Këshilla/Blog

Arla 29.09.2019

Pershendetje, jam ne nje gjendje shum te keqe ndjej se e urrej veten time nuk kam me deshir te bej gjerat qe dikur me lumturonin nuk kaloj me koh me familjen time, nuk flas me ta per gjerat qe me shqetesojn ndihem shum e vetmuar se askush nuk me do edhe nuk me degjon e ndjej veten time shum posht njerzve te tjer ndihem e pavler ndjej se te tjeret me perbuzin me shikojn me nje sy te cuditshem ndihem se te gjith ma bejn me gisht…edhe nga personi qe dua ndjej perbuzje sa do qe un fal dashuri nuk mar ate qe fal por prap un vazhdoj e dhuroj dashuri me ofendon por un prap jam aty ndjej se e kam leshuar veten time shum posht sa t gjith po me marin neper kemb eshe nuk di si tja dal qe ketu ju lutem me ndihmoni kam nevoj per ndihm…mendoj gjithmon vetvrasjen kam tentuar disa her edhe vazhdoj e mendoj akoma ju lutem me ndihmoni…

  1. MSc. Lediona Braho - Psikologe klinike says:

    Përshëndetje Arla,
    Faleminderit që na ke shkruajtur për të kërkuar ndihmë. Të siguroj që ndihma është gjithmonë e mundur, sado e vështirë të duket situata.
    E shoh që gjërat janë të vështira për ty, kuptoj që ndihesh e vetmuar dhe e di sa e vështirë është kjo ndjenjë. Sidomos kur u jep të tjerëve dashuri, por nuk e merr atë mbrapsht.

    Nga letra jote, kuptoj edhe që ndihesh e pambështetur nga njerëzit e tu të afërt. Nëse ata nuk të mbështesin, a është dikush aty jashtë që ndjen se mund të të mbështesë apo me të cilin mund të flasësh?

    Para së gjithash, kam nevojë të di se kur kanë filluar këto shqetësime dhe nëse je përpjekur për t’i përballuar. A ke bërë diçka për ta ndryshuar gjendjen, para se të na shkruaje? Po para se të fillonin shqetësimet, si ishte jeta jote?

    Për t’u përballur më mirë me vështirësitë, është shumë e nevojshme të flasësh me dikë që mund të të ndihmojë.

    Mendimi për vetëvrasje duhet vlerësuar seriozisht. Ka gjithmonë zgjidhje të tjera, më beso. Ne do të të ndihmojmë për të kuptuar çfarë opsionesh mund të të ndihmojnë në këtë moment të jetës tënde.

    Konsultohu me faqen, kemi një listë ekspertësh dhe shërbimet e ndihmës ku mund të drejtohesh për të kërkuar ndihmë.

    Nëse ke nevojë për informacione shtesë, jemi këtu për ty, në çdo kohë.

    Në pritje,

    Lediona

Ju lutemi që komentet tuaja të jenë mbështetëse dhe jo gjykuese ndaj të tjerëve. Faqja administrohet, ndaj komentet postohen vetëm pas aprovimit nga administratori.

NJV