Era 11.09.2020
Pershendetje. Mendoj se po kaloj ne depresion. Jam ne nje periudhe te jetes qe cdo gje me duket bosh. Nuk kam deshiren te qendroj me njeri, acarohem per gjene me te vogel, nuk kam deshire per asgje, me duket cdo gje bosh dhe pa kuptim. Shpeshhere qaj kot, kam luhatje humori, shume ngarkese emocionale, shume stres. Cfare me keshilloni ju lutem?
Ju lutemi që komentet tuaja të jenë mbështetëse dhe jo gjykuese ndaj të tjerëve. Faqja administrohet, ndaj komentet postohen vetëm pas aprovimit nga administratori.
Përshëndetje e dashur,
Më vjen shumë keq për gjendjen që po kalon dhe e besoj sa të vështirë mund ta kesh çdo ditë. Por më lejo të të them se është një gjendje që të gjithë pa përjashtim mund ta përjetojmë të paktën një herë në jetë. Mund të vijë pas ndonjë ngjarjeje stresante e të fortë që na trondit, por edhe gradualisht, me kalimin e kohës, nga mbivendosja e streseve të vogla të jetës së përditshme. Gjithashtu, mund të jetë një gjendje e kohëve të fundit, por mund të vijë edhe nga e kaluara. Të gjitha këto mund të kuptohen më mirë duke folur më gjatë me një psikolog. Nëse ndihesh kështu prej më shumë se 2 javësh, pa ndjerë përmirësim, atëherë të sugjeroj të flasësh sa më herët me një psikolog (online ose ballë për ballë). Në tërësi, edhe pse nuk kam më shumë info nga ty, do të të sugjeroja të gjeje kohë për veten, të pushosh, të ecësh, të bësh gjëra të vogla që të japin sadopak qetësi dhe të bëjnë të ndihesh më mirë. Përpiqu të gjesh edhe një person të afërt me të cilin/cilën të flasësh për ta ndarë dhimbjen tënde për t’u lehtësuar. Gjithashtu, do të të ftoja të shkruaje pak më gjatë për shqetësimet e tua në një letër tjetër ose në shërbimin e chat-it ku mund të marrësh ndihmë të drejtpërdrejtë nga ne ekspertët e faqes nukjevetem.al.
Të uroj shumë forcë për të përballuar këtë situatë dhe vendosmëri për ta ndihmuar veten.
Përzemërsisht,
Lediona Braho
Psikologe