundur ta bej ate gje kam menduar se si do te ndjeheshin familja ime se si nena ime do te ndjehej fajtore per fjalet qe mi ka then se si babai im do ta humbiste vajzen e saj te vogel dhe te lumtur se si motra ime do ta humbiste motren e saj te vogel se si vellait tim nuk ka se kush ti ndihmoj me detyrat e shtepijes se si gjyshja dhe gjyshi do ta humbisnin mbesen e tyre se si shoqerija ime do ta humbiste ate vajzen e hareshme dhe humoriste te grupit dhe e kam mesuae qe nese un kryej vetrasje dhimbja nuk do te kaloj ajo vetem do te shkoj tek nje person tjeter gjdo her qe jam e rrethuar me njerez nuk mund te leviz nuk mund te mar frym dhe filloj te dridhem dhe se gjdo her qe e preki ndonje pjes te trupit me rikthehen prekjet e njerzve gjdo her qe e degjoj ndonje ze qe thot eja me mua nga mbrapa prekjet me duar levizja e karriges gjdo gje me kthen tek ajo dit gjdo her qe degjoj ndonje zhurem friksohem dhe me ze paniku kur ndokush me bertet vetem filloj te qaj ose e lendoh veten sepse e di qe nese e lejoj nervozen te dal jasht do ti lendoj njerzit qe i dua dhe vetem do te bej deme.
Ju lutemi që komentet tuaja të jenë mbështetëse dhe jo gjykuese ndaj të tjerëve. Faqja administrohet, ndaj komentet postohen vetëm pas aprovimit nga administratori.
Përshëndetje, faleminderit që kontaktove me ne. Më vjen keq për gjendjen tënde dhe akoma më shumë për faktin se nuk arrin të kuptohesh dhe të mbështetesh në familjen tënde. Siç duket, ngjarja traumatike që ke përjetuar në fëmijëri (nqs e kuptova qartë) ka lënë gjurmët e saj, po vazhdon të të ndikojë dhe kjo është e kuptueshme. Disa nga këto që po përshkruan ngjajnë si simptoma të stresit që mund të përjetohet pas një traume dhe më vjen keq që familja nuk të mbështet. Është njerëzore të ndihesh e pambrojtur dhe me vështirësi në frymëmarrje, sepse ke qenë ashtu, je ndodhur në një situate ku ke qenë e pambrojtur. Do të të sugjeroja të merrje në këtë numër telefoni “116117” që është numri për këshillimin e vajzave të dhunuara (edhe seksualisht) ose mund të shkruash në chat – in e tyre në këtë website https://hotlinealbania.org/.
Gjithë të mirat,
Veronika