Këshilla/Blog

11.04.2016

Çfarë të bësh kur nuk ke më dëshirë për të jetuar, nuk të pëlqen asgjë dhe asnjë?

  1. a2 says:

    Patjeter qe duhet te kete dicka qe te pelqen. Sado e vogel dhe e parendesishme te duket. sic mund t ejete, te shohesh filma, te degjosh muzike, te besh shetitje.
    Nje gje sado e vogel qe te jep kenaqesi. Gjeje cila eshte, dhe beje, dhe shijoje.
    Kenaqesite me te medha, merren vertet nga gjera te vogla 🙂
    Te uroj sa me shume buzeqeshje 🙂

    1. Anonymous says:

      Ankthi qe perjetoj nuk me le te perqendrohem te gjerat e vogla… Faleminderit per mbeshtetjen.

  2. M.Xh says:

    Pershendetje,
    Pergezime qe i je drejtuar kesaj web-faqe keshilluese.
    Eshte e vertete qe ne momente te caktuara ne ndjehemi kaq te pashprese dhe pafuqi saqe duket sikur asgje nuk ka me kuptim, asgje nuk na motivon per te vazhduar perpara. Por kjo jo sepse gjerat e bukura jane zhdukur nga jeta jone por se gjenda jone emocionale nuk na i lejon ti shohim gezimet dhe te mirat qe na rrethojne.
    Keshtu do te keshilloja qe ngadale por ne menyre qe qendrueshme te filloni, ndoshta edhe te shkruani ne nje flete, te gjithe gjerat e bukura qe ju kane ndodhur gjate nje dite, cdo gje qe ju ka bere te buzeqeshni, cdo gje qe ju ka bere te perjetoni nje emocion te ri ate dite.
    Mund te jete pak e veshtire ne fillim pasi ndoshta do ndjeheni konfuze cfare te shkruani, por mos u shqeteso, shkruaj cdo gje qe te vjen ndermend qe te ka ndodhur ate dite, dhe duke i rilexuar dhe duke i risjelle ndermend ato cfare ke kaluar gjate dites do kuptosh se sa shume gjera ne perjetojme por jo gjithmon jemi te kujdesshem ti mbajme mend.
    Mos hezito te shkruash ne vazhdimesi ne kete web-faqe per te kerkuar ndihme ose edhe per te ndare eksperiencen tende me te tjere qe perjetojne ndoshta nje gjendje si e juaja ne nje moment te caktuar te jetes.
    Gjithe te mirat

    1. Anonymous says:

      Shqiperija esht vend i absurdit dhe izolimit. Absurdi te con ne cmendim…Asgje ska kuptim ktu…Faleminderit per mbeshtetjen.

      1. Anonymous says:

        Menyra se si e shikojme jeten varet nga ne, ne qe jetojme ne Shqiperi apo ne qe jetojme nje nje vend tjeter me me shume mundesi.
        Eshte e vertete qe shumica e te rinjve ketu ne Shqiperi ndodhen ne nje gjendje pashpreshmerie dhe izolimi, por ne duhet te fokusohemi ne aq pak sa kemi, te bejm cte mundim me mundesite qe kemi, ta shikojme jeten me optimizem, te jemi entuziast edhe per arritje sado te vogla sepse vetem keshtu mund te rifitojme energjite per te bere gjera edhe me te medha.

  3. MSc. Ardita Korriku says:

    Pershendetje!
    Te pergezoj qe na ke shkruar dhe ndan me ne brengen tende.
    Kjo tregon nje force te madhe nga ana jote dhe te kerkuarit ndihme eshte nje deshire nga ti per te ndryshuar gjendjen ne te cilen je. Gjendja emocionale ndikon dhe ndikohet nga mendimet, nga sjelljet, nga perceptimet tona per veten, te tjeret dhe boten. Tani ty te duket cdo gje pa kuptim, jo terheqese dhe jomotivuese, por si ka qene me pare? Kur ke filluar te ndjehesh keshtu dhe te kesh keto mendime? Do doja te me flisje me shume ne lidhje me veten tende, raportet me njerezit qe te rrethojne, gjerat qe te pelqenin te beje dhe ato qe i ben me se miri. . Provo te besh nje nga aktivitetet qe ke patur ose ke deshire, e keshtu me rradhe dhe te tjerat. Uroj te me shkruash serish dhe te kem informacione me shume per ty.
    Rusvelti ka thene qe “Fitoret e medha kerkojne sakrifica te medha”, por fitoret jane fitore. Ti sapo fitove betejen e pare.
    Te uroj gjithe te mirat!
    Ardita

    1. Anonymous says:

      Ardita te falenderoj. Nuk eshte e thjeshte te rimaresh veten. Ne e formojme karakterin qe ne femijeri. Qe atje e ka fillin gjendja ne te cilen jam sot. Megjithate une gjithmone jam perpjekur jashte mase te rregulloj jeten time. Si perfundim nuk shoh ndonje arritje. Dhe tani kam arritur ne nje pike ku ndihem shume e lodhur, dhe e pamotivuar per asgje. Do doja vetem qe ta fikja trurin. … Nese mund te me ndihmoni me nje emer psikologu. Sepse e ndjej fizikisht dhimbjen ne tru, dhe doja te merja ilace per ta lehtesuar.

      1. Stafi Nuk Je Vetem says:

        Pershendetje e dashur,

        Tek webfaqja jone, ke nje rubrike: “Sherbimet e ndihmes” (https://nukjevetem.al/sherbime-tjera-te-ndihmes-2/)
        Atje, ke edhe qendra qe ofrojne sherbim psikologjik. Uroj te te ndimojne sadopak.

        Te urojme gjithe te mirat,
        Stafi i Nuk Je Vetem

      2. MSc. Ardita Korriku says:

        Pershendetje serish e dashur.
        Ke te drejte kur thua qe karakterin e formojme qe ne vegjeli, por gjate jetes ndodhin shume gjera qe na plotesojne, shpeshhere dhe na ndryshojne. Ke te drejte serish kur thua qe nuk eshte e lehte ta rimaresh veten, madje mund te jete shume e veshtire ndonjehere, por nuk eshte e pamundur. Aty ku jane mundesite, aty mund te rifillohet, me hapa te vegjel, por shume te rendesishem. A ke folur me njeri per menyren se si ndjehesh? Nese ke deshire mund ta ndash me ne ate cfare te shqeteson qe nga femijeria dhe qe te ka sjelle ne kete gjendje.
        E pergezoj vendimin tend per te takuar nje psikolog, dhe ashtu sikurse eshte shprehur Stafi i Nukjevetem, mund t’i referohesh linkut te Sherbimeve te Ndihmes.
        Me te mirat dhe uroj te lexoj serish nga ti.
        Ardita

  4. Anonymous says:

    Pershwndetje, kam nje shqetsim shum te madh qe me filloi me nje dhimbje mbrapa kokes, kam pir cdo lloj qetsuesi po prap me fillon dhimbja mbrapa kokes, me dhemb qafa, shpatullat me djegin kembet me mpihen, nk shijoj dot asgje, nk ndihem mir nga gjendja shpirterore, kam heq dor nga tr gjitha aktivitet qe ushtroja per 15 vjet me rradhe, nk e di ca po me ndodh kshu, kjo gje me ndodhi 5 muaj me par qe kur jam fejuar. Kam ber vizit te psikiatri dhe me tha e ke crregullim personaliteti, ju lutem me ndihmoni me ndonje mendim tuajin

    1. Admin NukJeVetem says:

      Pershendetje ,
      Te lutem per te marre pergjigje nga ekspertet shkruaj ne https://nukjevetem.al/pyetje/ si pyetje e re.
      Faleminderit dhe gjithe te mirat,
      Stafi NukJeVetem

Ju lutemi që komentet tuaja të jenë mbështetëse dhe jo gjykuese ndaj të tjerëve. Faqja administrohet, ndaj komentet postohen vetëm pas aprovimit nga administratori.

NJV