Këshilla/Blog

LG 15.11.2019

Hi, kam me shume 2 vjet qe konsumoj marihuanen qdo dite, ne fillim gjithqka ishte ne rregull, isha e lumtur, ndersa tani behen gati 1 vjet qe e kam nje re te zeze mbi koke, jam duke e shkatrruar edhe lidhjen time, me ka humbur buzeqeshja, me ka humbur interesimi ne gjithqka. Jam gjithmonr shume e lodhur, jam shume e merzitur, kam shpesh mendime shume te erreta, shpesh i deshiroj vetes vdekje sa me te shpejte. Nuk kam besim te njerezit, nuk po i besoj as partnerit tim dhe jetoj ne frike qdo dite, ajo re e zeze me ka kaplu dhe nuk po me largohet. Ndonjeher mendoj se marihuana po ndikon shume ne mua, ndersa shpesh mendoj se eshte gjeja e vetme qe po me ndihmon. Jam shume keq, shpesh marr edhe antidepressants si Lexilium. Kam humbur interesimin ne gjithcka dhe asgje me nuk me ben te lumtur, jam me lot ne sy nonstop.

  1. Era says:

    Duhet patjeter te shkosh tek nje specialiste psikiater per ti treguar te gjitha keto shqetesime dhe te lutem mos e perdor me marihuanen me ajo ta shton me shume ankthin per momentin te duket sikur te kalon por jo ajo te ben me keq , sidomos kur perdor edhe antidepresive pa rekomandim nga mjeku , ku bashke me persorimin e droges keto ilace japin efekte te padeshiruar . Keshtu te keshilloj te shkosh sa me shpejt tek nje specialist shko me dike qe ti i beson shume dhe do te jesh me mire duke hequr dore nga droga avash avash , duke marre mjekimin e duhur nga mjeku dhe duke bere psikoterapi e cila eshte terapi efektive per te larguar mendimet negative dhe per te te mesuar si te menaxhosh streset dhe ankthin , por e rendesishme do te ishte te mos dorezoheshe dhe ti japesh veten sado pak kuroja duke bere gjera te vogla per veten tende ndoshta permiresimin nuk do e shohesh pernjeher por te siguroj qe do ja dalesh sa me shpejt te levizesh per konsult tek Psikiatri per te dhene nje mjekim specifik per ty dhe tek psikiologia per te lene takime per psikoterapi , nese ske mundesi ne privat ateher me ane te nje rekomantimi tek mjeku i familjes mund tet rekomamdoj ne shtet per ta bere falas . Edhe un jam ne kete gjendje por nuk konsumoj drog pavaresisht sa keq ndihesh asgje tjeter pervec se te ulesh te marresh fryme thelle deri ne 5 /6 here dhe thuaji vetes do kaloj derisa te normalizohet ankthi dhe mos perdor ato lende narkotike

  2. bebiderrkuc says:

    Pershendetje!
    Marijuana eshte droge e cila hyn tek kategoria e DEPRESANTEVE. Kjo gje nenkupton me pak fjale se : Nese ti e komsumon , te ul aktivitetin e trurit dhe njekohesisht te trupit.
    Nese kjo gje shoqerohet me Gjendje depresive , ose ankth , sic po te ndodh ne keto momente , situata behet me e renduar dhe e komplikuar. Duhet te heqesh dore gradualisht nga perdorimi dhe te mundohesh te kurosh ankthin qe po te shoqeron.
    ????????

  3. MSc. Enkel Bulica says:

    Përshëndetje LG dhe të falenderoj që na je drejtuar tek nukjevetëm. Me sa kuptoj po kalon një gjendje mjaft të vështirë ku gjërat në jetën tënde kanë filluar të humbasin kuptim. Thua që jeton në frikë, mosbesim dhe ndihesh sikur jeton ‘nën një re të zezë’ e cila nuk largohet.
    Ajo që është e rëndësishme të kuptohet është nëse këto përjetime kanë ndonjë shkak të cilin ti mund ta identifikosh, apo diçka e pashpjegueshme dhe e cila mund te ketë pjesë e jëtës tënde në forma më të zbehta dhe më parë. A është marihuana një mënyrë për ta ‘mjekuar’ veten në një farë mënyre, për ta lehtësuar këtë gjendje emocionale dhe a është shndërruar tashmë në një varësi e cila e ka humbur dhe efektin lehtësues të përkohshëm?

    Mendoj se gjendja në të cilën ndodhesh tashmë ka nevojë për mbështetje profesionale, e cila mund të ndikojë dukshëm në përmirësimin e saj. Ke nevojë të flasësh e të degjohesh, të kuptosh veten dhe të ndihesh e kuptuar. Në fillim mund ta shohësh si diçka të vështirë, pra të marrësh ndihmë nga dikush tjetër, të besosh se dikush mund të të ndihmojë, megjithatë sapo kjo fazë fillestare kalon aq më tepër e kupton se të tjerët mund të të ndihmojnë dhe se besimi tek të tjerët mund të rifillojë të kthehet në jetën tënde.

    Shpresoj të të jem gjendur sadopak
    Gjithë të mirat
    Enkeli

Ju lutemi që komentet tuaja të jenë mbështetëse dhe jo gjykuese ndaj të tjerëve. Faqja administrohet, ndaj komentet postohen vetëm pas aprovimit nga administratori.

NJV