Linda 27.05.2021
Pershendetje jam 21 vjece dhe vuaj shume nga depresioni nuk kam asnje arsye vetem.se nuk mund te behem e lumtur nuk mund te ngrihem.nga krevati shkaku se gjithmon gjej dicka qe me.ben te vuaj dua te shpetoj nga kjo ngarkese e trurit por nuk mundem
Ju lutemi që komentet tuaja të jenë mbështetëse dhe jo gjykuese ndaj të tjerëve. Faqja administrohet, ndaj komentet postohen vetëm pas aprovimit nga administratori.
Përshëndetje,
Më vjen mirë që po shkruan, pra le të quajmë si një ngritje ndryshe nga krevati, ku ti po lëiz për të kuptuar gjendjen në të cilën ndodhesh. Ti po vuan shumë..dhe truri është i ngarkuar me gjëra që kërkon të vuajë (sikurse ti po thua).. kjo më bën të të pyes nëse mund të i ndash gjërat për të cilat vuan. Gjërat që të mundojnë..që ti analizon me veten tënde, që të largojnë forcën, dëshirën dhe motivin për të nisur ditën dhe me jetuar përditshmërinë.
Ti ndjen se nuk ke asnjë arsye për të qenë e lumtur? Cilat do ishin arsyet për të qenë e lumtur? Si është lumturia për ty, mundesh të ma përshkruar?.. Komunikimi dhe mbështetja është shumë e nevojshme. Keni dikë pranë që ju dëgjon dhe ju kupton? A flisni me dikë për gjendjen në të cilën ndodhesh..?
Ti po kërkon të shpërosh nga kjo gjendje, e cila nuk e di prej sa kohësh qëndron më ty por që di që ke nevojë të flasësh. Ti do dëgjohesh..
Biseda me një psikolog do të të ndihmonte shumë, por edhe nëse nuk i keni mundësitë pranë zonës ku banoni, mund të komunikosh me psikologun në chat online tek Nuk Je Vetqëm,,,sikurse mund të vazhdojmë komunikimin bashkë.. Unë dua të kuptoj më shumë mbi gjendje tënde dhe të njoh mendimet që ngarkojnë trurin tënd.
Kujdesu për veten,
Arela