Slytherin 08.06.2021
Pershendetje. Jam nje adoleshent 16 vjecar dhe se fundmi po mendoj gjithnje e me shume vetevrasjen. Kam nje orientim seksual ndryshe, dhe nuk vuaj nga paragjykimet sepse per fat te mire rrethi im shoqeror eshte shume pranues, por nga fakti qe pelqimet dhe ndjenjat qe kam per njerez te ndryshem vetem sa me shkaterrojne sepse momentalisht, personi nuk shfaq te njejtin interes dhe me shume mundesi eshte plotesisht straight. E kam perjetuar shume keq dhe ndarjen e prinderve dhe jetoj me nenen por shpesh konfliktohemi.
Ju lutemi që komentet tuaja të jenë mbështetëse dhe jo gjykuese ndaj të tjerëve. Faqja administrohet, ndaj komentet postohen vetëm pas aprovimit nga administratori.
Hey that’s great that you’re surrounded by supportive people! Someone not liking you back is not the end of the world!!! I’m a straight girl and my straight guy crush doesn’t like me back but that’s okay. Please, please, please never think of suicide!!! It is never an option! Life’s beautiful and you’re so young, I’m very sure that soon you’ll find someone who deserves you. Be happy please 🙂
Përshëndetje
Faleminderit që na ke shkruar dhe na ke drejtuar një shqetësim dhe rëndesë të madhe që po ndjen në raport me veten në këtë periudhë.
Imagjinoj që ajo që përjeton është kaq e fortë sa që do ta zhdukësh menjëherë prandaj edhe mendimet negative shkojnë deri aty që thua që po mendon edhe gjithmonë më shumë për vetëvrasjen. Mendoj se ke bërë shumë mirë që je shpreh sepse në thelb më duket se do të gjesh një zgjidhje ose të paktën të kuptosh si të marrësh refuzimet dhe ndoshta gjithë rrëmujën që të ndodh me mendimet dhe ndjesitë që ke.
Më thua në letrën tënde që ke një orientim seksual ndryshe dhe besoj se edhe kjo ka marr ose po merr kohën dhe procesimin e vet për të pranuar se cfarë do të jetë për ty dhe nga ana tjetër më vjen mirë që je në një ambjent pranues.
Gjithashtu përmend se je në moshën 16 vjecare dhe besoj se kjo kohë është eksplorative për ty për të kuptuar më shumë veten dhe seksualitetin tënd në përgjithësi.
Është e vështirë kur kemi ndjenja për dikë ose dëshirë për të patur një raport apo afrimitet dhe personi nuk është na ofron mbrapsht dicka. Në këto raste kemi tendencë ndonjëherë ta marrim si refuzim personal. Në gjykimin tim, kjo ndodh në të gjitha llojet e raporteve në përgjithësi, pavarësisht orientimit seksual, por e kuptoj që bëhet edhe më e vështirë për ty në këtë rast. Do të këshilloja të mendoje se pse e sheh si refuzim direkt ndërkohë që orientimi seksual i personave mund të jetë i ndryshëm nga yti, ose të gjithë kemi te drejtën të pëlqejmë ose jo dikë.
Ndoshta kjo ndjesi që ke mund të vijë edhe nga dicka më e rrënjosur brenda teje lidhur me refuzimin ose raportet në përgjithësi që ka nevojë të kuptohet pak më sumë
Ti përmend në letër që prindërit janë ndarë dhe konfliktohesh me nënën. Kjo pjesë nuk është zhvilluar në letër po besoj se është e vështirë për ty. Ndoshta do kishe dashur të flisje pak më shumë për këtë.
Në përgjithësi, ndoshta kjo është një periudhë konfuze dhe jo shumë e qartë për ty, me cfarë ndjej në letër por informacioni është I kufizuar.
Ndoshta është mirë të vish një nga ditët në chat dhe të flasim pak më shumë.
Shpresoj se përgjigja të ndihmoi të mendosh për disa gjëra.
Të uroj gjithë të mirat më tej dhe mbetemi në kontakt
Almandina
thjesh qetesohu mos mendo gjera negative une dua xxx person por ai nuk e di kam 3 vite qe i shkruaj dhe pres nje mesazh prej tij por kurr nuk erdhi