Tradheti 16.12.2019
Pershendetje! Doja ndonje keshille lidhur me situaten ne te cilen ndodhem!Ka rreth 2 muaj jam ne gjendje shume te keqe psikologjike, aq sa kam menduar te pi edhe ilace per ti dhene fund kesaj torture qe po me mban shternguar! Jam e martuar kam 2 femije dhe me bashkeshortin shkojme shume mire por di edhe qe pelqen te levize lart e poshte me ndonje femer tjeter, i gjeta nje sms dhe nuk e pranoi kurrsesi se kishte dicka mes tij dhe personit tjeter! Kjo gje me ka mbyll ne vetvete dhe spo di si te dal!mundohem cdo dite te punoj me veten qe ai me ka dhene siguri qe ska asnje tjeter vec meje por prape se prape me mundon!
Ju lutemi që komentet tuaja të jenë mbështetëse dhe jo gjykuese ndaj të tjerëve. Faqja administrohet, ndaj komentet postohen vetëm pas aprovimit nga administratori.
Nuk kam aspak eksperte por meqe ndonje përgjigje akoma nga nje i tille, me njohurite e mia aq sa kam mendoj se nuk duhet te lejosh veprimet primitive te burrit te te shkatërrojnë ty dhe fëmive të tu jetën. A jeni e sigurt fillimisht nese ai me të vertet po ju tradheton? Nëse po , vazhdo perpara me jeten tende. Eshte nje kapitull i ri për ty pa perfshire burrin në të. Kjo eksperiencë zemërthyese do të të zhvilloj si person në të ardhmen më beso. Do kesh gjithmonë dashuri dhe suport, nese jo nga burri ,nga fëmijët, miqtë dhe familjarët e tu (edhe nga unë sigurisht) . Je nje femër e pavarur dhe e fortë! Mund t’ia dalësh,mund t’a kalosh këtë fazë! Kam besim tek ti.Vazhdo përpara bashk me fëmijë e tu , priti njerzit toksik nga jeta jote si tipi burrit tuaj dhe kushtojini vëmendje vetes tuaj. Je e rrethuar me dashuri dhe suport,mos humb shpresa. <3 <3
Besom se me lendu vetin nuk osht zgjidhjaa pe thom si ni person me pervoj hjeke ket ide prej mendjes edhe nese je lodh e do mu dorzu mendoj 2 fmit e tu mbahu per ta kqyri qdo dit edhe falenderoj zotin qe i iki kurr mos ik prej problemev se nuk munesh po ballafaqohu me to ishalla zoti t nimon
Përshëndetje. Ndjese per vonesen ne përgjigje. Me sa kuptoj nga situata qe peshkruan duket sikur mbyllja ne vetvete perkundrejt nje “realiteti” te ri jo te deshiruar ne jeten tuaj eshte nje forme mohimi ndaj kesaj situate por e cila nuk eshte shume eficente pasi duket se serish ju mundon. Edhe me tej duket sikur zgjidhja per juve eshte “te punoni me veten” dhe jo te përballeni apo te bisedoni me bashkeshortin nga i cili me sa kuptoj kerkoni vetem nje siguri qe “ska asnje tjeter”. Ajo qe dua te them me pak fjale eshte se duket sikur ky lloj modeli/kendveshtrimi ndaj nje situate “jo perfekte” eshte berë ndoshta deri diku pjese e karakterit tuaj aq sa kur ndodhesh perballë kësaj situate realisht ajo ju vjen si shok psikologjik dhe e vetmja zgjidhje e logjikshme që vjen per shtat me pas eshte mohimi total i saj. E kuptoj se behet fjale per nje familje dhe qe hapat qe duhen hedhur duhet te jene ne perputhje me kete por mendoj se duke kuptuar me mire menyren tuaj si mendoni ne keto raste ndoshta edhe gjeni nje rruge te mesme pa kaluar ne ekstreme. Vete juve e thoni me siper se jeni pak a shume e vetedijshme qe ndonjehere “i pëlqen te lëvizë lart e poshte me ndonje tjetër” por kjo vetedije nuk shkon asnjëherë deri ne fund.
Nese deshiron mund te komunikojme serish via email ose ne chat ne faqen nukjevetem. Gjithe te mirat.