Këshilla/Blog

28.08.2017

Pershendetje. Doja te dija so a eshte dicka shqetesuese kur edhe per gjene me te vogel e perjetoj sh keq.

  1. MSc. Ardita Korriku says:

    Pershendetje!
    Nuk e di nese i referohesh vetes apo per dike tjeter, por do te doja te dija dicka me teper per personin. Cfare do te thuash me perjeton keq? Ne cfare forme eshte ky perjetim? A eshte me te vertete qe per cdo gje ka ate lloj perjetimi? Sigurisht, perderisa ti na shkruan dhe e ndan me ne si shqetesim, do te thote se je i/e shqetesuar per menyren se si i perjeton gjerat. Te qenit fleksibel ndaj te tjereve, marredhenieve, deshtimeve, zhgenjimeve, eshte nje karakteristike individuale tek njerezit dhe jo te gjithe e kane. Duke mos e patur kete fleksibitet, ben qe shpesh here ti shohesh gjerat vetem ne nje drejtim; qe shpesh here nuk eshte i duhuri dhe keshtu perfundon duke fajesuar veten apo viktimizuar veten. Nga ana tjeter, kjo karakteristike edhe mund te mesohet me kohen, duke e gjykuat situaten ne te gjitha kendveshtrimet dhe duke gjetur alternativa te tjeta per arsyet sepse ndodhin gjerat ne ate menyre.
    Nuk e di se sa e qarte kam qene, duke folur ne pergjithesi, sepse mungon informacioni ne shkrimin tuaj.
    Megjithate, mos hezito te na shkruash ne cdo moment per te na sqaruar me shume rreth kesaj ceshtje ose per cdo gje qe do te ndash me.
    Te uroj me te mirat!
    Me respekt,
    Ardita Korriku,
    Psikologe Klinike!

Ju lutemi që komentet tuaja të jenë mbështetëse dhe jo gjykuese ndaj të tjerëve. Faqja administrohet, ndaj komentet postohen vetëm pas aprovimit nga administratori.

NJV