Tina 31.03.2023
Qe dy vite jam me terapi por muk me ka ndimuar edhe shum deshta me ju pyet qfar me preferonj te bej ju faleminderit
Ju lutemi që komentet tuaja të jenë mbështetëse dhe jo gjykuese ndaj të tjerëve. Faqja administrohet, ndaj komentet postohen vetëm pas aprovimit nga administratori.
Përshendetje Tina, faleminderit që na ke shkruar në lidhje me ecurinë tuaj.
Nga ky shqetësim kam shumë pak informacion. Nëse mund të më ndihmosh me më shumë informacion, cfarë lloj terapie je duke ndjekur? E bëj këtë pyetje duke qënë se ka disa qasje terapeutike të cilat zgjasin më shumë në kohë përpara së të ndjesh rezultatet me qëllim që puna e bërë të jetë më e qëndrueshme. Për shembull psikoterapia është një qasje terapeutike që kërkon durim dhe zgjat në kohë pasi punohet me kujtimet më të hershme dhe me elementë të së pandërgjegjshmes. Gjithsesi po të listoj disa arsye të tjera pse terapia mund të mos ketë dhënë ndikimin e dëshiruar dhe të pritur tek ty:
– Mund të mos jesh gati për tu përballur ende me disa shqetësime të brendshme të tuat të cilat duan kohën e vet për tu procesuar dhe për tu punuar.
– Mund të mos kesh krijuar marrëdhënie besimi të fortë me terapistin dhe procesi është duke u zvarritur në mënyrë mekanike
– Mund të mos jenë vendosur objektivat e duhura në terapi
– Mund të kenë ndodhur episode të vështira ose traumatike në jetën tënde gjatë kësaj periudhe që kanë ndikuar edhe në mbarëvajtjen e procesit terapeutik
– Rezistencat dhe mosbesimi mund të kenë qënë të larta nga ana juaj
– Cështjet për të cilat jeni duke punuar kërkojnë durim dhe kohë
– Terapisti mund të mos jetë professional mjaftueshëm.
Ajo cka ju këshilloj të bëni është :
– Të vlerësosh objektivat dhe pritshmëritë që ke vendosur
– Ta flasësh këtë gjë me terapistin tënd
– Të konsiderosh të punosh me një terapist tjetër
Pavarsisht kësaj të përgëzoj për faktin që je në process terapeutik dhe ke dëshirën për të vazhduar punën me veten dhe kërkon që ky process të jetë sa më efektiv për ty.
Mund të na shkruash edhe në chatin tonë online në mënyrë që të eksplorojmë më tepër ngecjet dhe shqetësimet e tua.
Gjithe te mirat,
Oliana