Këshilla/Blog

Ambicia 05.02.2020

Pershendetje,
Si mundet qe nje vajze e re ne moshe te ndihet e demoralizuar , te mos kete ambicie por thjeshte kalon kohen dite pas dite duke patur nje boshllek ne vetevete? Kerkon ta shoh veten te arrire sepse keshtu ka deshiruar perhere por tashme thejsht ka humbur kuptimin e asaj cka kerkon nga vetja ? Nuk motivohet , gjithnje merre iniciative per ta ndryshuar kete gjendje por perseri perfundon ne po te njejtat pikepyetje. Thejsht kerkon te beje ate cfare duhet bere , e ndjen te arsyeshme per ta bere por e urren kete gjendje . Kerkon te jete energjike, plot kuriozitet, te bej cdo gje me deshire dhe jo ”te mbijetoj” !

  1. MSc. Sokol Kosta says:

    Pershendetje. Te falenderoj per pyetjen.

    Nese personi per te cilin po flisni eshte vetja juaj duket se keni krijuar nje distance te madhe me te (veta e trete), pra sikur keni humbur kontaktin me deshiren tuaj. Kjo vihet re edhe te lufta qe keni me imperativin (me fjalën “duhet”), psh. iniciativa qe perfundon ne pikepyetje sikur te mos ishte iniciativa juaj por e dikujt tjeter, ose kur kerkon te besh “ate qe duhet bere”. Sic e thua e urren kete gjendje, ku vetem mbijeton, pra kur jeton ne nivelin e gjalleses dhe jo te atij qe ka deshira. Kerkon te jetosh me kuriozitet dhe deshire. Megjithate nuk e ben, I druhesh deshires tende. Prandaj, mendoj se per ta hequr dilemen “si mundet nje vajzë ne moshe te re…” ndoshta do te ishte me mire qe ti lejoje vetes dilemen “cfare dua une”.

    Je e mirepritur ne vazhdimin e komunikimit.

Ju lutemi që komentet tuaja të jenë mbështetëse dhe jo gjykuese ndaj të tjerëve. Faqja administrohet, ndaj komentet postohen vetëm pas aprovimit nga administratori.

NJV