18.02.2016
prsh ,jam denisa dhe un kam kete problem imanigjinoj shum ndryshi esht se un nuk jam e fejuar por sapo shof nje djal qe me plq imagjinoj sikur jam e fejuar me te dhe shum detaje te tjera ndoshta un kam te drejt te imagjinoj pasi gjith dita me kalon ne shtepi qe kur kam mbaruar shkollen as skam shoqeri jam shum keq shum e mbyllur ne vetvete dhe kur takoj njerez te rinj qe nuk i njof nuk mundem te hy ne bised por flas shum pak ndersa kur jam vetem flas me vete gjith ato qe doja ti thoja ati prs me pak fjal imagjinoj sikur jam prseri me ate prs , jam teper nevrike dhe e fiksohem pas gjerave qe mund te jen fare te vogla mua me ngelin fiksim si prsh kur flas me dike pas bisedes qe bej i them vetes sdi te flasesh fare. prinderit as qe e kuptojn gjendjen time mendojn se jam mir ata mendoj vetem te me gjejn nje djal dhe te me fejojn pasi ne jetojm ne nje vend ku akoma vajzat fejohen me mbleseri por gjths shum shoqe te mija bejn jet krejt ndryshe nga kjo e imja kan shkuar pothuajse te gjitha neper shkolla vetem prinderit e mij me lan ne shtepi tani un jam ne nje gjendje qe veshtir mund te dal ,ata nuk e kuptojn se ne cgjendje jam grindem shpesh me babin sa e teproj shum nganjeher por kur debatoj nuk e kuptoj cfar flas sa kaloj ne ofendime pastaj pendohem ,jam shum e merzitur shpesh her mendoj te bej vetvrasje pasi me duket sikur jetoj kot ne ket bote me duket vetja si e padukshme ku askujt nk i bjen ndermend per mua ndjehem e pavlersuar nuk me pelqen vetja fare ndoshta ndonje keshill e juaja do me bente sado pak mir , te pakten kisha ku te shprehesha sadopak qe mos te ndihem krejt e vetme
Ju lutemi që komentet tuaja të jenë mbështetëse dhe jo gjykuese ndaj të tjerëve. Faqja administrohet, ndaj komentet postohen vetëm pas aprovimit nga administratori.
Pershendetje Denisa
Jo, nuk je vetem ne fakt. Faleminderit qe u shprehe e komunikove hapur per veten tende.
Ne ato cfare lexon te ty, percepton shume force e deshire te ty per te jetuar jeten tende dhe per te kerkuar ate qe eshte e mire per ty, prandaj ne thelb jane prodhuar dhe kaq shume dilema, fantazi e konflikte.
Ti marrim gjerat me radhe.
Imagjinata jote eshte menyre per te zevendesuar realitetin, por edhe deshire per te eksploruar, per te dal jashte realitetit kufizues, aq me teper kur behet fjale per raportet me djemte. Eshte nevoje per te ditur e per te njohur dhe pamundesia per ta bere kete ne realitet, krijon nevojen per te fantazuar. Risku I imagjinates e fantazise eshte qe behet kaq perthithese ndonjehere sa ne vend te te stimuloje qe te angazhohesh te nderveprosh e te komunikosh, behet ai “realiteti” yt, duke rrezikuar qe te mos zgjidhesh asnje nga problemet me te cilat duhet te merresh.
E kuptoj qe jeta jote eshte e kufizuar nga rregullat e familjes tende e me vjen ne fakt keq per kete, por nderkohe ti flet per persona te rinj apo edhe shoqe qe ke perreth. Perdori keto mundesi per te ndertuar realitetin tend jashte, per te sprovuar veten, per te njohur te tjeret, per te ditur rreth tyre. Po thua qe shpesh kritikon veten per menyren se si I thua gjerat. Po sikur te fillosh te praktikosh lavderimin e shperblimin e vetes per gjerat qe thua mire. Jam e sigurte qe ka shume gjera qe ti I thua dhe I ben shume mire. Ne kete menyre do te mesosh jo vetem neperjet gabimeve e kritikave qe I ben vetes, por edhe lavderimeve.
Gjeja e dyte qe ti shfaq ne letren tende eshte nevoja qe ti ke per te sofistikuar komunikimin me njerezit, por edhe kete ne vend qe ta besh me te tjeret, e ben prape para pasqyres tende e ne prani te vetes tende. Fillo te ndertosh jeten tende perreth e jashte vetes, konfidencen tende, pa vezhguar veten, por duke e respektuar ate. Do te keshilloja te mos lodheshe shume ne menyren se si do ti thuash gjerat, por per ate qe do te komunikosh ti nga zemra jote, nga ai zeri i vogel qe te flet perbrenda. Mos u perpiq te sofistikosh komunikimin por besimin te vetja dhe ti japesh jete zerit brenda vetes tende.
Nga ana tjeter, frika jote ne gabimet e mundshme qe mund te besh ne komunikim, shpreh nevojen per aprovim nga te tjeret. Ne fakt te gjithe kemi nevoje per aprovimin e te tjereve, por jo gjithmone ata do na aprovojne mendimet, qendrimet tona ndaj jetes apo vlerat tone.
Fakti qe komunikimi me babin tend behet agresiv eshte se ke nevoje te gjesh menyren tende per te folur e per te komunikuar. Perse te mos fillosh duke thene qe nuk je mire e ke nevoje per ndihmen e tij, edhe te degjohesh, pa u sulmuar apo kundershtuar per cfare ndjen.
Pyete babin tend” “a do ai qe ti te jesh mire”. Besoj se ai do te pergjigjet “Po” e atehere tregoji cfare te ndihmon ty te jesh mire. Shprehu edhe si do doje qe ai te te ndihmonte me shume, po edhe si ndihesh. Po s’hape portat e komunikimit, cdo gje do ngelet e pazgjidhur, e paqarte, e mbyllur.
E dashur Denisa, i analizova me radhe te gjitha keto (shpresoj edhe duke te kuptuar drejte), per te te thene qe te gjitha keto ndjesi qe ke, edhe nervoziteti jane nje menyre qe te perballesh me ate qe ti do per veten dhe jeten tende e duke komunikuar me njerezit perreth. Sa me shume fasada e maska e shmangie te ndertojme mbi veten e realitetin e njerezit perreth, aq me e veshtire do te jete te perballemi shendetshem me te.
Ti ke nevoje te kuptohesh e kjo behet duke folur hapur, nepermjet emocioneve dhe mendimeve. Mua me duket se ti e ke gjithe potencialin per ta bere kete gje, duke marr parasysh sa e rendesishme eshte per ty ti thuash gjerat mire e drejte.
Mbi te gjitha, kur te mendosh qe sje mire apo ne cfare do situate e sado te keqe te jene mendimet apo ndjenjat e tua, na shkruaj! Nuk je vetem e ka gjithmone zgjidhje!
Na njofto si do te shkojne gjerat,
Gjithe te mirat,
pershendetje jam nje vajz nga kosova dhe kam nevoj per nje pergjigjjje
pershendetje kam nevoj per nje pergjigjje tuajen
pershendetje kam nevoj per nje keshill tuajen jom nje vajz 22 vjeqe dhe qe kur kam qen femij gjdo djal qe shihja filloja gjdo nat te imagjinoja jeten me to imagjinoja shum gjera te ndryshme por nuk e dii pse nuk u ndjehesha mir a esht normale kjoo qe po me ndodh apo jo nuk e dii nuk ndihem e lir por pa imagjinat nuk mundem te jetoj ju lutem me epni nje pergjigjje.
Pershendetje dhe te falenderojme qe na ke shkruar.
Te rekomandojme ta drejtosh pyetjen tende ne faqe ne menyre qe te jete me e lehte edhe nga ana jone per tju kthyer nje pergjigje.
Gjithe te mirat
Stafi Nukjevetem