Arta 07.02.2022
Pershendetje. Tani qe e shkruaj kete me besoni jam nje gjendje qe spo di si mund ta ndihmoje veten. Jam 26 vjet jeta me ka perball shume svida, kam pas ne jete shume ngjarje jo te mira, shume zhgenjime sa me e kom problem me besu qe ka njerz te mire. Me gjithe keto me duhet cdo dite perball me ankth; me deralizem fort, pas cdo merzitje kam edhe atak paniku qe me paraqitet me marrjemend trullim dhe r
deralizem. Mka lodh shume kjo gjendje. Anen tjeter shoh veten e vogel 1.55 E dobet ngaqe skom oreks dhe merzitem mendoj cka kam ber ne jete qe ti meritoj gjithe keto. Nuk e di sikur spo kom forc vullnet me. Kam arrit shume aspektin profesional po kur mbrenda vetes ndihem bosh e pa lumtur sme bejn pershtypje as diplomat edhe pse jane arrit me mund. Ju lutem me ndihmoni.
Ju lutemi që komentet tuaja të jenë mbështetëse dhe jo gjykuese ndaj të tjerëve. Faqja administrohet, ndaj komentet postohen vetëm pas aprovimit nga administratori.
Pershëndetje. Me sa kuptoj nga letra jote duket se “problemi” qendron te fusha e kenaqësisë dhe marrëdhenieve. Të ka humbur besimi te njerezit nga sfidat dhe ngjarjet qe ke hasur në jetë dhe megjithese je perpjekur ti perballosh vetë këto veshriresi të së perditshmes ka momente kur “pëson”një humbje të kontaktit me veten dhe realitetin. Ndihesh e lodhur dhe sikur do te ndalosh. Sikur eshte momenti te vije dikush dhe te jete me ty ne kete përballje. Sigurisht që sukseset ne pune jane nje motiv I mire dhe I nevojshem por jo I mjaftueshem per te arritur përmbushjen dhe lumturinë shpirterore. Nje aspekti rendesishem eshte kenaqesia, si nga ato te voglat (ushqimi) deri te nje vetvleresim me I larte per veten apo nje marredhenie ku imazhi yt si femer të gjeje “feedback” e duhur. Kur ndihemi te palumtur ne nje moment te dyte çdo gje kthehet ne nje “persekutim”. Eshte ajo pyetja e “famshme”, “pse unë”. Ne fakt kur mungon dicka apo dikush qe mund te na beje te lumtur ajo dicka apo dikush jo vetem qe ndihen sikur mungojne por edhe sikur mungojne “me kast”. Kjo na demotivon akoma me shume se sa mungesa e tyre. Gjerat perkeqesohen ne mendjen tone dhe na mbyt nje ankht pasi ndjejme se jemi(tanime) vetem ne kunder “te gjitheve”. Por ne fakt, ky besim I humbur si te njerezit dhe te e nesermja, mund te rikthehen. Megjithese mendja ka rene ne nje determinizem te cilin e projekton jashte( pra sikur asgje nuk do te ndryshoje dhe se eshte vetem shkak pasoje) mendoj se nje komunikim I vazhdueshem (ndoshta nje terapi) me njerezit rreth teje, pavaresisht pritshmerive, do te ktheje te nje botekuptim ku rastesia shfaqet sërish si ai dimensioni I trete qe zgjeron hapesirat e ngushtuara nga ankthi I vetmise.
Mund te me shkruash ne vazhdim.
Gjithe te mirat,
Sokoli