18.05.2016
Jam shum keq qe disa dit vetem qaj rri vetem gjithqka me duket palidhje nuk jam aspak e lumtur nuk di a kam ren ne depresion apo qfare ?
Ju lutemi që komentet tuaja të jenë mbështetëse dhe jo gjykuese ndaj të tjerëve. Faqja administrohet, ndaj komentet postohen vetëm pas aprovimit nga administratori.
Pershendetje, doja te pyesja sa kohe ka ekzaktesisht qe vazhdon kjo gjendje ku ti qan, je e palumtur, dhe te duket sikur asgje nuk ka lidhje. Sepse ne mund te kalojme momente te veshtira gjate dites qe prishin humorin tende por kjo sdo te thote qe jemi duke kaluar nje faze depresioni. Per te kaluar kete gjendje te veshtire, do te sygjeroja qe te fokusoheshe ne gjera qe per ty kane rendesi, aktivitete, njerez, qellime qe ke per te permbushur. Ti japesh kurajo vetes qe te dalesh nga kjo situate e veshtire. Gjithashtu do te sygjeroja te flisje dhe te shoqeroheshe me familjar apo miq qe te bejne te ndjehesh mire, te percjellin pozitivitet dhe qe duan te miren per ty. Gjithe te mirat
Përshëndetje,
Po me shkruan se prej disa ditësh je ne gjendje jo te mire emocionale. Te lutem a mund te me thuash se çfarë ka ndodhur disa dite me pare kur ke filluar te ndjehesh ne këtë gjendje dhe te qash? Sa shpesh qan gjate ditës? Po me thua se tashme nuk je e lumtur, kjo do te thotë se përpara disa ditësh gjerat i ke pare pozitivisht dhe ke qene e lumtur. A mund te me tregosh te lutem mbi gjerat qe te pëlqenin te beje përpara se te fillonte kjo gjendje mërzitje? Çfarë te bënte te lumtur dhe cilat ishin aktivitetet dhe njerëzit me te cilët kaloje kohe te bukur?
Me shkruaj mbi këto dhe do te flasim serish mbi gjithçka ke nevoje.
Te uroj gjithe te mirat!