Këshilla/Blog

Inna 20.08.2023

Pershendetje. Kam disa koh qe nevrikosur lehte, kam shpërthime emocionale te shpeshta, qaj shpesh, jam e lodhur gjithe kohes, kam mungese motivimi, shprese, nuk ndjej lumturi , harroj lehte
Ju lutem me ndihmoni si ta kaloj kete gjendje

  1. Uarda Beçerri says:

    Përshëndetje e dashur dhe e vlerësoj që na keni shkruar ne për të ndarë shqetësimin tuaj.
    E kuptoj që po kaloni një periudhë të vështirë dhe sfiduese nga ana emocionale dhe gjëja më e rëndësishme në këtë moment mendoj është të kujdeseni për veten.
    Kujdesuni për trupin tuaj. Ushqehuni mirë, bëni ushtrime fizike dhe sigurohuni që të keni një rutinë të rregullt të gjumit.
    Bisedoni me dikë që e ndjeni të afërt. Ndaj ndjenjat dhe mendimet e tua pa u munduar ti modifikosh ato me një njeri që të bën të ndjehesh mirë, pasi bisedat me të tjerët mund të ndihmojë në shprehjen e emocioneve e për pasojë edhe në çlirim të tyre.
    Evidento dhe zhvillo aktivitete që të kënaqin, të bëjnë të ndjehesh mirë dhe të relaksohesh.
    Përpiqu të krijosh një rutinë të rregullt gjatë ditës dhe mos harro të përfshish kohë për gjërat që të bëjnë të ndihesh mirë, pavarësisht se sa të vogla mund të jenë.
    Meditimi, joga dhe teknikat e frymëmarrjes mund të ndihmojnë gjithashtu në relaksim dhe në zbutjen e tensionit.
    Pasi je munduar të krijosh një lloj qetësie për veten, do të këshilloja të përpiqeshe të gjeje kuptim dhe qëllim në gjërat që ke, bën apo ëndërron të kesh. Mund të jetë ndihmuese për shembull të shkruash në një ditar, ku të ndash me të në mënyrë të vazhdueshme qëllimet, situatat dhe ndjesitë që përjeton.
    Kujdesja për veten është një proces i rëndësishëm që nuk duhet neglizhuar dhe ndonjëherë mund të kërkojë edhe ndihmën e të tjerëve. Ndaj, mos hezito të kërkosh ndihmë dhe të bësh atë që është më e mirë për ty.

    Të falenderoj dhe pres të dëgjohemi sërish,
    Uarda

Ju lutemi që komentet tuaja të jenë mbështetëse dhe jo gjykuese ndaj të tjerëve. Faqja administrohet, ndaj komentet postohen vetëm pas aprovimit nga administratori.

NJV