Depresion apo ankth? 11.10.2019
Qe prej tre vitesh jeta ime ka ndryshuar komplet. Nuk jam me e lumtur, nuk kam deshire te jetoj dhe pse mund te dukem e lumtur gjithe kohes nga jashte. Dua te theksoj qe gjithmone kam qene energjike dhe nuk e besoja kirr qe mund te k8sha ne jete probleme te tilla mendore. Eshte nje mankth i vertete, prej nje viti nuk fle me shume se 5 ore, nuk jam e lumtur me asgje qe me rrethon, asgje s’me mbush asgje s’me jep fortc te cohem nga krevati dhe te jetoj si njeri normal. Jam bere person shume andisocial dhe sigurisht qe me ka humbur dhe kofidenca me te tjeret. Prekem me c’do gje, me lendon c’do gje negative qe me thuhet , aq shume sa qaj dhe me humbet deshira te jetoj. Asnjeri s’e kupton problemin tim sado qe e kam folur me disa persona, sa do qe kam kerkuar shume here ndihme. Nuk gjej forcen te dua jeten qe kam. Me merzisin te gjitha situatat qe me rrethojne, duke nisur nga njerezit qe jane shume ts pa sjellshem , nga shitesja e bukes qe te bertet qe ne mengjes, nga injoranca qe me rrethon , nga c’do gje qe nuk ecen me sistemin tone… eshte e gjitha shume me e gjate. Por realisht dua te jem serish e lumtur , dua te mos jetoj e merzitur sepse po me iken mosha me e bukur duke mos e shijuar apo luftuar per te tashmen dhe te ardhen time.
Ju lutemi që komentet tuaja të jenë mbështetëse dhe jo gjykuese ndaj të tjerëve. Faqja administrohet, ndaj komentet postohen vetëm pas aprovimit nga administratori.
E dashur vajzë,
E di se sa i vështirë mund të jetë përjetimi i gjithë gjëndjes që përshkruan dhe sa e dhimbshme mund të bëhet të ndjerit në vazhdimësi e pakuptuar nga të tjerët . Tre vitet e fundit duken të kenë qënë shumë sfiduese për ty, dhe me gjithë vështirësitë dhe lodhjen që ndjen, të përgëzoj që u drejtove tek faqja jonë për ndihmë dhe për kurajon në përpjekje për të qënë sërish e lumtur, fjalë këto të cilat ti mbyll letrën.
Është e vërtetë ajo që shkruan, mund të ndodhë që në jetë dikush të gjendet në situata që nuk do të donte të ishte , dhe as ka mendur ndonjëherë që mund të ishte. Por disa gjëra nuk kontrollohen, ndryshimet ndodhin dhe kur këto ndryshime nuk janë të këndshme ( dhe jo vetëm) njerëzit reagojnë ndaj këtyre ndryshimeve në mënyra të ndryshme. Se si ata reagojnë , varet nga një kombinim i shumë faktorëve personal dhe ambiental.
Në letër ti nuk përshkruan si ka nisur gjëndja, cfarë ka ndodhur para 3 viteve, por ajo që kuptohet është përpjekja jote për ta përballuar gjendjen dhe sfidat në këtë process. A ke provuar të takosh një psikolog? A ke marrë ndonjë trajtim për gjëndjen? Gjatë këtyre 3 viteve a ka pasur periudha më të qeta dhe peridha më pak të qeta? Cfarë të ndihmon të përballosh
periudhat më pak të qeta? Cfarë të ndikon në rëndimin e gjëndjes? Përgjigjet e këtyre pyetjeve mund të të ndihmojnë të identifikosh disa faktorë ndihmues/ përballues ose nxitës të gjëndjes.
Por , unë do të të inkurajoja shumë të coje më tëj këtë hap të rëndësishëm që ke ndërrmarrë duke shkruar në faqen tona.
Tako një profesionist. Terapia mund të të ndihmojë të lehtësosh vuajtjen dhe të jetosh një jetë më domethenëse dhe të vlefshme, ashtu sic ti përshkruan në fjalinë e fundit. Dhe mjafton vetëm fjalia e fundit për të kuptuar aq sa e vështirë ka qënë jeta jote këto 3 vite, shumë herë më e fuqishme duket të jetë dëshira për të trajtuar gjëndjen dhe shijuar jetën dhe të ardhmen.
Uroj të jesh mirë,
Denisa Ndreka, Psikologe Klinike