Këshilla/Blog

Depresioni 04.04.2022

prsh… desha te ju them se asgje nuk me duket si me perpara jam kenaqur me gjithqka edhe me gjene me te vogel ndersa tani kudo qe rri sme rrihet ne ate vend vetem shtrit dua te flej dit,nat sdua te dal me shoqeri gjithmone gjej nje arsye per mos me dal as me familje as me shoqeri as me te dashurin. kur dikush me tregon diqka sjam e perqendruar aty se qfare flet ai ajo. poashtu mengjesi sme duket mengjes, dreka sme duket drek, mbramja sme duket mbramje. asnje minut nuk kenaqem me asgje. gjerat i shoh ndryshe monotoni me duket gjithqka . ndegjoj ndryshe shoh ndryshe . ju lutem me tregoni si te dal nga kjo gjendje, qe besoj 1% e popullsise e kane kete problem. as nuk ndjej asgje per askend as per asgje. jam si e vdekur ne trup te gjall. ju lutem me tregoni se qfare te bej me ket gjendje. poashtu ora 1 e dites me duket si ora 1 e nates . ashtu njejt ora nuk me ec fare. ju lutem me ndihmoni….

  1. Besmer says:

    Pershendetje e dashur,
    Keshtu jam dhe une nuk ndjej kenaqesi per asgje qe ndodh, me kane humb ndjenjat sikur nuk kam dhe zemer, kam pas nje te kaluar te mire shoqerin familjen dhe tani merzitem shume sepse per 3 vite me ka ndryshuar jeta teresisht , me mer malli per shoket dhe shoqet qe sot as nuk pershendetemi nese takohemi diku e kjo me vret shume. Jam mbyll ne shtepi dhe nuk dal asku edhe kur vje puna t dal diku mkap stresi jam person i prekshem dhe gjat gjith kohet kur jam me stres kam dhimbje koke te perziera dhe shpesh her te vjella, nuk mundi tia dal ndihem shume keq sikur me mire te vdes se ndryshe nuk do dal kurr nga kjo situat qe po me shkatron rrinin dhe gjith jeten .
    Une te kuptoj shume mire si ndjehesh sepse jam edhe une ashtu si ti, duhet ta duam veten ta pranojm realitetin qe po jetojme , nuk jemi vetem ne te dya keshtu shumica e rrinise kan kete problem nuk kan kenaqesi per asgje qe bejn. Shpresoj qe ndonje ka psikologet te faqes do na ndihmoj me ndonje keshill.

  2. Përshëndetje, faleminderit që e ndave shqetësimin tënd! Më vjen keq për këto ndjesi që po përjeton, duhet të jenë të vështira për ty.

    Si fillim, do të të sugjeroja të reflektosh se kur kanë ardhur për herë të parë këto mendime/ndjenja: çfarë ishe duke bërë, çfarë po ndodhte në jetën tënde në atë moment, kur mund të kesh përjetuar edhe më përpara një situatë të tillë, çfarë e ka provokuar këtë herë? Edhe nëse në pamje të parë duken pa kuptim, lërë vetën të lirë që të mendosh deri në detajet më të vogla për momentin që ka filluar. Më pas, mund të monitorosh pak veten për të kuptuar se në ç’moment aktivizohen këto ndjesi tani: a kanë lidhje me një person ose me një situatë specifike? A i ke më shumë ditën apo natën? A ka diçka në marrëdhëniet e tua aktuale që të bëjnë që të ndihesh kështu: me prindërit, me të dashurin, me shokët/qet?

    Gjithashtu, një sugjerim tjetër është që të krijosh një rutinë të rregullt gjumi, ushqyerje dhe të merresh me aktivitete fizike. Këto janë mbështetëse dhe ndihmuese. Fol me njerëzit që mund të bisedosh, shpreh shqetësimet që ke.

    Nëse këto nuk të ndihmojnë dhe gjendja nuk kalon besoj se duhet të drejtohesh në një psikoterapist/e.

    Gjithë të mirat,
    Veronika

Ju lutemi që komentet tuaja të jenë mbështetëse dhe jo gjykuese ndaj të tjerëve. Faqja administrohet, ndaj komentet postohen vetëm pas aprovimit nga administratori.

NJV