Era 02.11.2019
Kam 10 vite qe mjekohem per humor bipolar si mundet te kurohet me shpejt kjo semundje?
Ju lutemi që komentet tuaja të jenë mbështetëse dhe jo gjykuese ndaj të tjerëve. Faqja administrohet, ndaj komentet postohen vetëm pas aprovimit nga administratori.
E dashur Era,
Faleminderit që ke shkruar në faqen tonë. Crregullimi Bipolar trajtohet me medikamente dhe psikoterapi. Psikoterapia Konjitiv Biheviorale është parë të jetë efektive në trajtimin e crregullimit bipolar.përvec medikamenteve dhe psikoterapsisë ti mund të bëhesh pjesë e grupeve mbështetëse online për personat me Crregullim Bipolar, t’I përmbahesh një stili të shëndetshëm jetesë, të bësh aktivitete që të relaksojnë, të lexosh mbi crregullimin/ të pyesësh mjekun, terapistin, dhe të ndash këtë informacion me familjen ose rrethin tënd shoqëror që edhe ata të kuptojnë më shumë mbi crregullimin. Ti ke disa vite që jeton me crregullimin tashmë dhe nuk di nëse informacioni që ndava është I ri për ty, por nëse ndonjërën nga gjërat e mësipërme nuk e ke provuar ende, ja vlen ta provosh e shohësh cfarë efekti mund të kete.
Uroj të jesh mirë e më shkruaj sërish nëse ke nevojë.