admin 20.10.2019
pershendetje une kam nje problem me motivimin. po bej jeten qe une dua, enderrat me duken sikur po me plotesohen por ne vend qe t’i plotesoj, une nuk bej asgje. vetem qendoj. dhe ne shkolle po bie nga mesimet pasi nuk mesoj ne shtepi, vetem i hap per disa minuta me duket sikur i di ose i le qe ti mesoj me vone dhe kur vjen kjo “e vona” me vjen te flej dhe flej. pra jeta ime ne vend qe te marre tatepjeten vetem po qendon ne nje vend gati qe te shkaterroje gjithcka dhe gjithe kjo vetem per fajin tim. une kam ngecur vetem ngec me vjen shume keq por nuk di cfare te bej.
Ju lutemi që komentet tuaja të jenë mbështetëse dhe jo gjykuese ndaj të tjerëve. Faqja administrohet, ndaj komentet postohen vetëm pas aprovimit nga administratori.
Pershendetje,
Te falenderoj qe na shkruan. Ka ndonje arsye qe ndoshta ti nuk e deshiron suksesin tend ose te ngjall frike te arrish ato qe ke enderruar? Ndoshta mendon se nuk e meriton vertet dhe duke vepruar keshtu e bind veten se ke te drejte? Ka dicka tjeter? Ne thelb arsyen e vertete e di vetem ti.
Nese eshte ceshtje motivimi, atehere eshte e rendesishme te mendosh cfare do vertet te arrish nga objektivat e tua dhe cilat jane motivet qe do ti arrish dhe tia rikujtosh vetes keto sa here qe te duhet te punosh, studiosh dhe përpiqesh per to. Eshte e rendesishme qe objektivat e tua te
jene realiste, pra te arritshme; te jene ne thelb te tuat dhe jo per te kenaqur dike tjeter dhe t’u japesh kohen qe secila prej tyre kerkon, pa harruar ti lejosh vetes kohe per t’u relaksuar dhe argetuar.
Te uroj me te mirat!