Këshilla/Blog

Smokey 23.08.2020

Përshëndetje!
Jam një vajzë 32 vjeç dhe aktualisht shtatzënë. Jam duke kaluar një fazë depresive besoj dhe pse duhet të isha duke shijuar shtatzëninë time. Nuk arrij dot të mendoj pozitivisht, më duket sikur çdo gjë më bezdis dhe sikur asnjë person nuk më kupton. Herë pas here kthehem në gjendje agresive dhe e humbas toruan. Nga e shkuara ime kam histori me shumë gjurmë dhe mendoj që më kanë lënë disa trauma të cilat nuk më lënë të shkoj përpara.
Kam provuar ta kaloj gjëndjen time me biseda me miq apo me joga-meditim. Deri diku ka funksionuar. Por së fundmi mendoj që duhet të konsultohem me një psikolog për të kaluar një shtatzëni të qetë. Ju lutem më thoni si mund të kontaktojë drejtpërdrejtë me ju. Flm.

  1. MSc. Lediona Braho - Psikologe klinike says:

    Përshëndetje e dashur,
    Më vjen keq që po e përjeton me stres këtë periudhë. Unë besoj që shtatzania është një fazë delikate, në të cilën ke nevojë për mbështetje dhe për t’u përfshirë në aktivitete që të mbajnë në formë fizikisht dhe mendërisht. Këto do të të ndihmojnë ty dhe shëndetin e bebit. Gjatë shtatzanisë, përjetimet emocionale të forta mund të jenë të pranishme, për arsye të ndryshimeve hormonale dhe atyre që i shoqërojnë. Shoh që këto përjetime janë shumë të forta tek ty aq sa të kanë shtyrë të mendosh për të takuar një psikolog. I vlerësoj dhe të mbështes për të gjitha mënyrat që ke zgjedhur për ta përballuar stresin. Ndërkohë të mbështes plotësisht edhe në nevojen për të folur me një psikolog. Uroj ta bësh sa më shpejt, në mënyrë që të marrësh gjithë mbështetjen që të nevojitet në këtë fazë të rëndësishme të jetës tënde. Do ndihmosh veten tënde dhe krijesën që po mban brenda vetes, duke u ndjerë të dy më mirë dhe më të qetë. Duke rifituar ekuilibrin tënd, edhe bebi do të zhvillohet në mënyrë të shëndetshme tani dhe më vonë, kur të vijë në jetë.
    Uroj të të shkojë sa më mbarë shtatzania dhe të marrësh ndihmën për të cilën ke nevojë!
    Të përshëndes përzemërisht,
    Lediona Braho
    Psikologe Klinike

Ju lutemi që komentet tuaja të jenë mbështetëse dhe jo gjykuese ndaj të tjerëve. Faqja administrohet, ndaj komentet postohen vetëm pas aprovimit nga administratori.

NJV