Këshilla/Blog

Info 02.07.2021

Pershendetje, kam nje rast specifik. Deshiroj te kryej disa seanca per vellain, i cili mendoj qe nuk eshte me si me pare. Ka disa fiksime te tijat ne lidhje me njerezit perreth tij. Doja te kryeja nje takim me ju pasi jeton jashte dhe eshte per pushime ne Shqiperi, dhe i vetmi moment eshte ne kete periudhe.

  1. Nuk Je Vetem says:

    Pershendetje dhe faleminderit qe na keni shkruar. Fillimisht eshte e rendesishme qe kerkimi i ndihmes te vij nga vellai juaj si nje nevoje e tij per ndihme. Platforma nukjevetem.al ofron keshillim psikologjik vetem online permes chat ose pyetjeve. Mund ti rekomandoni vellait tuaj te futet ne chat per te komunikuar me nje prej eksperteve drejteperdrejt ne oraret ne te cilat ata jane online.
    Nese ju nevojitet te kontaktoni me nje ekspert per seanca individuale balle per balle ju ftojme te na shkruani ne adresen e emailit pyetjetnukjevetem@gmail.com duke dhene dhe disa specifika te shqetesimeve ne menyre qe tju rekomandojme nje ekspert me te cilin mund te komunikoni.

    Gjithe te mirat,
    Stafi i nukjevetem

Ju lutemi që komentet tuaja të jenë mbështetëse dhe jo gjykuese ndaj të tjerëve. Faqja administrohet, ndaj komentet postohen vetëm pas aprovimit nga administratori.

NJV