Këshilla/Blog

Borderline personality disorder 03.10.2019

Nuk e di por ndjehem sikur e gjith bota me kthehet pas , kam frik te jem vetem kam frik te humbas ato njerez qe kam rrotull dhe cuditerisht i humba ato njerez , kam nje ndjenj depresive qe me ndjek cdo muaj vuaj me veten time mundohem ti gjej vetes gabime edhe aty ku nuk kam . Fajsoj veten time per shum gjera . Lendoj veten….. e km humbur shpresen jam dorzuar totalishr se di me jan larguar te gjith njerzit kam filluar te abuzoj me veten time ….. abuzoj me drrogra pasi me bejn te harroj ate qe jam …. te harroj ate ndjenj te tmerrshme ate te vetmis ….

  1. MSc. Klodjana Gjika says:

    Përshëndetje,
    Uroj të jesh mirë.
    Frika dhe vetmia janë ndjenja të forta dhe mënyra se si ti ndjehesh ngjan shumë e veshtirë. Shoh që ty më së shumti të shqetësojnë dhe të krijojnë dhimbje ndjenjat e vetmisë, ndjenjat e fajit, nevoja për të tjerët, mungesa e shpresës. Duke i mbledhur kështu nuk qenkan pak. Por sado e kuptueshme të jetë përdorimi i drogës, ashtu siç thua ti “për të harruar veten”, përsëri nuk është zgjidhja e vetme dhe më e mirë.
    Kur thua “të harroj veten” më shumë më ngjan se do të harrosh pikërisht këto ndjesi që janë të vështira për t’i përballuar vetëm. Por vetja jote nuk është vetëm kaq apo jo? Në momëntin që ti ndjen nevojën të rrish më të tjerët do të thotë se ke gjera për të ofruar dhe dëshirën e mirë për të ndarë, për tu kujdesur për të tjerët po aq sa do që të kujdesën për ty. Vetmia nuk është vetëm të qënit pa të tjerët, por ka dhe një mënyrë tjetër për të qenë vetëm me veten dhe për të parë pak më tej vlerat dhe të mirën tek ti. Ndoshta me shumë se sa të harrosh atë që je, të ftoj të gjesh ose të krijosh gjerat e bukura që ti ke.
    Duket se për ty është shumë e rëndësishme t’i bësh gjerat mirë, pasi shqetësohesh kur mendon se mund të kesh faj. Kjo është një vlerë e jotja, nuk mendon kështu?

    Na shkruaj përsëri.
    Të përshëndes!
    Klodjana

Ju lutemi që komentet tuaja të jenë mbështetëse dhe jo gjykuese ndaj të tjerëve. Faqja administrohet, ndaj komentet postohen vetëm pas aprovimit nga administratori.

NJV