Këshilla/Blog

Korbi 11.11.2021

Prsh! Ne moshen 18 vjecare u diagnostifikova me Obsesion-kompulsiv dhe “Paranoje”. Ne ate kohe vuaja nga Depresioni, i cili kishte kohe qe me perndiqte. Si pasoje, Mjekja Psikiatre, me dha 2 Ilace qetesuese. (Emrat nuk i mbaj mend por me vinin ne gjendje gjumi dhe me mpinin).
Sidoqofte, i ndalova sepse nuk shihja efekt.
Tani jam 22, dhe kam probleme te ardhura. Vemendja dhe fokusi im jane zero. Vullneti, ambicia dhe deshira per te avancuar jane zero. Nuk kam force per te levizur nga vendi dhe mendja me punon ne 10 vende nje-heresh. Shpesh here me zen gjumi nga “day-dreaming” dhe jam kthyer ne dembel. Kjo mungese e theksuar energjie, dikur do thoja prej Depresionit por tani e kam kaluar ate faze. -Pyetja ime eshte, cfare mund te ofrohet ndonje Ilac i cili “te zgjon” dhe te jep perqendrim, fokus dhe vullnet. Nese ka, cilin mjek/klinik sugjeroni dhe sa kushton seanca! Flm!

NJV