Këshilla/Blog

pa emer 06.07.2020

Pershendetje. Jam nje vajze 16 vjecare. Shkaku i gjendjes sime stresuese qe po kaloj momentalisht eshte nje histori ndoshta jo aq e rendesishme por ne fakt eshte teper ndikuese ne moshen time,sepse nuk kam kaluar ndonjehere dicka te tille dhe ndonjehere dua te vras veten sepse deshperohem aq shume saqe nuk gjej zgjidhje dhe mbi te gjitha nuk kam guxim te flas me te afermit per kete qe po kaloj,sepse nuk e di sa do te me kuptojne por mbi te gjitha nuk dua ti bej te ndihen te zhgenjyer nga une. Shkruajta ketu sepse kerkoj ngushellim apo zgjidhje por ne fakt nuk dua ta zgjas me te gjithe historine,me mjafton te qartesoj vetveten me nje pergjigje per kete pyetje te meposhtme qe me mundon. Dua te di nese gjate adoleshences fillon te pelqesh dike dhe nga impulsiviteti vendos ta takosh a quhet kjo nje lidhje…pra nese une nuk kam asnjefare komunikimi me nje person te caktuar dhe krejt papritur ai person terhiqet shume nga une dhe me ane te nje shoqeje me thote qe do te kete dicka me mua…une per shkak te moshes jam thuajse e bindur qe ta kaloj ate eksperience…pas disa ditesh kerkon te me takoje dhe une pranoj ta takoj thjesht per te folur me te…e takoj vetem njeher dhe pas disa ditesh kuptoj qe ishte nje gabim moshe qe nuk duhet ta kisha menduar dhe i them atij tipit qe une kam te tjera perparesi.kam familjen,shkollen,pra gjera qe vertet jane te vyera per mua dhe keshtu kjo loje merr fund…tani une dua te di cfare emri mban kjo qe kalova,pra a quhet lidhje apo jo…shoqet me thone qe eshte thjesht nje takim por jam shume e ndergjegjshme realisht dhe tani dua qe ti jap nje pergjigje vetes,te jem e qarte sepse po vuaj vertet shume dhe nuk di c`te bej,mendoj se ka ardhur koha qe te gjithe kete ta le te shkoje por nuk po mundem,dicka me mbyt ne fyt dhe ndihem e vetme ne gjithe kete…nese nje vajze e kalon kete gje a do te thote gje per te…dmth a ndikon kjo ne vlerat e mia sipas jush,sepse une jam vajze e mire po kam patur edhe paragjykime nga rrethi shoqeror per shkak te kesaj ceshtjeje dhe tani nuk kam besim ne vete,integrohem me frike ne shoqeri dhe kam nje vetevleresim te ulet dhe realisht nuk e di cfare te bej sepse nuk jane vetem te tjeret por jam edhe une vete ajo qe ndihem sikur nuk meritoj asgje te mire dhe me duket vetja ndryshe ngaqe ate periudhe e kujtoj si dicka te neveritshme…prandaj dua te di nqs ajo gje quhet lidhje apo jo sepse sinqerisht dua te kuptoj a eshte dicka per te cilen duhet ta vras vertet mendjen dhe ta kujtoj si dicka te madhe qe me mundon apo duhet ta mendoj si dicka femijesh dhe te mos lendohem kur te ma permendin nqs vertet eshte dicka e vogel dhe e paperfillshme…i lutem adminit ta postoje kete pyetje kur te mundet sepse kam vertet nevoje te marr nje pergjigje apo nje mendim,nje keshille apo dicka,sepse vertet po i bej keq vetes me kete gjendje dhe nuk dua qe nje dite te perfundoj me probleme te tjera nga kjo gjendje…ndihem sikur kam humbur veten…ata qe kane sadopak eksperience apo qe kane nje mendim te kthjelluar rreth problemeve te kesaj moshe,ju lutem te me jepni nje pergjigje…faleminderit.

  1. Adela says:

    Pershendetje
    Jo nuk eshte nje lidhje
    Ishte thjesht nje takim
    Kjo s ka fare te beje me vlerat e tua
    Ti e njeh me mire veten se sa te tjeret ty
    Dhe ske pse merakosesh
    Shpresoj te te kete sherbyer pergjigja

    1. pa emer says:

      Shume faleminderit e dashur..vertet me beri mire ta degjoja troc qe nuk eshte lidhje edhe kaq…kujtoj gjera dhe,i mendoj thelle dhe kjo me ben te fiksohem pas atyre gjerave duke hyre ne dyshime se cfare vendi zene ato ne jeten time…e ndiej se pas gjithe kesaj kohe e mira do te ishte te keshillohesha me nje ekspert,por gjithsesi te falenderoj me zemer per pergjigjen…Zoti te bekofte,te uroj me te mirat.

  2. pa emer says:

    Ju lutem a mundet dikush te me ktheje pergjigje? Do te doja te me kthente pergjigje nje psikolog/e por gjithashtu edhe ju njerezit e tjere me pervojat tuaja dhe me ate cfare kuptuat nga gjendja ime…kam nevoje te behem mire?? ndaj me ndihmoni…kush e lexon shqetesimin tim me siper le te me jape nje dore qe t’ja dal edhe ne kete sfide…faleminderit serish,respekte

    1. Nuk Je Vetem says:

      Pershendetje, pyetja juaj i eshte derguar njerit prej eksperteve dhe pergjigja do te vije ne vazhdim.

      Gjithe te mirat
      Stafi i Nukjevetem

      1. pa emer says:

        Sinqerisht shume faleminderit stafi…realisht mendoj se ka ardhur koha te perballem me gjykimin e nje njeriu te kesaj fushe dhe besoj te psikologet sepse edhe une e kam enderr psikologjine. Uroj qe sa me shpejt te marr nje pergjigje qe do me sherbeje. Une do perpiqem te behem vete pjese e zgjidhjes se problemit dhe do bej cdo gje qe te me thoje eksperti vetem e vetem qe ta kaloj kete,mjafton qe nje ekspert te me jape keshillen e duhur…ndihem me fat qe gjeta stafin tuaj..jeni te mrekullueshem…uroj qe te kem sa me shpejt nje pergjigje.

  3. Pa emer says:

    Pershendetje vajza
    Shpresoj dhe uroj qe te jesh mire!
    Faza e jetes ne te cilen ti ndodhesh eshte e mbushur plot emocion dhe humor i cili luhat nga gjera mjaft te vogla dhe situata te cilen ti ke kaluar me djalin dhe shoqerin dhe familjen e rrethin shoqeror te ka bere qe ti ta vendosesh veten ne nje gjendje ankthioze. Ajo qe ti po perjeton infulencohet nga shqetesimi per mendimin e tjeterit e cila eshte normale deri diku por mos harro eshte normale deri aty ku psikologjikisht na ben te jemi mire pastaj ajo kalon ne jonormale duke na ushtruar presion dhe vendosur ne gjendje ankthioze.
    E thash kete qe ti te besh dallimin dhe te shqetesohesh per mendimin e tjetrit deri ne nje pike normale.
    Per sa i perket komunikimit me djalin ne fjale mendoj se ka qene nje njohje mes dy personash e cila eshte nderpre ne fazat e para dhe nuk e konsideroj nje mardhenie apo lidhje sic thuhet ndryshe.
    Per sa i perket mendimeve te vetevrasjes do te lutesha te filsje me dike
    Te uroj gjithe te mirat!

    1. pa emer says:

      Shume faleminderit per keshillat!? Gjithe te mirat edhe ty!

  4. MSc. Lediona Braho - Psikologe klinike says:

    Përshëndetje e dashur,

    Mua më vjen keq që po të mundon kaq shumë kjo ngjarje, por nga ana tjetër, më vjen mirë që e ke ndarë, që e ke shprehur dhe nuk e ke mbajtur përbrenda, duke kërkuar një zgjidhje.
    Në letrën tënde shoh dhimbje, shqetësim, zhgënjim, turp dhe faj, një kompleks ndjenjash negative të cilat mund ta kenë zanafillën tek kjo ngjarje, por mundet që edhe jo. Unë do të të ftoja që ti të mos i mbash për vetë gjithë këto ndjenja të forta, pasi e di që ato kanë një peshë të jashtëzakonshme dhe të gërryejnë. Të mbështes që të punosh me këto ndjenja, mundësisht me ndihmën e një psikologu.
    Nga përvoja jetësore dhe profesionale, unë di që në moshën e adoleshencës, të rinjtë kanë pëlqime për njëri-tjetrin dhe këto pëlqime mund të shfaqen në forma të ndryshme, nga komunikimi në distancë deri te marrëdhëniet intime. Shoh që ti e ke takuar vetëm një herë djalin dhe më pas nuk e ke takuar më; nga ai moment ka buruar një lumë ndjenjash dhe mendimesh negative për veten. Çfarë të trembi kaq shumë? Në një moment thua “jam vajzë e mirë” dhe ky togfjalësh duhet kuptuar më tej, pasi shoh që mund të jetë një koncept që mund të të pengojë të jetosh në mënyrë të shëndetshme, duke provuar edhe gjëra të reja. Ndërkohë po të kujtoj se ti je në një moshë ku ka shumë pikëpyetje për veten dhe gjërat që duam, për të cilat duhet eksploruar dhe kërkuar brenda dhe jashtë vetes.
    Për pyetjen tënde direkte, ndoshta nuk kam një përgjigje të sigurt, por me shumë mundësi, nuk duket si “lidhje” në kuptimin që unë i jap lidhjes: një pëlqim, afeksion dhe ndjenja që ke për një person, të cilat gradualisht përkthehen në afrimitet fizik dhe/ ose seksual me dikë. Megjithatë, jo çdo lidhje ka përfshirje të trupit dhe marrëdhënie intime, pasi mund të kesh edhe një lidhje shpirtërore me dikë për një kohë të caktuar (por që përsëri, do vijë një moment që lidhja do ketë nevojë të bëhet edhe fizike).
    Përtej pyetjes, unë shoh që takimi me një djalë të ka ndryshuar shumë mendimet dhe ndjenjat për veten tënde dhe kjo cështje ka vend për eksplorim: pse ka kaq impakt negativ kjo ngjarje për ty (dhe mesa ndiej, edhe për familjen dhe komunitetin ku ti jeton?) Cfarë mund t’i lehtësojë këto përjetime? Me siguri kjo ngjarje mund të ketë ngacmuar gjëra më të hershme tek ty, ndaj ji e hapur dhe e gatshme për t’i dhënë një dorë të fortë ndihme vetës tani që ke më shumë nevojë.

    Unë shpresoj që përgjigjia që po të jap në këtë mesazh të të japë njëfarë qetësie dhe nëse do kesh nevojë për të folur sërish, na shkruaj prapë. Gjithashtu, të sugjeroj të flasësh me mikeshat e tua dhe të kërkosh mbështetjen e tyre; ta ndash me persona të afërt këtë dilemë dhe të kërkosh ndihmë, pse jo, edhe ndihmë psikologjike, nëse do vazhdosh të ndihesh e stresuar nga ngjarja që ka ndodhur. Të sugjeroj, po ashtu, të perqendrohesh tek disa gjëra që të bëjnë të ndihesh mire me veten, të bësh sport, aktivitete, etj. që të lidhin me veten dhe dëshirat e tua, por edhe me të tjerët.
    Mund të përdorësh edhe shërbimin tonë falas duke dërguar pyetje ose duke biseduar në chat (online).
    Uroj dhe besoj që do të gjesh kohë për vete, do të kërkosh ndihmë, do të fokusohesh te vetja dhe te përpërësitë e tua (siç thua edhe në letër) dhe do fillosh ta rishijosh jetën çdo ditë si diçka të çmuar!
    Të përshëndes përzemërsisht,

    Lediona Braho
    Psikologe Klinike

  5. pa emer says:

    Pershendetje e nderuaar psikologe Lediona Braho…nuk e ke idene se sa mirenjohese te jam ne keto momente,sepse ne castin qe pashe qe kisha nje pergjgje nga ti,gjeja e pare qe me erdhi ne mendje ende pa lexuar pergjigjen,ishte mendimi qe me ne fund erdhi zgjidhja dhe te pakten tani ndihem me e mbeshtetur emocionalisht. Sinqerisht dua qe kjo te marre fund dhe do perpiqem me gjithe shpirt vetem e vetem qe te jetoj serish ne ato ditet kur une kisha qetesi dhe paqe me jeten dhe veten time. Eshte e vertete qe tani brenda meje gjendet nje mori ndjenjash negative dhe gerryese dhe per ta sheruar kete plage hap pas hapi,ne kete mesazh ndoshta pak te gjate do perpiqem te fus te gjitha detajet e asaj periudhe,ne menyre qe edhe ti te jesh e qarte rreth asaj qe me ka ndodhur dhe se bashku te arrijme te gjejme zanafillen e gjithe kesaj qe me vret sot. Ajo qe kam shkruar me siper ne mesazhin e pare ku kerkova mbeshtetje nuk eshte e gjithe historia,eshte vetem nje pjese e saj,por ka edhe pjese te tjera qe lidhen me te dhe tani e kuptoj qe nuk ka zgjidhje nese une nuk shprehem plotesisht,ndaj po filloj gjithcka nga fillimi,me detajet dhe cdo gje qe mua me kujtohet si dicka e pakendshme. Kam qene vetem ne klase te shtate kur nje djale filloi te me ngaconte me fjale e te tregonte qe i beja pershtypje. Nuk behet fjale per djalin per te cilin fola me siper. Fakti qe ky djale filloi te tregonte njefare interesi te vogel,shkaktoi nje ndjesi ndryshe brenda meje,nje pelqim karshi dikujt,ndjenje kjo qe nuk e kisha provuar kurre me pare. Fillimisht e mora si dicka kalimtare dhe meqe une gjithmone kam qene e ndrojtur dhe jo e mireinformuar rreth ketyre eksperiencave,sigurisht qe nuk kisha pretendime. Koha kaloi dhe ne nje moment te caktuar pelqimi im ndoshta nuk u be i dukshem per personin ne fjale,por u be i dukshem ne syte e miqve te mi,e shokeve te mi te klases. Une u shpreha me nje nga shoket e klases,shok ky tek i cili kisha shume besim. Pak kohe me vone,ndersa ky shok imi verente qe une vertet kisha nje pelqim te forte per ate djalin,shkon dhe i thote atij,pra i tregon qe une e pelqeja. Asgje nuk ndodhi. Ai djali i kishte thene qe une nese e pelqeja vertet mund te shkoja e t`ja thoja,por une kurre nuk e bera dhe te them te verteten asnjehere nuk u pendova qe nuk e bera. E gjithe kjo ndodhi rreth fundit te vitit 2017. Une ndoshta nuk i thashe asgje atij djali,por ai ndoshta filloi te ndikohej me teper nga fakti qe kuptoi qe une e pelqeja,dhe keshtu filloi te ngacmonte me fjale,me shikime apo me nenkuptime,dhe nuk e kishte aspak problem ta bente kete ne prani te shoqerise se tij apo shoqerise sime,dhe ky eshte nje nder faktoret qe me lendon edhe sot,por gjithsesi po vazhdoj me tutje. Ne fillim te marsit,ky djali i kishte thene shokut tim[ai shoku qe i tregoi qe une e pelqeja],qe nese une doja ai mund te niste nje lidhje me mua,dhe une pa e menduar gjate thashe po. Dua te di cfare nenkupton nje `po` ne nje raport te tille,sepse realisht edhe pas asaj `po`-se gjendja vazhdoi njesoj. Ne vazhduam te ishim dy te panjohur qe jo vetem ne prani te shokeve tane nuk flisnim,por as ne momentet kur e kishim mundesine te flisnim vecmas,nuk shkembyem qofte edhe nje miremengjes.Kjo me ben te ndihem konfuze edhe ne kete histori,sepse nuk di cfare emri t`i ve nje raporti ku ne radhe te pare nuk ka baze komunikimi,qe mesa di une eshte element kryesor ne nje te ashtuquajtur lidhje,dhe kjo do te thote qe kjo nuk ishte nje lidhje. Persa i perket pjeses shpirterore te cilen e ke sqaruar edhe ne mesazhin me siper,mendoi se nuk ekzistoi kurre,sepse mendoj se gjithcka ndjeva ishte nje kimi qe deri diku asnjehere nuk e theu distancen. Pra gjendja,sic e thashe edhe me siper,vazhdoi ashtu sic ishte edhe para asaj `po`-se. Me vret fakti qe nuk e kishte problem te hidhte kunja para te tjereve,sepse ashtu ndihem sikur me ka ulur,me ka bere te jem objekt thashethemesh. Ai ngacmonte ne shkolle gjate pushimit[ishte 2 vjet me i madh se une ne po ate shkolle ku isha une] dhe gjithashtu eshte edhe nje fushe futbolli ne lagjen time,qe me sjell kujtime te pakendshme,pasi shpesh une shkoja pasditeve per te luajtur ose per te shetitur vellane tim me te vogel,pasi eshte vendi me i afert dhe vendi i vetem ne fshatin tone ku mund te qendrosh apo ku mund te luash apo argetohesh,dhe ai djali vinte atje me shoke te ndryshem per te luajtur futboll,dhe pavaresisht se nuk shkembente fjale me mua as atje as askund tjeter,nuk e kishte fare problem qe te fliste e te me drejtohej me fjale nenkuptuese qofte edhe nga larg dhe madje i pelqente shume te mburrej para shoqerise per faktin qe une e pelqeja. Para tyre bente sikur kishte te drejta mbi mua dhe ngaqe djemte ne pergjithesi ne kete moshe bejne interesantet me keto gjera,donte te dukej me i mire para shokeve ne aspektin sentimental dhe per ta arritur kete,e quante lidhje ate qe ishte duke ndodhur,dhe fatkeqesisht une nuk arrij ta kuptoj nese ishte vertet dicka e tille apo jo,sepse te tjereve ne komunitetin tone,pra adoleshenteve te tjere qe flasin,u mjafton nje `po` apo nje takim per ta quajtur lidhje nje raport te caktuar. Ne muajin prill te atij viti,ai i tha shokut tim qe donte te me takonte,keshtu nje mengjes te nje apo dy diteve me vone ne mos gaboj,e takova ne ambientin e shkolles per te folur. Ai priti qe une te flisja,ndoshta priste qe une t`i shprehja ate qe ndieja,por ne momentin qe e pashe ne fytyre dhe u perpoqa te sigurohesha per ndjenjat e mia,e ndjeva ate ndjenje si dicka te parendesishme dhe ndonese e kisha aq prane,me mua nuk ndodhi asgje pervecse u pendova dhe thashe we do ishte me mire te mos e kisha takuar fare,keshtu nuk fola asnje fjale. Papritur me perqafoi dhe ne nje moment te caktuar i uli duart me poshte,pra u perpoq te me prekte,dhe ia arriti,ndoshta kete donte realisht dhe une u ndjeva tmerresisht keq. Me duhet ta tregoja edhe kete detaj,sepse thashe qe do tregoja gjithcka qe mund te kete ndikuar tek une. Pasi beri ate veprim,une u largova direkt sepse e kuptova qe kurrsesi nuk e doja dicka te tille,madje ne ato caste nuk doja absolutisht asgje,por u ndjeva ne siklet,u ndjeva bosh, u ndjeva e ulet,ndonese ishte nje veprim qe ndodhi papritur dhe pa deshiren time. Sot ndihem keq qe nuk reagova ashper,por thjesht u largova e shokuar dhe me lot ne sy. U perpoqa ta harroja por kurre nuk munda,sepse nuk kishte nevoje ta bente ate gje,sepse me duket dicka e patolerueshme. Rreth nje jave apo dy jave me vone,kusherira ime dhe njekohesisht shoqja ime,qe aktualisht ishte ne klase me ate djalin, nje dite na mbajti te dyve ne nje klase,sepse donte te dinte cfare po ndodhte realisht. Une nuk fola,sepse nuk dija cfare te thoja,vetem thashe qe nuk ka per te ndodhur me. Ai djali i tha qe thjesht u takuam dhe nderkohe qe kusherira ime i tha qe ai nuk duhet te me afrohej,pasi nuk ja vlente,ai i tha qe ishte thjesht nje takim dhe se ai faktikisht ishte i lidhur me nje vajze tjeter dhe qe sigurisht nuk kishte te bente me mua. Edhe pas ketij ballafaqimi,nuk mund te them qe pelqimi im u zhduk,sepse ishte pak e veshtire per ta largaur ate fiksim,por pavaresisht se ai ishte aq i paturp saqe vazhdonte te ngacmonte,une edhe pse shpesh nuk e shmangia dot faktin qe vazhdoja ta pelqeja,dalengadale e harrova. Ne kete moment shfaqet djali qe permenda ne mesazhin e mesiperm. Ishte fillim qershori i te njejtit vit,kur kusherira ime,pikerisht ajo kusherire qe permenda ne situaten me siper,vjen e me thote qe eshte nje djale te cilit i pelqej shume dhe qe do te kete dicka me mua. Ky djale ishte shoku i kusherires sime dhe njekohesisht nje nder shoket me te mire te atij djalit per te cilin fola me lart. Ne kete periudhe,une nuk dija me cfare ndieja dhe pervec imponimit te kusherires sime qe me thoshte qe te pranoja se ishte dicka krejt normale dhe se ai ishte djale i mire,kisha nje ndjenje krejt ndryshe nga pelqimi,ishte me shume si nje deshire per dicka te re,per te treguar qe une mund te vazhdoja jeten dhe mund te kisha pelqime te tjera,duke lene pas ate pelqim qe me shume solli ndjenjen e neverise tek une,keshtu pranova. Pak dite me vone kerkoi te me takonte,sic e shpreha ne mesazhin qe kisha derguar me pare dhe ajo qe me vret me shume ne kete takim eshte fakti qe ai erdhi per te folur me mua se bashku me disa shoke te tij,dhe kjo me ben te ndiej turp dhe faj,dhe mbi te gjitha ai me takoi ne nje nga pasditet kur une shkoja me vellane per te luajtur te fusha e futbollit,qe do te thote qe edhe pse vellai im ishte i vogel dhe ne takim nuk ndodhi ndonje gje e madhe,perseri une ndihem keq,sepse ai eshte vellai im dhe une nuk e shoh dot ne sy kur e mendoj kete. Gjate takimit filloi te me tregonte rreth jetes se tij,thjesht biseduam per karakteristikat tona kryesore,qendruam pak atje dhe pastaj ai para se te ikte me dha nje puthje dhe iku. Ka pasur dite te tjera qe thjesht mund te jemi shkembyer ne rruge rastesisht dhe me ka pershendetur nga larg,ndonjehere drejtohej edhe me fjale romantike,por gjithsesi nuk pati me kurre nje takim,sepse kuptova qe une nuk kisha nevoje te krijoja raporte te tilla me ndokend,ndaj pak dite me vone,para se te nisesha me pushime verore,doja t`i jepja nje zgjidhje kesaj,keshtu qe i thashe me ane te kusherires qe dicka e tille nuk mund te vazhdonte,sepse une kisha perparesi te tjera dhe kaq ishte e gjitha. E lashe te gjithen pas kraheve,por sot po kuptoj qe para se ta lija pas kraheve duhet ta kisha zgjidhur ceshtjen me thelle,te kuptoja cfare emri mban e gjithe ajo qe ndodhi dhe te kisha qetesuar veten. Persa i perket togfjaleshit `une jam vajze e mire` me kete togfjalesh dua te shpreh qe jam vajze me vlera,sepse kryesisht kam vene re ne shume situata,qe ne komunitetin tone,qe eshte fatkeqesisht nje vend me mentalitet te ndrydhur,keto gjera shpesh gjykohen si te pamoralshme dhe une jam rritur me kete pjesen qe ka disa korniza morale qe duhet te jene kufiri,dhe ndonese deri dikur besoja qe une nuk kisha ndikim nga ato korniza morale,sot po kuptoj qe ato jane rrenjosur tek une,madje kam vene re qe kryesisht djemte adoleshente dhe te rinj qe nuk te njohin ne karakter,nese dine per nje vajze dicka te tille,pra nese flitet per takime apo raporte sentimentale ne lidhje me nje vajze,ajo vajze gjykohet si nje vajze e lehte dhe paragjykimet qe shpesh kam hasur edhe ne vete shoqerine time,me bejne te kem nje mori ndjenjash negative dhe paragjykimesh ndaj vetes,pra une fajesoj veten,nenvleresoj veten dhe nuk jam ne paqe me veten dhe realisht nuk ka ndjenje me gerryese. Ne fillimin e ketij viti ndihesha totalisht e pambeshtetur dhe e vetmuar dhe shpesh mendoja vetevrasjen. Hoqa dore nga kjo ide duke jetuar me shprese,duke thene se e nesermja do jete ndryshe,por ka kaluar thuajse me shume se gjysma e vitit dhe asgje nuk kam mundur te bej apo te zgjidh. Shoqeria thjesht me dha keshilla dhe shumica e tyre jane degjues te mire,por pergjigja e vetme e tyre eshte qe ata do jene gjithmone mbeshtetje per mua,por qe tashme duhet t`ja le kohes sepse jane lodhur duke degjuar budallalleqe te tilla dhe qe ka ardhur koha te harroj…sikur ta dinin se sa jam lodhur une dhe se sa me mungon qetesia shpirterore…me vjen keq per veten sepse ne aspekte te tjera te jetes jam shume mire dhe kam shume endrra dhe nuk dua qe e gjithe kjo te me pengoje e te me vrase keshtu. Pra sic mund te kuptohet,ka vende,momente,kujtime dhe detaje qe mua nuk me lene te eci perpara dhe persa i perket familjes sime,nuk e di si mund ta marr guximin te flas me ta,jo se kam frike nga reagimi i tyre,por sepse une kurre nuk kam folur me ta per tema te tilla. Kam prinder te mire e te perkushtuar,por me siguri as qe e mendojne qe une mund te kem perjetuar ndjenja te tilla,ndoshta e mendojne si dicka qe kurre nuk do te me ndodhte ne kete faze te jetes apo nuk di cfare te them. E di qe nese u tregoj gjendjen time te tanishme do me mirekuptojne dhe do jene prane meje per te me ndihmuar,por jam e bindur qe nese une nuk do te isha ne kete gjendje dhe nese une nuk do te isha e detyruar te flisja me ta,pra nese une thjesht do te doja te flisja me ta per eksperiencat e mia dhe nese psikologjikisht do te isha mire,ata do te ndiheshin te zhgenjyer nga une dhe me siguri do te me privonin nga shume gjera. Pra une nuk dua t`i bej te ndihen keq,sepse pavaresisht se jam ne faze te veshtire dhe e di qe ata do ishin nje mbeshtetje e madhe per mua ne kete gjendje qe ndodhem,une nuk dua qe thjesht te perpiqen te me sherojne,por te perpiqen te me kuptojne. Ndoshta edhe e bejne,por kryesorja eshte qe te ndihem mire me veten dhe te perpiqem te heq kete ankth, ankth qe vjen tek une sa here qe integrohem ne shoqeri apo shoh njerez qe e njohin ate periudhe,sepse edhe nese askush nuk flet per mua,nuk e di pse kapem aq shume pas shikimeve apo fjaleve qe ndoshta nuk nenkuptojne ato qe mendoj une. Edhe nese vertet i nenkuptojne,une dua te ndihem mire me veten,dhe kjo do me ndihmoje te perballoj cdo gjykim. Dua ti shoh gjerat ne perspektiven e duhur,dua te jem ajo vajza e gjalle qe isha dikur. Shpesh ndihem aq keq saqe dua te flas me te gjithe per kete,edhe me ata qe nuk me gjykojne,dhe dua tua sqaroj qe nuk eshte ashtu sic e mendojne ata,qe une kam vertet shume vlera,por une ende nuk kam sqaruar veten,sepse kam nevoje te di nese keto qe kalova jane lidhje apo jo,kam nevoje ta di. Nuk kam lene asnje detaj pa shtuar,e kam shkruar te gjithe historine,mjafton te gjej cfare jane keto qe kam kaluar,pra cfare emri mbajne,mjafton te marr guximin te shprehem me ndonje te aferm dhe mjafton qe te sherohem e ta shoh gjithe kete si dicka normale adoleshentesh,nese vertet eshte dicka e tille. Te lutem me ndihmo ta sheroj kete plage dhe me jep pergjigjen e duhur,me ndihmo te jem e sinqerte me veten dhe te gjej rrugen qe duhet te ndjek per ta perballuar kete. Faleminderit. Uroj te marr nje pergjigje sa me shpejt.

  6. pa emer says:

    Pershendetje stafi Nuk je vetem! Mbreme ne darke dergova nje pyetje serish ne kete vend duke e ktgyer si pergjigje drejt psikologes Lediona Braho. Ajo me keshilloi rreth ceshtjes sime dhe une shkruajta serish te gjithe historine dhe ate qe me mundon,sepse dua qe ta zgjidh me ndihmen e psikologes,sepse vertet ndjeva nje mbeshtetje te forte emocionale nga fakti qe ajo arriti te me kuptonte mjaft mire. Une kam nevoje ta zgjidh problemin qe me mundon prej shume kohesh,prandaj edhe shkruajta tani per t’u siguruar qe mesazhi im do te postohet ketu dhe konkretisht do t’i dergohet psikologes ne fjale,pasi kam nevoje per suport dhe keshilla dhe per ato pergjigje qe m’i kerkon vetja ime dhe qe jam e bindur qe me ndihmen e psikologes une do arrij ta zgjidh kete problem qe nga zanafilla e tij,dhe keshtu nje dite do mundem ta sheroj kete dhe te shijoj jeten! E di qe faqja administrohet nga nje admin dhe prandaj pyetjet tona nuk postohen menjehere,por ju lutem postojeni ketu sa me shpejt te jete e mundur,qe une te kem mundesine te kem nje konktakt te ardhshem me psikologen dhe gjithashtu te ndihem e cliruar,pasi mesazhi ne fjale,pra pyetja e mbremshme,eshte e gjithe historia dhe me postimin e saj mendoj vertet qe do e gjej rrugen e zgjidhjes,,ndaj nuk dua qe pyetja te ngelet pa postuar sepse atje kam derdhur ndjenjat dhe detajet me te vogla,vetem e vetem qe te shpreh ate qe realisht ka ndodhur,ne menyre qe te gjej drite pas kesaj erresire! Shpresoj qe pyetja ime e mbremshme te postohet sa me shpejt dhe te mundem te marr nje pergjigje nga psikologia klinike Lediona Braho. Faleminderit stafi Nuk je Vetem!

  7. pa emer says:

    Pershendetje serish stafi Nuk je Vetem! Ndihem vertet keq dhe ndoshta po tregohem e paduruar,por dua thjesht t’ju them qe kam vertet nevoje qe mesazhi qe eshte derguar ketu mbreme nga une,ne daten 9 korrik,t’i transmetohet psikologes Lediona Braho,e cila me ofroi mbeshtetje. Ju lutem ma beni kete nder sepse kam vertet nevoje! Faleminderit!

    1. Nuk Je Vetem says:

      Pershendetje, mesazhi i vijimit te bisedes i eshte derguar ekspertes.

      Gjithe te mirat
      Stafi i nukjevetem

      1. pa emer says:

        Vertet shume faleminderit stafi…kam nevoje per mbeshtetjen e ekspertes,ndaj uroj te marr nje pergjigje kur te jete e mundur. Faleminderit! Gjithe te mirat edhe per ju!

  8. pa emer says:

    Kur mund te marr nje pergjigje per mesazhin e vijimit te bisedes qe i eshte derguar ekspertes…kam vertet nevoje sepse nuk di me cfare te bej tani dhe une duhet ta ndihmoj veten qe te behet mire,por nuk e bej dot kete e vetme…kam nevoje per keshillat e duhura dhe mbi te gjitha kam nevoje per dicka akoma edhe me gerryese…me duhen pergjigje dhe nuk kam ku tjeter t`i gjej,i kerkoj te vetja,po tani as qe e di me se cfare eshte keshtu e cfare eshte ashtu…nuk di me asgje dhe dua qe kjo te kaloje…do t`ju lutesha te pakten te me informonit se kur mund ta marr nje pergjigje nga eksperte Lediona,te pakten te kem njefare shprese qe ajo nuk do te me braktise tani qe une gjeta njefare mbeshtetjeje…nuk dua te me braktise te pakten derisa te me ndihmoje te jem e qarte,te jem ne paqe dhe te jem me e forte,ne menyre qe te mos braktis une vetveten nje dite…faleminderit…pres nje pergjigje nga ekspertja nese eshte e mundur,sepse ne kete gjendje,durimi eshte karakteristika e fundit qe mund te kesh…me ka marre malli per jeten,per veten dhe mbi te gjitha per paqen e brendshme qe te fal ndjesia se je ne rregull me cdo hap te jetes dhe e di mire se c`vend ze cdo gur ne jeten tende…me falni ok por thjesht kam nevoje per ndihme…faleminderit gjithsesi.

  9. pa emer says:

    Psikologe Lediona Braho te lutem me ndihmo duke me dhene pergjigje dhe keshilla rreth mesazhit te vijimit te bisedes,ku une kam treguar te gjithe historine qe me mundon dhe qe sinqerisht kam shume shume nevoje t`i ve nje emer,sepse e gjithe kjo po me ben te humbas veten. Te pergjerohem,ne momentin qe do ta kesh analizuar plotesisht problemin tim,do te doja serish mbeshtetjen tende. Kam nevoje te eci ne te shkuaren pa frike dhe te rikthehem mire ne te tashmen. Kam nevoje te jem ne paqe e ta perqafoj veten ne cdo faze te saj. Kam nevoje t`i shikoj gjerat ne perspektiven me te mire te mundshme dhe mundesisht te tregohem sa me e sinqerte me veten. Kam nevoje te di nje emer per keto dy ngjarje ndikuese dhe pastaj te shkoj drejt zgjidhjes duke analizuar ne te njejten kohe impaktin negativ qe ka e gjithe kjo te une,familja apo komuniteti yne,duke mesuar si ta perballoj dhe cfare kam realisht per te perballuar,sepse nuk e di per cfare detaji te shqetesohem me pare. Nuk e di nese e gjithe ajo histori eshte dicka normale apo eshte nje gabim. Ndihem keq dhe me duket sikur sado ndihme te marr,cdokush thjesht me ngushellon per te me pare me mire,per te me bere te mendoj ate qe do te me bente me mire dhe per te arritur ne piken ku une do t`i shikoj gjerat ndoshta pak me mire,nderkohe qe duken mire vetem per mua,per askend tjeter. Une nuk dua thjesht te me ndihmojne te sherohem per shkak se u vjen keq per mua,une dua te ma sherojne plagen duke me kuptuar vertet dhe duke me thene te verteten,sepse e verteta eshte ilaci per mua. Mua thjesht nuk me bind asgje. Shoqet me thone qe nuk quhen lidhje,te tjere i gjykojne si lidhje dhe une jam bere aq konfuze sa nuk di ta shpreh. Duhet ta di cfare ishte e gjithe ajo,sepse eshte jeta ime dhe pikerisht ketu qendron problemi,qe une nuk po arrij te kuptoj asgje,jam ne tension me veten dhe me boten perreth,dua te largohem por njekohesisht dua te qendroj per te kuptuar si dhe kush jam une per boten rreth meje. Pikerisht ky eshte problemi,qe une nuk kam nje pergjigje per askend dhe ndihem ne faj me cdokend,sepse une jam ende ne lufte me veten dhe serish nuk ka nje fund lufte,cfaredo qofte ai fund,mjafton te kuptoj dicka nga e gjithe kjo dhe te gjej nje dite paqe ne kete bote. Supozohet qe vetja eshte shoqja me e mire,por shpesh vetja ime nuk eshte e tille,me del kunder apo i dal kunder nuk e kuptoj,thjesht e ndiej aq larg meje,e ndiej veten te copetuar,sikur cdo cope ka ndjenjat dhe variantin e saj ndersa une jam viktima qe i mban te gjitha persiper,dhe serish pa kuptuar e pa zgjidhur asgje. Dua te qaj por nuk ka me kuptim,sepse kam kuptuar qe sado qe qaj e gjitha ngelet serish brenda meje,dhe persa kohe une nuk kam guxim te hapem me dike te aferm,e di qe e gjitha do te ngelet aty si lemsh,si gjurme qe nuk do te me lere te qete. Nuk mund as te bej gjera qe me bejne te qesh,sepse serish ne mbremje do vuaj shume,do vuaj pa lot,sepse kam aq shume ndjenja saqe nuk di me si t`i shfryj. Me mundon kaq shume,prandaj me duhet ta le te shkoje,po nuk e di si,sepse nese nuk e le te shkoje me paqe,ajo do te rikthehet,e di. Ndihem e bllokuar ne nje ane,por aq e zbrazet ne nje ane tjeter. Nuk e di me cfare ndiej,thjesht me duhet ndihme,keshilla dhe mbi te gjitha pergjigje te verteta,jo pergjigje te bukura. Thjesht dua te jem e qarte me veten,sepse me shume se sa te tjeret,ne kete bote kemi veten,por une nuk e di ku e kam humbur ate,sepse une e gjykoj,e vras me mendime,e zhys ne deshperim,e fajesoj,dhe nuk e di a e meriton ajo apo jo,nuk e di a e meritoj dhe ajo me la,une e leshova dhe ndihem kaq vetem qe nuk mundem ta perqafoj veten dhe te ndihem mire. Me ndihmo te largohem nga kjo erresire te lutem,kam nevoje per drite…
    FALEMINDERIT

  10. MSc. Lediona Braho - Psikologe klinike says:

    E dashur,
    Të lexova me vëmendje dhe e kuptoj tashmë sa e madhe është nevoja që t’i japësh një zgjidhje turbullirës që ke përbrenda. Nga përvoja e di që për asgjë dhe për askënd nuk ka zgjidhje magjike, por zgjidhja vjen gradualisht, me kohën, me mbështetjen e duhur dhe duke punuar me veten. Çfarë dua të them me “duke punuar me veten”?
    Gjëja e parë që na nevojitet për ta ndihmuar veten është DHIMBSURIA për veten tonë. Kjo ndjenjë i ka rrënjët në dhimbsurinë që prindërit dhe të rriturit e tjerë ushqejnë ndaj nesh. Për shembull, edhe në situata kur mund të bëjmë gabime apo veprime të caktuara me të cilat të rriturit nuk pajtohen (apo edhe ne vetë në një kohë të dytë), këta të rritur (gradualisht edhe ne duke u rritur sipas shëmbëlltyrës së tyre) me qetësi, durim dhe respekt duhet të korrigjojnë pa vrarë dhe duhet të edukojnë pa “goditur”. Ky është një diskutim që mbase do donte një letër të gjatë po kaq sa e jotja  Ndaj për ta përmbledhur, do të thoshja që, puna për të ndihmuar veten në këtë moment të jetës sate e në vazhdim, që të ecësh përpara drejt dëshirave dhe planeve të tua për të ardhmen (siç dëshiron çdo njeri në këtë botë), kjo punë pra, fillon nga dhimbsuria për veten. Dua shumë ta nënvizoj këtë fjalë sepse e shoh qartë që po e fshikullon veten, ndihesh në faj dhe e neveritur nga veprimet që ke kryer (edhe pse me sy objektivë janë veprime mëse të zakonshme që mund të bëjë një e re, veprime të motivuara nga dëshira dhe kurioziteti për të njohur veten dhe të tjerët, për të provuar miqësi dhe njohje të reja, për të zgjeruar rrethin e dijes dhe ndjesive).
    Unë shpresoj shumë që do dish të kuptosh se nuk të ndihmon ASPAK në këto momente nëse vazhdon të fajësosh veten për veprime të cilat, në sytë e mi, duken të pafajshme dhe të motivuara nga prirja e brendshme për t’u rritur e për t’i zgjeruar kufijtë e vetes.
    E vlerësoj shumë rrëfimin tënd të sinqertë! Më vjen mirë që ke ecur me kujdes mbi çdo detaj dhe e ke paraqitur në letrën tënde, duke më ndihmuar edhe mua të të kuptoj më mirë. Unë të kuptoj dhe të mirëkuptoj, gjithashtu! Ndaj të ftoj dhe të mbështes plotësisht që edhe ti ta kuptosh dhe ta mirëkuptosh veten! Të mbështes dyfish që të kërkosh që edhe të tjerët (prindërit apo miqtë, në këtë rast) të të kuptojnë dhe të të mirëkuptojnë! (edhe nëse nuk do arrijnë ta bëjnë plotësisht, nuk është faji yt, ndoshta jo plotësisht as faji i tyre, pasi njerëzit nuk janë të përsosur dhe secili prej nesh ka problemet e veta që shpesh i pengojnë të shohin qartë).
    Më vjen mirë dhe gëzohem që je një vajzë me vlera dhe që di të përshkruash kaq qartë dhe bukur ndjesitë dhe ngjarjet që të kanë ndodhur, me një rrjedhshmëri dhe pastërti të jashtëzakonshme, që je në kontakt me ndjenjat dhe mendimet e tua dhe që po tregon kujdes ndaj gjërave që të kanë ndodhur, me dëshirën e madhe që “të pastrohesh” nga ato, për të vazhduar përpara. Por, më beso, nga përvoja di se çdo ditë të jetës sonë mund të na ndodhin ngjarje që herët a vonë do na ndryshojnë, do na lëkundin edhe vlerat, edhe besimet, edhe dashurinë për veten, edhe besimin tek të tjerët, etj etj. Pra, askush nuk është imun, i mbrojtur apo i realizuar njëherë e përgjithmonë. Ngjarjet sfiduese, traumat, vështirësitë jetësore, dështimet, provat dhe gabimet, kujtimet e hidhura, ndjenjat e vështira, ndarjet… të gjitha këto janë pjesë e jetës dhe kanë një funksion super të rëndësishëm: të na sfidojnë për të krijuar mekanizma të rinj përballimi, të na rrisin, të na “plagosin” e më pas të na mësojnë sesi mund t’i lyejmë vetë dhe me ndihmën e të tjerëve këto “plagë” jetësore herë të vogla e herë të mëdha, për t’u shëruar. Shërimi është proces jetësor që vazhdon gjithë jetën.
    Jepi vetes kohë dhe ec përpara pavarësisht gjërave që kanë ndodhur apo gjithçkaje që mund të ndodhë! Thelbi i njeriut është lëvizja dhe rritja dhe pa ngjarjet negative që na ndodhin në jetë nuk do ishim këta që jemi dhe nuk do bënim gjërat që bëjmë. Ushqeje veten tënde me lexime, me dije, me informacione rreth jetës dhe pasioneve të tua, praktiko gjëra që dëshiron të bësh, mëso gjëra të reja, zhvillohu dhe do të shohësh sa të vogla dhe të parëndësishme janë disa gjëra, sidomos mendimet e të tjerëve. Gradualisht, do shohësh sesi do lulëzosh e do marrësh frymë më lirisht!

    Të përshëndes dhe të uroj çdo të mirë,
    Lediona

  11. pa emer says:

    Faleminderit nga zemra psikologe Lediona! Faleminderit,sepse ne mesazhin tend vura re qe ti,nder te paktit persona,arrite ta shihje kete ngjarje si dicka eksplorative qe me ndihmon te rritem,te zbuloj dhe te mireformohem,dhe kjo me dha nje mbeshtetje te forte emocionale,sepse me bere te kuptoja qe te gjithe kete mund ta shoh ne nje perspektive tjeter,dhe nese e rigjej veten sa me shpejt,atehere jam e bindur qe do e shoh ndoshta ne nje menyre tjeter. Do perpiqem te marr guximin te flas me nje te aferm,sepse e ndiej kete nevoje dhe do perpiqem te ndjek cdo keshille qe ke dashur te nenvizosh me siper,mjafton qe te eci perpara e pastruar nga ngjarjet qe ndodhin gjate jetes. E pranoj qe ka ende dhimbje per shkak se jo te gjithe arrijne ta shohin ndodhine time ne menyren si e pe ti,dhe uroj vertet qe ta bind veten qe kjo eshte menyra e duhur,ky eshte perkufizimi i duhur,dhe pikerisht atehere mund te ndaj gjerat e rendesishme nga ato te parendesishme. Ndoshta ka ende disa pikepyetje ne koken time,disa pikepyetje qe duan pergjigje,por perspektiva me te cilen ti e pe gjithe kete ngjarje vertet me motivoi,me dha shprese dhe tani jam e bindur qe edhe nese askush nuk i ka ato pergjigje per mua sot,koha do te m’i jape ne momentin kur une te jem plotesisht e pastruar dhe te arrij t’i shoh gjerat me syrin e nje te rriture,jo me syrin e nje adoleshenteje te ndikuar nga cka perreth. 1000 here faleminderit! Me ke ndihmuar aq shume saqe nuk ia ke idene! Ndihem e mbeshtetur dhe ndihem me e qete,fale teje! Nese do te kem serish pengesa te forta ne procesin e sherimit tim,do te rikthehem serish dhe jam e bindur qe ti do te jesh ketu per te me mbeshtetur,ashtu sic je per cdo njeri qe ka nevoje! Te admiroj ende pa te njohur,sepse vetem duke lexuar nje mesazh arrite te me kuptoje me mire se cdokush dhe te jam mirenjohese vertet! Jo vetem ty por admiroj psikologjine ne pergjithesi,ndaj nese nje dite e kaloj gjithe kete sfide me sukses,dua edhe une te behem nje si ti,nje psikologe qe te fal qetesi dhe mbeshtetje! Zoti te bekofte! Faleminderit psikologe Lediona,faleminderit nga zemra!!!?

  12. pa emer says:

    Pershendetje stafi Nuk je Vetem. Vijimi i mesazhit me poshte i drejtohet psikologes Lediona Braho. Do t`ju lutesha t`ja transmetonit kete mesazh sa me shpejt te jete e mundur ne menyre qe te marr nje pergjigje nga ajo.

    Pershendetje psikologe Lediona. Fillimisht uroj te jesh mire dhe para se te te flas se si ka ecur gjendja ime dhe per cfare kam nevoje,dua se pari te te falenderoj me zemer,sepse per here te pare pas kaq shume kohesh,ndjeva karshi vetes dicka qe kisha nje kohe te gjate pa e ndjere,mirekuptimin ndaj vetes,e gjithe kjo fale teje,pasi ti me ndihmove t`i shikoja keto si veprime te pafajshme,te shtytura dhe te motivuara nga deshira dhe kurioziteti per te njohur me teper veten dhe per te zgjeruar kufirin e ndjenjave. Kjo me ndihmoi ta shihja veten me sy tjeter,te ndjeja mirekuptim karshi saj,t`i respektoja e t`i vleresoja prirjet dhe deshirat e saj te brendshme dhe ta perqafoja ne menyre paqesore. Mendoj se tani jam pak me mire emocionalisht dhe ajo cfare uroj ne keto momente eshte qe te mbetet keshtu,pasi ka pasur shume here qe jam ndjere mire vetem per disa dite dhe pastaj jam rikthyer ne gjendjen e meparshme,por realisht e ndiej pak me ndryshe veten kete here dhe po mundohem te ndjek keshillat e tua,po mundohem ta bej veten te ndihet me mire dhe po mundohem t`i shoh gjerat ne kendveshtrimin qe i pe edhe ti,dhe kendveshtrimin tend fatmiresisht ma percolle mjaft mire edhe mua,duke me ndihmuar te rigjej veten duke ndjere dhimbsuri ndaj saj. Po mundohem shume ne procesin e vetesherimit tim,por kjo rruge ka edhe pengesa qe mund te cojne dem cdo gje,ndaj une nuk dua te devijoj serish nga kjo rruge,keshtu qe kete pengese qe une e ndiej bllokuese,me duhet ta shqyrtoj edhe me ty,dhe vertet kete here per kete pikepyetje nuk dua te me flase askush tjeter,por dua pergjigjen tende. E dua nga ti,sepse pervecse gjeta besim dhe mbeshtetje tek ti,gjeta edhe nderthurje pervojash,asaj personale dhe asaj profesionale,dhe kjo ishte pikerisht ajo qe kerkoja,nje njeri qe pasi te analizonte gjendjen time,te arrinte te me kuptonte dhe mbi te gjitha te perpiqej te me jepte pergjigjet e verteta e te sinqerta ne lidhje me ceshtjen. Ajo qe realisht me shqeteson tani eshte dicka qe me ka shqetesuar edhe me pare,dhe e kam permendur mjaft here ne mesazhet e mia. Tani une jam ende konfuze dhe e peshtjelluar,prandaj nuk mund t`i jap vetes nje pergjigje te sigurt,sepse nuk di ku te bazohem per pergjigjen e vertete dhe nuk dua qe ne vend te pergjigjes se vertete ta mbaj veten te ushqyer me dicka qe ndoshta nuk eshte ashtu sic e mendoj une. Kjo pergjigje qe kerkoj aktualisht,eshte se cfare emri mbajne keto qe kam kaluar une,duke analizuar sigurisht elementet e seciles ngjarje. Ne mesazhin qe me ke derguar i perkufizon me emrin `njohje` dhe ndoshta duket absurde,por ajo qe kerkoj realisht eshte te di nese keto lloje raportesh quhen `lidhje`. Ndoshta fjala `lidhje` eshte nje koncept i gjere dhe sic ma ke sqaruar edhe me pare,mund te kete lloje te ndryshme lidhjesh ne raporte te caktuara,por besoj se me kupton qe ajo qe dua te di eshte nese keto jane lidhje dashurore,sic i quajne. Nese per te me dhene nje pergjigje te sigurt te duhet ta analizosh edhe nje here te gjithe historine,atehere te lutem beje,asnje detaj nuk mungon dhe besoj se mund ta gjykosh drejt situaten,mjafton te mos ma mohosh mundesine qe te kem kete pergjigje qe me kerkon vetja dhe mjafton te me thuash te verteten,sipas arsyetimit tend. Me duhet kjo pergjigje,dhe besoj se me kupton kur them qe kam nevoje ta kem kete pergjigje,ne menyre qe pike se pari te jem e sinqerte dhe e drejte me veten,si dhe me te tjeret,nese vendos te flas me dike per kete. Ndoshta eshte nje pergjigje qe per nje njeri te rritur e te qartesuar do te ishte fare e lehte per t`u gjetur,por une jam shume konfuze dhe nuk e di ku te bazohem per nje emertim te caktuar rreth ngjarjeve. Pra thjesht kerkoj nje emertim dhe nje gjykim nga ti per secilen ngjarje,dhe cilado qofte pergjigja,mjafton ta kem ate nga ti,nje pergjigje te vertete qe ne dukje te tjereve mund t`u duket e parendesishme,por per mua nenkupton ate qe une vertet kam kaluar. Me mjafton ta di une vete se cfare jane keto qe kam kaluar,nuk ka rendesi cfare mendojne te tjeret se dine per mua,pra nese une bindem per ato qe kam kaluar dhe qetesohem me veten duke e njohur situaten ashtu sic realisht eshte,nuk ka rendesi cfare jane keto gjera per te tjeret. Shkela ne ato ngjarje per te dhene ato detaje te se shkuares dhe rruges u zhyta ne ndjesi qe ndoshta do te doja te mos pasqyroheshin me ne asnje faze te jetes sime dhe e bera vetem qe te shprehesha plotesisht,keshtu do te isha e sigurt per cdo pergjigje tenden. E bera dhe te besova dhe nuk e ke idene sa gjera ndryshove tek une me mesazhin tend. Kam nevoje te vazhdoj te besoj dhe te bindem qe do te ma japesh edhe kete pergjigje qe kerkoj,qe ta kapercej edhe kete pikepyetje dhe te eci drejt hapave te rinj me plage te sheruara,mendime te qarta e te verteta dhe me shprese,pozitivitet,lumturi dhe liri per te perjetuar ndjesi dhe emocione te reja e te bukura. Faleminderit nese ma jep edhe kete pergjigje. Uroj te marr nje pergjigje sa me shprejt nga ti,sepse duhet te vrapoj pas jetes. Faleminderit per gjithcka,erdhe si nje bekim ne jeten time ne keto momente dhe nuk kam per ta harruar driten qe solle tek une me mbeshtetjen tende ne shume forma. Te uroj gjithe te mirat dhe te lutem,kur te jete e mundur,[sa me shpejt aq me mire] do te doja edhe kete pergjigje nga ana jote. Faleminderit.

  13. pa emer says:

    Pershendetje stafi. Doja te dija nese ja keni derguar ekspertes pyetjen time,ne menyre qe te marr nje pergjigje nga ajo. Faleminderit.

  14. pa emer says:

    Pershendetje! Ju lutem a mund te di se kur mund te marr nje pergjigje nga eksperte Lediona? Sepse kam vertet nevoje dhe ndonjehere rikthehem serish ne gjendjen e meparshme…nuk e di pse po e perjetoj kaq keq dhe se cfare tjeter mund te bej per ta perballuar me mire. Faleminderit!

    1. Nuk Je Vetem says:

      Pershendetje,
      Pyetja eshte derguar te eksperti perkates, sapo te kemi nje pergjigje do ta publikojme.
      Gjithe te mirat,

      Stafi Nukjevetem

  15. pa emer says:

    Pershendetje psikologe Lediona…jam ende ne pritje te pergjigjes sate rreth emertimit te ngjarjeve qe me kane ndodhur,por gjithsesi shkruajta serish per te rishprehur gjendjen time te luhatshme qe konkretisht eshte ne nivelet me te uleta te optimizmit,fatkeqesisht ndodhi ashtu sic thashe,ishin vetem disa dite dhe gjithcka u rikthye si me pare,me vjen keq per veten dhe nuk di cfare te bej me. Eshte kaq e veshtire te presesh mengjes pas mengjesi per nje ndryshim ne vetvete dhe eshte e dhimbshme,shume e dhimbshme qe te jesh e etur per kenaqesine dhe defrimin qe te fal kjo bote dhe papritur serish te kuptosh qe asnje doze e atij pozitiviteti nuk te perket,sepse ti nuk e pranon. Nuk e ke idene se sa therese eshte qe ta privosh veten nga shfaqja e ndjenjave te reja,ta ndalosh te ndieje dhe ta vrasesh duke i thene t`i varrose ndjenjat me te bukura qe mund te kete karshi dikujt,sepse te duket e padrejte dhe e ben tani ate qe duhet te kishe bere kohe me pare,ne kohen e atyre ndjenjave fare te paperfillshme ne krahasim me ato me te ardhshmet. Me dhemb aq shume kur kujtoj nje periudhe te jetes,e cila sinqerisht me duket si nje periudhe ku une kam vepruar krejt impulsivisht,nuk kam qene vetvetja plotesisht dhe madje kur kujtoj veten apo detajet e pakendshme ku une kam qene e pranishme,me duket vetja sikur kam qene e pavetedijshme. Domethene,e gjithe ajo situate,brenda meje nuk ka per te qene kurre nje kujtim i bukur apo gazmor i periudhes femijerore,as nje situate me te cilen mund te qesh apo te rikthej adoleshencen nje dite,nuk besoj te jete ndonjehere keshtu. E pranoj qe diten qe e pe ceshtjen ne nje tjeter persperktive,me bere te ndihesha me mire,me bere te perpiqesha ta pranoja si dicka normale qe mund te beje cdo e re,shkaktuar nga prirjet e brendshme per zbulime te reja,dhe me beso,u perpoqa me gjithe forcat e mia,Zoti dhe shpirti im e di sa u perpoqa,por nuk munda,sepse une fatkeqesisht nuk jam mesuar me gjera te tilla dhe nuk e di pse po realisht nuk kam dashur ndonjehere te mesohem,sepse nuk ka kuptim mendjegjeresia ime,nderkohe qe familja,komuniteti dhe pothuajse i gjithe njerezimi i ketij shteti funksionon ne tjeter menyre. Ndonjehere pyes veten deri kur do te zgjase e gjithe kjo. Ndoshta do te thuash qe mund te behem une ndryshimi,ndoshta do te thuash qe mendimet e te tjereve jane aq te vogla saqe une nuk duhet t`i lejoj te me ndikojne,por c`eshte e verteta,nese une do te ndihesha normal me ate qe kishte ndodhur,atehere mund ta beja kete,mund te anashkaloja cdo mendim apo gjykim dhe madje mund te behesha ndryshimi per shume te tjere,ose mund te vazhdoja e qete jeten time,por sic e thashe,vetem nese une do te isha e qete,por une nuk jam dhe ky eshte problemi. Une urrej gjithcka te asaj periudhe dhe me neveritet cdo gje,aq sa me merzitet jeta. Jeta eshte aq e bukur,por persa kohe une e ndaloj veten per te provuar mundesi te reja dhe per te ecur perpara,bukuria e saj ngelet dicka e larget per mua. Nuk kam deshire te bej asgje dhe shpesh lodhem aq shume nga ky shtrengim ne kraharor saqe dua te bertas me te madhe,t`u them te gjitheve qe nuk mundem me dhe mbi te gjitha te kem fuqine te qaj para familjareve te mi dhe te jem e afte qe pas atyre loteve te kem nje arsye per ta,t`u them qe nuk ndihem mire,te pakten mamit,qe eshte mbeshtetja me e madhe ne kete bote per mua,por me dhemb. Sa here perpiqem t`i them qofte edhe nje fjale,stepem,ndalem,dhe ne momentin qe mendoj si t`ja them me detaje,filloj te ndiej faj,dhimbje,siklet,lirshmeri te ceket,pasiguri,frike,dyshime dhe te gjitha keto me bejne te ndal,te iki menjehere qe aty,te mbyllem me nje dhome duke nxjerre nje justifikim dhe te qaj,te qaj pa pushim,edhe pse serish e gjitha mbetet njesoj. Qofshin njohje,aventura,pelqime apo sido qe ta kene emrin,une nuk mundem me,nuk mundem. Ndoshta kjo eshte fjalia me pesimiste dhe e vetmja qe duhet ta shmang,por nuk mundem dhe kjo eshte e verteta. Ndihem ne siklet para miqve,qofte para atyre qe duken paragjykues,qofte para atyre qe jane me mirekuptuesit ne bote,sepse edhe perpara tyre ndihem fajtore,ndihem sikur u detyrohem nje shpjegim te cilin as qe di ku ta gjej dhe ndihem qe shume momente te bukura me ta une nuk i meritoj,sepse prane tyre ndihem cuditshem,ndihem ndryshe,ndihem sikur jam e vetmja qe kam kujtime te pakendshme nga jeta,ndihem e sikletosur,me vetebesim dhe vetevleresim te ulet,ndihem keq. Pikerisht kjo eshte arsyeja pse dua te dal e te integrohem per t`u ndjere me mire me njerez qe mund te me bejne te ndihem me vlera,por njekohesisht stepem te dal edhe kur e kam mundesine,sepse kam frike se mos ndihem serish ashtu,ndaj edhe qendroj ne shtepi me dyshimet dhe plaget e mia. Te dashurosh eshte ligji i natyres,mund te me ndodhe pak me vone ne jete besoj,sepse ndonese eshte dicka qe nuk percaktohet,une kam bere nje programim ne jete ku ne vend te pare kam vendosur shkollen dhe karrieren time personale,por me kete nuk dua te them qe une e refuzoj dashurine,perkundrazi une e cmoj per ate qe ajo perfaqeson. Por ajo qe ndodhi tek une nuk ishte dashuri,dhe perderisa une jam e bindur qe nuk e kam ndjere ate ne ate periudhe atehere do te thote qe une nuk kisha arsye per te krijuar raporte te reja apo njohje,sepse shume mire mund t`i isha pershtatur jetes duke i perballuar ndjenjat e moshes ne nje menyre te fshehur,si shume te tjere,sepse pikerisht per ato gjera pa baza une sotpo vuaj ne maksimum. Edhe ne rastet kur dikush mund te tregoje interes ndaj meje,me duket sikur e bejne qe te bien ne sy dhe ikin me mendimin qe mund ta kene te lehte,sepse ne fund te fundit une genjehesha nga ngacmimet e atyre perverseve,por une nuk dua qe ta mendojne kete,dhe sado ta shmang kete mendim ne e dime shume mire qe ky eshte mendimi qe krijojne te tjeret ne raste te tilla. Te lutem me thuaj dicka qe mund te me ndihmoje, me jep nje alternative tjeter per ta zgjidhur kete,mos me ler te pashprese. Fillimisht kam nevoje per pergjigjen e pyetjes qe me mundon,pra cfare emri mban secila prej ngjarjeve,po kur ta lexosh kete mesazh me siguri do ma kesh dhene pergjigjen,sepse kete pyetje e kam bere edhe ne mesazhin e meparshem. Kam nevoje te sherohem nga kjo barre,te jem e lire drejt botes dhe mundesive te saj ne cdo aspekt dhe te marr guximin te flas me mamin,sepse asgje nuk zgjidhet pa mbeshtetjen e saj,kam nevoje ta kem prane. Kam nevoje edhe per mbeshtetjen tende,nuk di ku tjeter te mbeshtetem ndaj mos me braktis,me ndihmo. Pres nje pergjigje kur te jete e mundur. Faleminderit dhe te pershendes perzemersisht.

  16. MSc. Lediona Braho - Psikologe klinike says:

    E dashur përshëndetje,
    Gëzohem shumë që je ndjerë më mirë, më e qetë dhe me më shumë dhimbsuri e mirëkuptim për veten, pas mesazheve që kemi këmbyer. Të mbështes shumë në këtë proces njohjeje, pajtimi dhe zhvillimi të vetes tënde. Kujtohu gjithmonë se: është proces, kërkon kohën e vet dhe do ketë dinamikat e veta – pra, mund të ndjesh disa herë se po bën hapa para, por herë të tjera do të të duket sikur po qëndron në vend ose sikur po bën ndonjë hap pas. Sidoqoftë, unë të këshilloj t’i mirëpresësh edhe këto “ngecje” apo “hapa mbrapa” për aq kohë sa në pjesën më të madhe të kohës, vazhdon ecja përpara (ti ke shkruar diku “dua të vrapoj pas jetës”, por po ndaj me ty, se herë herë kur jemi duke vrapuar, humbasim ndonjë gjë me rëndësi nga e tashmja apo nga e shkuara dhe jo gjithmonë na duhet të vrapojmë; ka raste kur na bën më mirë të ecim ngadalë apo të qëndrojmë e të marrim frymë në të tashmen për të vrojtuar më mirë brenda vetes dhe botën përreth).
    Të jem e sinqertë, nga përvoja ime, bazuar në letrën tënde të detajuar, besoj fort se përvojat me dy djemtë që ke përmendur nuk quhen “lidhje”, por pëlqime. Në një nga mesazhet të kam shkruajtur dhe po e ritheksoj se në moshën e adoleshencës është fare normale dhe e natyrshme të kesh pëlqime apo edhe “fiksime” siç ndodh të jenë ndonjëherë me moshatarë apo edhe persona më të rritur. Lidhja është një raport më kompleks dhe që karakterizohet nga komunikimi, shkëmbimi i mendimeve, takime të rregullta brenda një kohe dhe vendi të caktuar dhe më e rëndësishmja, ndjenja dashurie apo pëlqimi të fortë për tjetrin. Pra, me aq sa unë di, as njohjen e parë, as të dytën nuk do i quaja “lidhje” (nëse dikush tjetër mendon se quhen, le të dalë dhe të flasë hapur )))
    Unë do të shtoja në këtë mesazh dy vrojtime të tjera, që të ftoj t’i shohësh me qetësi dhe ta vendosësh ti nëse janë apo nuk janë kështu:
    1. Shoh që je turbulluar shumë dhe je vënë në një siklet të madh nga dy afrimet që ke pasur me djem. Shpesh, kur afrimi (intim ose seksual) provokon te disa vajza apo disa djem ndjenja tronditjeje, sikleti, shqetësimi, kjo mund të lidhet me përvoja të hershme negative të jetës së vajzës apo të djalit. Këto përvoja mund të jenë ngjarje specifike që mund të ndikojnë negativisht anën psikologjike (psh ngacmime më herët në jetë) apo edhe gjëra të mësuara nga prindërit / të rritur të tjerë mbi moralin, sjelljet e mira dhe të këqija, ndëshkimin etj. Këto gjëra mësohen së pari, duke vëzhguar prindërit dhe së dyti, përmes komunikimit direkt me ta. Ato bëhen skema të brendshme të vlerësimit të vetes. Psh nëse dikush ka ndjenja të mëdha faji ndaj vetes për diçka që ka bërë, këto ndjenja faji mund ta kenë burimin te fajësia e jashtme që mami dhe babi i kanë veshur personit kur fëmija ka qenë më i vogël dhe si rrjedhim, mund ta kenë ndëshkuar qoftë edhe për veprime fare të vogla. Gjithashtu, një burim tjetër për fajin mund të jetë faji që mami ose babi (apo edhe të dy) ndiejnë në raport me veprimet që vetë ata bëjnë apo kanë bërë në të shkuarën (këtu fëmija mëson se duhet të ndjesh faj nëse sillesh në një mënyrë të caktuar). Gjithsesi, këto janë shpjegime paksa teorike të cilat mund të ndihmojnë për të krijuar një kuptim mbi ndjenjat në të tashmen (sidomos kur këto ndjenja bëhen të forta dhe penguese).
    2. Shoh që djali i parë të ka ngacmuar dhe unë mendoj se ai ka bërë një sjellje abuzive me ty (pasi siç thua “hidhte fjalë” dhe shtirej sikur ju ishit të lidhur, kur në fakt nuk ishit, etj etj). Këto sjellje ngacmuese vërtet mund të jenë më “të pranueshme shoqërisht” për djemtë, siç thua edhe ti, por kjo nuk i jep askujt të drejtë të ngacmojë dhe ngacmime të tilla janë sjellje të papërshtatshme dhe që duhen ndërprerë pasi dëmtojnë tjetrin. Ma merr mendja sesa e turpëruar dhe në faj mund të jesh ndjerë në ato situata. Sjellja e atij mund të jetë një “bullizmi”. Pra, ai ka vepruar gabim me ty. Nëse e pëlqejmë dikë, sillemi mirë dhe e bëjmë të ndihet mirë, jo keq, jo në siklet dhe në faj. Ndërsa djali i dytë, shoh që është sjellë më mirë, të paktën të ka respektuar, mesa ke shkruar. Dhe kjo sjellje duket më e përshtatshme. Mirëpo në rastin e dytë, ti zgjodhe të mos vazhdoje pasi kishe “prioritete të tjera”, siç thua (edhe kjo tërheqje mund të lidhet besoj edhe me reagimin ndaj djalit të parë dhe sikletit/ fajit që po ndieje ende prej tij).
    Në fushën tonë nuk ka gjëra të prera me thikë, por përpjekje për t’i kuptuar gjërat më mirë dhe për të ofruar siguri, mbështetje, mirëkuptim – kushte të nevojshme për të mirëkuptuar edhe veten e të tjerët. Shpresoj të të ndihmojë edhe ky mesazh dhe nëse do kesh diçka tjetër, je e mirëpritur të shkruash.
    Përzemërsisht,
    Lediona

  17. pa emer says:

    Faleminderit psikologe Lediona,per mbeshtetjen,keshillat dhe pergjigjet e sinqerta qe me ndihmuan vertet shume! Faleminderit edhe qe me fole rreth dinamikave te kesaj periudhe! Nese do te kem nevoje serish do te shkruaj! Gjithe te mirat dhe falenderimet me te perzemerta nga ana ime!

  18. pa emer says:

    Pershendetje psikologe Lediona! Jam mire ne pergjithesi,me ke ndihmuar vertet shume. Po mundohem te kaloj kohe me veten,ta kuptoj dhe te perqendrohem ne prioritetet e mia. Me the te te shkruaja nese do te kisha dicka dhe ja ku shkruajta serish,ndonese ndihem me e qete dhe tashme e kam kuptuar qe kjo periudhe pervec perpjekjeve te mia kerkon edhe kohe. Fillimisht dua te te them qe jam menduar per faktin qe me the qe kur perjetohen keto lloje situatash,mundet qe e gjithe kjo te preke dicka me te hershme ne jeten e nje vajze apo djali,po te them te verteten une kam kaluar nje femijeri te shendetshme dhe kam qene gjithmone e lumtur dhe e rrethuar nga ndjenjat e pastra dhe pozitive qe me ka dhene familja,te afermit dhe shoqeria gjithashtu,deri ne kete moment qe u perballa me nje situate qe nuk e kisha njohur me pare,situate kjo per te cilen e kam te veshtire te shprehem me familjen,ndoshta per shkak te gjykimeve qe ata ne pergjithesi kane kur degjojne keto situata dhe per shkak te keshillave te moralit nga te cilat jam rrethuar,qe deri diku nenkuptojne qe komuniteti yne nuk i koncepton dot si te arsyeshme keto ndodhi,ndonese jane faza fare normale e te natyrshme. Jam rritur edhe une duke i pare ne kete menyre dhe tani nuk e di cfare vleresimi meriton kjo ceshtje dhe cili eshte gjykimi me i drejte. Dua gjithashtu te permend dicka qe e has si pengese ne keto momente ku une po punoj me veten,qe eshte mendimi i te tjereve. Ndoshta deri diku eshte dicka e parendesishme per njerezit te cilet nuk e kane provuar dhe ndoshta vertet nuk duhet t’i leme ato mendime te na ndikojne negativisht,por dashur pa dashur une nuk e shmang dot negativitetin qe ato percjellin tek une dhe ka shume kohe qe une nuk jam perballur me opinione te tilla nga te tjeret,por problemi eshte qe jam shpesh ne ankth per faktin se ndoshta dikush ka nje pershtypje te gabuar ne lidhje me mua dhe une nuk mund te bej asgje per kete. Gjithmone do kete njerez qe flasin dhe nuk mund te ndryshojme mendimet e atyre qe tashme e kane krijuar nje pasqyrim tonin brenda mendjes se tyre,por mua me lendon dhe pikerisht ne momentet qe me lendon dikush ne kete forme,une filloj te denoj veten. E denoj duke e fajesuar,duke e gjykuar vetem nga mendimi i dikujt dhe nuk arrij as ta kuptoj nese duhet apo jo ta gjykoj. E lendoj duke mos e vleresuar aq sa duhet dhe kjo me ben te humbas vetebesimin edhe ne aspekte te tjera. Nuk duhet t’ja bej kete vetes por thjesht e bej. Per fat te mire une arrita te sqaroja veten dhe te kuptoja qe ato qe une kalova ishin pelqime te natyrshme qe ndodhin tek adoleshentet,por ceshtja eshte qe te tjeret,mesa kam kuptuar une,pelqimin e konceptojne thjesht si nje ndjenje te fshehur dhe ne momentin qe ndodh qofte nje takim apo nje hap afrimiteti,kane tendencen ta quajne lidhje. Une e kuptoj mire tashme qe lidhja eshte nje raport me kompleks,por te tjeret nuk arrijne ta bejne kete,pasi une kam vene re qe te gjithe djemte qe fillojne te pelqejne nje vajze ne momentin qe e takojne apo fillojne te afrohen e te shkembejne ndonje bisede,e quajne lidhje,ndoshta per shkak se nuk arrijne te bejne dallimin dhe t’i vene emrin e duhur nje raporti ose ndoshta kane qejf t’i zmadhojne gjerat ne syte e te tjereve,sepse u duket si mburrje para shokeve te tyre. Edhe djemte te cilet kam permendur,pra ata qe pelqeva,e quajne lidhje ate qe ka ndodhur,ndonese nuk quhet keshtu,por askush nuk e di qe nuk quhet keshtu,edhe pse e di qe ajo qe vertet ka rendesi eshte qe une te jem e qarte me veten time. Pervec kesaj,mua me vret ndonjehere edhe fakti qe ate dite qe une takova djalin e dyte per te cilin kemi biseduar,ai erdhi me disa shoke te tij dhe une ndihem tej mase e turperuar dhe ndaj mendoj qe gjithmone do te kene arsye te thone dicka per mua,sepse djemte kane shoqeri dhe fjalet perhapen,madje edhe tjetersohen,dhe une nuk kam mundesi te kaloj ne rruge e qete,pa u menduar se si jam une ne syte e dikujt,pasi une takova nje djale nga fshati im,(edhe djali i pare qe pelqeva ishte qe ketu) shoket e tij jane qe ketu,nuk eshte dicka qe ka ndodhur diku larg prane njerezve qe nuk i njoh,pra dua te them qe dua apo s’dua une gjithmone do jem ne kontakt me dicka qe do te me lendoje. Them qe ndihem mire,dhe ne fakt ndihem me e qete sinqerisht,por cdo detaj qe tregoj ende e tregoj me emocione negative dhe te sikletshme dhe ne momentin qe permend fjalen “takim” ndihem jo rehat,ndihem ne ankth dhe fatkeqesisht po kuptoj qe e kam si tabu te flas per keto tema. Perpiqem qe kur e tregoj si situate(ne momentet qe te shkruaj ty domethene)te gjej fjale te pershtatshme per ta pershkruar ne menyre qe te mos lendoj veten,sepse thjesht nje fjale e vetme mjafton qe une te shkoj serish ne fazen e vetefajesimit. Kjo situate do kohe,ka dinamikat e veta sic ma permende edhe ti,por une thjesht kam frike te rikthehem ne fazen e dhimbshme dhe kam frike te kujtoj gjera qe nuk dua t’i kujtoj ndonjehere. E ndiej te sikletshme,pasi vetem para pak ditesh e kuptova nga mesazhi yt qe nje pelqim mund te konkretizohet nga nje takim,si ne rastin tim,prandaj thjesht disa gjera i ndiej te papajtueshme dhe kjo me ben qe nje pelqim si ndjenje ta konceptoj si nje ndjenje te zakonshme,por gjerat nga te cilat mund te konkretizohet dhe detajet e ndryshme,ne si per shembull takimi,t’i konceptoj si gjera qe ndoshta nuk duhet t’i kisha bere. Realisht kam nevoje te flas me dike,ndoshta me mamin,por fakti qe kurre nuk kam biseduar me te per keto tema duke i konceptuar si gjera normale,me ben te ndiej ankth,pasiguri,faj pjeserisht,ndaj edhe sa here perpiqem te them dicka,stepem serish. Ndoshta ceshtja eshte te sheroj veten dhe nuk eshte aq e rendesishme te flasesh per cdo pelqim qe mund te kalosh,por fakti qe une e kam perjetuar me negativitet dhe fakti qe ka detaje qe ende me lendojne,me ben te mendoj se ndoshta mbeshtetja e dikujt nga familja do te me ndihmonte me teper,sigurisht nese gjendja ime do t’i beje te kuptojne qe une kam nevoje per ate mbeshtetje. Kur them termin “pelqim” me duket absurde qe e vras mendjen kaq shume per dicka te vogel ne dukje,por sic e thashe edhe me lart,une nuk e konceptoja pelqimin si dicka qe mund te arrinte edhe pak me larg sesa thjesht nje ndjenje e ruajtur brenda teje,dhe tani me duket dicka me e madhe. Nuk e di cfare rendesie duhet t’i jap ceshtjes ne brendesi,pra sa vemendje meritojne keto qe kane ndodhur,sepse duke mos i lene te shkojne une po mbaj peng veten time por nuk mund t’i le kaq lehte te shkojne. Dua gjithashtu nje keshille rreth mendimit te te tjereve dhe konceptimit te gabuar qe ata kane per ngjarjet apo per mua personalisht. Dhe gjithashtu,une kurre nuk kam patur dicka per te cilen nuk jam shprehur me familjen,pervec ketyre situatave,ndaj dua te di se sa e nevojshme eshte te flas me dike nga familja apo dike te aferm,dhe gjithashtu menyren dhe kohen e duhur per t’u shprehur. Kjo eshte e gjitha deri tani. Nuk e di sa hapa para kam bere,por do te kem durim,shprese,kurajo,besim,do perpiqem te mirekuptoj veten(nese mund te bej me shume tani per tani) dhe do lejoj edhe kohen te beje te veten,por thjesht kam serish nevoje te di me shume se cfare duhet te bej e cfare duhet te mendoj rreth ketyre qe kam permendur. Jam shume e kenaqur nga mbeshtetja qe kam marre nga ti dhe te falenderoj vertet,por kete here i kam ndare gjerat dhe kam shkruar nje me nje per shqetesimet e reja qe kam verejtur,ndaj do te te lutesha qe te merrja nje pergjigje ku te jene gjerat te sheshuara per cdo detaj,ne menyre qe une te jem me e qete dhe ta kem te qarte ate qe duhet te bej apo mendoj. Uroj te marr sa me shpejt nje pergjigje per keto. Faleminderit…je e mrekullueshme,sinqerisht. Jam ne pritje te pergjigjes kur te jete e mundur. Uroj te jem shprehur qarte ne menyre qe te me kuptosh! Te pershendes!!!

  19. pa emer says:

    Kur mund te marr nje pergjigje…faleminderit.

  20. MSc. Lediona Braho says:

    Përshëndetje e dashur,
    Më vjen mirë që po punon me veten tënde dhe që po e ndihmon veten përmes pranimit, dhimbsurisë dhe
    durimit. Të mbështes plotësisht në këtë punë të brendshme, e cila vazhdon gjatë gjithë jetës.
    Ngjarje të reja do të të ndodhin, të cilat, mbase do ta zbehin fuqinë e ngjarjeve të vjetra. Sa më shumë
    ngjarje pozitive të të ndodhin këtej e tutje, sa më shumë përvoja të reja pozitive të kesh, aq më mirë do
    ndihesh, do përjetosh emocione pozitive dhe do ndihesh më e fuqizuar dhe e balancuar. Kur përjeton

    emocione pozitive në të përditshmen tënde, edhe vetëbesimi rritet, edhe ndjenjat e fajit ulen. Ndaj
    sugjerimi im i parë është ta lejosh veten dhe të hapesh ndaj përvojave pozitive dhe rritëse, që mund t’i
    bësh vetëm dhe me të tjerë: shëtitje, aktivitete, ekskursione, vende të reja, libra të rinj, filma të rinj, punë
    vullnetare, etj. Pra, gjej gjëra sa më shumë që do të të ndihmojnë për të përjetuar kënaqësinë dhe
    bukurinë e jetës, përmes të cilave të ndihesh e dobishme dhe me vlera.
    Ndërkohë, të tjerët do jenë gjithmonë në sfond. Përmes mentalitetit apo mendësisë së tyre, që në
    shoqërinë tonë, sidomos në vendet e vogla, janë më të ngurta dhe shumë pak të hapura ndaj ndryshimit.
    Kush rritet dhe jeton në vende të vogla, ku gjykimi i të tjerëve bëhet pjesë e gjykimit të brendshëm ndaj
    vetes, e ka më të vështirë të ndajë (diferencojë) veten nga të tjerët. Ndaj, do të ketë gjithmonë një
    boshllëk apo papajtueshmëri mes “asaj që unë dua” dhe “asaj që duan të tjerët” apo “asaj që të tjerët
    presin nga unë”. Më beso, sado mirë të sillesh, sado bukur të vishesh apo të flasësh, do ketë njerëz që do
    gjykojnë dhe nuk do pëlqejnë atë që ti do bësh apo atë që ti je.
    Mirëpo, mesazhet e të tjerëve janë të rëndësishme gjatë rritjes. Një pjesë e tyre bëhen pjesë e
    standardeve tona të brendshme për veten. Mirëpo, po t’i futemi thellë do shohim që ato nuk janë
    pastërtisht tonat. Pra, këto mendime që ti tani ke për veten (gjykimi ndaj vetes, vetëfajësimi, kritika për
    takimet që ke kryer etj.) nuk janë plotësisht të tuat, por janë mendime të të tjerëve, që janë rrënjosur
    brenda teje. Mbase deri në një moment të caktuar të jetës tënde ato kanë qenë ndihmuese dhe
    funksionale (të drejta), por vjen një moment i dytë në të cilin këto mendime bëhen ndëshkuese dhe
    jofunksionale (sjellin ndjenja faji, lëndimi dhe mospranimi të vetes përpara të tjerëve). Bëhu e vetëdijshme
    dhe pranoje këtë gjë: unë kam mendime që nuk janë të miat, nuk i kam testuar unë por i kam marrë të
    gatshme nga mjedisi ku jam rritur, nga njerëzit që kam pasur rreth e rrotull. Unë mendoj se në këtë
    periudhë ti je duke testuar vlefshmërinë e disave prej këtyre mendimeve (Ata mendojnë se unë kam
    takuar një djalë dhe jam lidhur me të dhe nuk jam vajzë e mirë/ Po unë ç’mendoj për veten? Unë mendoj
    se unë kam takuar një djalë, por nuk jam lidhur me të dhe kjo nuk më bën vajzë jo të mirë). Ushqe këtë
    pjesë të vetes që mendon kështu dhe që nuk vë mendimin e të tjerëve përpara.
    Familja! Ah në familje mësohet thuajse gjithçka, sidomos vitet e para të jetës. Mesazhet e tyre, sjelljet e
    tyre ndaj teje, fjalët e përdorura, mënyra sesi ata sillen me njëri tjetrin (prindërit kryesisht), etj. të gjitha
    këto janë burime mësimi dhe modele mbi të cilat ndërtohet personaliteti. Pavarësisht se thua që ke
    marrëdhënie të shëndetshme, unë shoh që ke vështirësi për t’u hapur me ta, për të biseduar lirshëm për
    shkak se e njeh mendësinë e tyre dhe ke frikë sesi do reagojën dhe se mos nuk të kuptojnë. Ji e përgatitur
    për këtë gjë! Jo gjithmonë prindërit do jenë kuptues (dhe kjo vlen për shumicën e prindërve që njoh).
    Ama nëse ndjen se ke nevojë të flasësh e të shprehesh, të marrësh një mendim, bëje! Zakonisht bisedat
    me prindërit janë çliruese (por e theksoj, përgatitu që mos të të kuptojnë plotësisht). Pajtohu me këtë fakt!
    Prindërit janë prindër, nuk mendojnë njësoj si ne. Ne gjatë jetës ndërtojmë mendimet dhe sjelljet tona të
    pavarura. Kështu ndodh rritja dhe zhvillimi.
    Mua këtu do më kesh, për çdo nevojë tënden.
    Të përshëndes dhe të uroj verë sa më të mbarë,
    Lediona

  21. pa emer says:

    Pershendetje psikologe Lediona! Faleminderit per pergjigjen tende te mesiperme! Dalengadale disa gjera po perpiqem t’i sheroj brenda vetes,por gjate rruges vazhdimisht dalin gjera qe dua t’i zgjidh,gjera qe me kujtohen,dhe ndoshta keshtu mund t’i pastroj plotesisht ato qe me mundojne. Ajo qe me mundon momentalisht,ndonese po mundohem te shijoj kete periudhe verore,eshte nje detaj qe me kujtohet gjate periudhes ku une pelqeva djalin e dyte qe kam permendur. Po e nis me faktin qe pavaresisht emrit qe mbante raporti apo me mire le te them pavaresisht llojit te raportit qe ishte,une nuk e dija si funksiononte dhe si duhet te veproja apo cfare duhet te ndieja ne momente te caktuara. Sot po kuptoj qe ishte thjesht pelqim,por per djalin ne fjale kjo ka qene nje lidhje,te tille e konsideronte,te tille e pershkruante te te tjeret dhe kjo m’u ngulit edhe mua. Pra,une nuk kisha ide rreth gjerave te tilla dhe nuk e dija se cilat ishin elementet qe e bejne nje raport te quhet lidhje,prandaj ndiqja ritmin e tij,nje ritem qe as ai vete mendoj nuk e kishte ne vijen e duhur,pasi nga mesazhet qe kemi shkembyer tashme kam kuptuar qe nje “po” apo nje takim nuk e bejne nje raport te quhet lidhje. Tani cfare dua une te them me kete? Ajo qe kerkoj te them eshte per shkak te faktit qe ky raport pretendohej si lidhje,pati detaje qe djali ne fjale donte t’i bente pjese te raportit,dhe une ngaqe e quaja gjithashtu kete nje lidhje,me dukej dicka normale,por sot ky detaj me ben konfuze dhe me ben te dyshoj serish ne emertimin e raportit. Konkretisht,per te qene me e qarte,po rrefej tashme qe mes nesh,ne ate periudhe u shkembyen disa letra. Une asnjehere nuk e krijova mundesine per ta takuar me shpesh apo per te kontaktuar ne forma te ndryshme te diteve te sotme,jo sepse nuk kisha mundesi,por thjesht nuk me jepej ta beja. Ndaj sa here qe donte te me thoshte apo te me shprehte dicka me niste rralle ndonje leter me nje mik te ndermjetem tonin dhe une i ktheja pergjigje ne po te njejten forme. Ceshtja eshte se ne ato letra ne i drejtoheshim njeri-tjetrit ne nje menyre ndoshta me te afert se sa duhej,sic e thashe edhe me pare per vete faktin qe une nuk e dija si funksiononte dhe veproja sipas ritmit te tij. Kjo menyre e afert qe permenda perfshinte terma apo afrimitete qe i perdorin njerezit qe kane lidhje te mirefillta dashurie dhe kjo tani me ve ne dyshime me veten,serish. Dua te di nese menyra se si i drejtoheshim njeri-tjetrit nga padituria apo nga konceptimi i gabuar i gjerave,ndryshon dicka. Edhe nese ndryshon,edhe nese raporti merr nje emertim tjeter per shkak te kesaj qe permenda,dua ta di,te lutem! Pra,sic mund te kuptohet,dua te di nese kjo quhet lidhje apo jo,per shkak te detajit te ri qe kujtova. Nuk ndihem mire,ndaj kam nevoje t’i zgjidh te gjitha. Pres nje pergjigje kur te jete e mundur. Edhe une te pershendes dhe te uroj nje vere te mbare! Faleminderit!

  22. pa emer says:

    Pershendetje stafi Nuk je Vetem! A mund t’ja dergoni psikologe Lediones mesazhin e mesiperm? Pres nje pergjigje sa me shpejt te jete e mundur. Faleminderit!

  23. MSc. Lediona Braho - Psikologe klinike says:

    Pershendetje e dashur,

    Uroj qe vonesa ne pergjigje te jete brenda harkut te durimit tend 🙂

    Shoh qe çdo here, edhe ne letrat drejtuar mua, shton elemente te caktuar nga jeta jote, kryesisht nga raportet. Besoj se kjo eshte nje shenje mirebesimi dhe progresi ne marredhenien tone, por edhe tregues i faktit se asnjehere ne nje “komunikim terapeutik” nuk arrijme dot t’i themi te gjitha pernjehere dhe duam kohe.

    Ne letren e kesaj radhe, ti me thua qe ke shkembyer letra me djalin e dyte dhe ke perdorur nje komunikim te afert. Nga kjo kuptoj qe ka pasur njefare komunikimi dhe qe te ka pelqyer, por vazhdoj ta shoh me te njejtin sy. Edhe ty te sugjeroj ta shohesh si diçka te zakonshme qe ndodh mes dy te rinjve qe kane njefare pelqimi me njeri-tjetrin.

    Me vjen keq qe vazhdon ta lodhesh veten duke qendruar me detajet e raportit ne fjale. Mendoj qe te marrurit kaq shume me keto detaje dhe perseri insistimi brenda vetes per t’i gjetur nje emer raportit, a eshte apo nuk eshte lidhje – sikur do te te duhet t’i japesh dikujt llogari per kete – po te mbajne ne te shkuaren, nderkohe qe ke nevoje te jetosh te tashmen dhe te punosh per te ardhmen tende.

    Mirepo, une e kuptoj dhe e mirekuptoj nevojen qe ti ke, e kuptoj qe per ty ka shume rendesi çdo detaj dhe se kerkon ta zgjidhesh plotesisht situaten brenda vetes. Per te disaten here, e theksoj se koha dhe puna me veten do te te ndihmojne pak nga pak. Gjithashtu, theksoj se ndonjehere nuk ka zgjidhje absolute ose finale per disa gjera, ato thjesht duhen lene te shkojne dhe te jene pjese e se shkuares. Fokusimi dhe investimi i te gjitha energjive ne te tashmen do te te çlironte akoma me shume nga e kaluara. Ne te kundert, nese deshiron te punosh me te shkuaren per te bere paqe me te dhe per te eksploruar me shume brenda vetes, mund te fillosh edhe nje proces terapie.

    Une ketu jam ne çdo kohe qe do kesh nevoje edhe per detaje qe mbase mund te mos kene ardhur akoma ne letra.

    Te pershendes,

    Lediona

  24. pa emer says:

    Shume faleminderit…me fakt perpiqem qe te kem durim ne pergjigje,sepse ne momentin qe e dergoj nje mesazh ketu,insistoj per nje pergjigje te shpejte per vete faktin se lodhem perbrenda kur nuk u jap dot zgjidhje gjerave,por sigurisht kur mendoj qe pyetja te eshte derguar dhe qe do marr se shpejti nje pergjigje,me ben te mendoj me pozitivisht,ndaj edhe kam durim.Persa u perket detajeve qe shtoj vazhdimisht,eshte e vertete qe perpos te tjerave,eshte nje shenje mirebesimi te ti,pasi ne momentet kur une kujtoja se nuk ishte askush aty per mua,u shfaqe ti,dhe une kam nevoje qe te besoj te dikush,te flas me dike,te shprehem dhe te marr suport,dhe kete e gjeta pikerisht te figura jote,nje figure sinqerisht e lartesuar tek une,se pari per shkak se te ndiej prane emocionalisht dhe se dyti per shkak se une e adhuroj ate qe ti ben,je prane njerezve qe kane nevoje per qendrueshmeri te forte emocionale,dhe dua qe edhe une ta realizoj nje dite,vertet. Tani per tani,nuk ka ndonje detaj tjeter te pathene apo qe e ndiej pengese. Thjesht vazhdoj ende te kapem pas gjerave dhe mbi te gjitha ende nuk kam folur me asnje te aferm dhe me shqeteson qe e kam kaq nevoje te flas me dike. Nuk e di pse vetem mendimi qe do te jem e sinqerte me nje njeri te afert dhe do te mund ta besoj problemin tim te dikush nga familja,me ben te ndihem me e qete,por serish nuk e di c`do te sjelle kjo ne jeten time,ndaj jam ne dileme. Une nuk dua t`i zhgenjej,por dua qe ata ta dine,sepse mendoj se kur midis femijeve dhe prinderve ose kur midis te afermve ne pergjithesi ka nje lirshmeri ne te shprehur te gjerave qofte te vogla apo te medha,kjo nenkupton nje marredhenie me te shendetshme. Gjithsesi,mbetet ende per t`u menduar,por do perpiqem te investoj pak me teper energji tek e tashmja,sigurisht pa bere premtime,pasi nuk e di sa do te mundem. Lexova me siper qe ke permendur edhe nje proces terapie,ku permend edhe paqen me te shkuaren. Nuk jam e sigurt cfare eshte me e mira tani per mua,pra thjesht me mjafton qe cilado menyre qe te provoj te jete funksionale,por do te doja te dija si funksionon ky proces terapie,si mund te kryhet dhe informacione te tjera me te detajuara rreth kesaj,dhe me pas duke pare gjendjen time ne vazhdimesi,do perpiqem te gjej me te miren per veten.
    Te falenderoj nga zemra qe me mbeshtet dhe te pershendes duke derguar shume perqafime dhe duke uruar me te miren per ty.

    1. Nuk Je Vetem says:

      Pershendetje,
      Uroj te jesh mire, per te evituar vonesat qe mund te ndodhin si pasoje e dergimit te pyetjeve dhe marrjes se pergjigjeve te ftojme qe te aksesosh Psikologe Ledionen nepermjet chatit ne Nuk je vetem. Ketu ndodhet dhe linku sesi te fillosh chat https://www.youtube.com/watch?v=ZjcLbXs-QxM&feature=youtu.be Psikologe Lediona do te jete ne chat sot rreth ores 21:00 deri 23:00. Per te pare oraret ne ditet e tjera ndiqni faqen tone ne rrjetet sociale ku ne bejme edhe publikimin e orareve te chatit

      Gjithe te mirat,
      Stafi Nuk je vetem

  25. pa emer says:

    Pershendetje stafi Nuk je Vetem…faleminderit per idene e chatit online,por ne fakt do preferoja qe pergjigjet e mesazheve te vazhdojne te vijne ketu,nuk ka problem rreth vonesave,pasi jam pershtatur me idene qe psikologia do ta dergoje pergjigjen kur ajo te kete mundesi dhe une gjithashtu do ta shoh kur te kem mundesi. Do te doja qe t`i publikonit ketu dhe nese une do ta ndiej te nevojshme sigurisht qe do perdor chatin online. Pergjigjen e pres ketu,pa problem nese ka pak vonese.. Faleminderit dhe gjithe te mirat edhe per ju.

  26. pa emer says:

    Pershendetje psikologe Lediona. Uroj qe te jesh mire. Shkruajta serish,jo per ndonje gje te re,pasi i kam dhene te gjitha detajet qe me shqetesonin dhe me brengosnin,por per te shfryre serish ate qe ndiej,ate qe nuk reshta kurre se e ndjeri. Nuk kam ku tjeter te shprehem,pasi kur flas ne shoqeri me disa ndihem ne siklet,disa nuk i japin rendesine e duhur pasi e shohin vetem me syrin e tyre,ndersa disa thjesht jane lodhur duke degjuar te njejtat ankesa,ndaj edhe mbeshtetja e tyre eshte thjesht siperfaqesore,sepse nuk mund te ndiejne ate qe une ndiej. Ndoshta pergjigja qe do te me japesh pas ketij mesazhi nuk do te kete asgje te re,sepse me ke folur gjate rreth kesaj ceshtjeje dhe te jam shume mirenjohese,por pavaresisht se po them thuajse te njejtat gjera edhe ketu,thjesht kam nevoje per ndihme,kam nevoje te shprehem dhe t`i jap fund,por e di qe nuk mund te ndodhe aq shpejt. Eshte e lodhshme per mua dhe eshte gjithashtu e lodhshme per cdokend qe me degjon me te njejtat gjera,ndoshta edhe per ty,por ndryshimi eshte qe une e di qe ti arrin te me kuptosh dhe kam besim tek ti. Po perpiqem te harroj,me beso,por eshte kaq e veshtire kur ndihesh kaq e pashprese. Kjo brenge po zgjat aq shume saqe ndonjehere resht se shpresuari per nje dite kur do ta shoh ate periudhe si dicka thelbesore per formimin dhe njohjen e vetes dhe te tjereve,por njekohesisht si dicka aspak te rendesishme ne vazhdimesine e jetes sime. Do te doja ta arrija kete gje qe tani dhe kushdo qe e mendon pa e ndjere,ndoshta duket fare e lehte,madje edhe mua kur me rikthehet lumturia mendoj qe kaq ishte,por ne fakt kjo lumturi qe po permend mund te zgjase edhe vetem nje dite,ose pak ore,dhe serish rikthehem ne te njejten pike,pa kurrfare pozitiviteti dhe shprese dhe me nje mungese fryme qe nuk mbushet me asgje,as me ajer,madje aq me shume fillon te me dhembe. Eshte kaq vrasese,dite-nate,dite-nate…e njejta histori serish. Madje nga nata ne mengjesin e ardhshem nuk e di se c`me pret,nuk e di cfare do te ndiej,por di vetem qe e vetmja gje qe nuk do te ndiej eshte paqja me veten. Ndihem keq dhe nuk e di cfare te shpreh me perpara ketu,sepse jane aq shume gjera nga te cilat nuk po arrij te shkeputem,mendime qe po me vene poshte dhe une qe serish as nuk dorezohem,por as nuk di c`te bej. Dicka kryesore ne kete qe ndiej tani jane te tjeret. `Te tjeret`-ndoshta as nuk do te me hynte ne sy kjo fjale ne situata te tjera,por ne kete situate me dhemb. Ndiej se nuk do te kishte rendesi nese do te me quanin te shemtuar,te shendoshe apo te dobet,antisociale,kokeforte,pa stil ne veshje,pa njohuri,te parendesishme ne evente apo grupime te ndryshme,te bezdisshme,te merzitshme etj etj. Mjafton qe te mos me gjykojne si te pamoralshme apo vajze te lehte pa i ditur ende gjerat. Me lendon,sepse ne vendin tone me mentalitet te shtypur,kane tendencen te perdorin disa fjale apo tipe gjykimesh qe nuk kane lidhje fare me rastin,ngaqe edhe gjerat qe mund te duken teper te natyrshme,per njerezit ketu jane te paarsyeshme,dhe fatkeqesisht une u rrita me nje fryme te tille,ndoshta te tjeret nuk i gjykoj dhe madje nuk perzihem me jeten e askujt pasi nuk jam askush qe ta bej kete,por lejoj fare lehte te lendohem nga gjykimet e te tjereve,dhe kete nuk e shmang dot,s`mundem. Po kthehem aty ku thashe qe gjykojne `pa i ditur gjerat`. Nuk kane si t`i dine,pasi kane mendime dhe koncepte fare te ceketa,nuk dine te bejne dallimin midis nje lidhjeje dhe nje pelqimi[madje ti e di qe edhe une nga ty fillova ta kuptoja dhe jam ende duke bindur veten per kete] dhe mbi te gjitha ne rastin e te tjereve,edhe sikur une te doja t`ja shpjegoja dikujt qe keto raporte nuk kane qene lidhje,askush nuk do perpiqej te ma vinte veshin e te logjikonte,pasi vete djemte e raporteve per te cilet kemi folur i kane quajtur keto raporte `lidhje` dhe tashme une nuk mund te bej asgje per kete. Pra,ajo qe dua te them eshte qe mundimi im per t`i bindur te tjeret qe ato raporte nuk ishin lidhje eshte i kote,pasi vete djemte per te cilet kemi folur i quanin lidhje,flisnin me shoqerine per kete dhe ne kete fshat te vogel merren vesh thuajse te gjitha,pasi eshte e lehte te krijosh shoqeri ne vende me popullsi te vogla,keshtu qe kudo ka qarkulluar versioni i tyre,nje version qe une vetem para pak kohesh e kuptova qe eshte i gabuar. Po kaloj te vetja ime tani. Nje pjese e brendshme e imja me kundervihet,me thote pikerisht ato qe nuk dua te degjoj. Pra,teksa une mendoj per kujtime nga e shkuara ime qe afrojne me ate periudhe qe me lendon,pa vetedije mendja ime shkon atje dhe pa e kuptuar une mund te filloj serish te them qe kam gabuar,filloj te dyshoj serish per emertimin e raporteve edhe pse kemi folur,dhe pastaj me vone kuptoj qe duhet t`i perseris disa gjera vetes dhe ta bind duke reshtur se e ushqyeri me ato mendime me te cilat e kam ushqyer prej kohesh dhe t`i them te vertetat. Dhe tani,duke u rikthyer serish tek te tjeret,dua te shtoj qe une ndihem keq si me ata qe me gjykojne,ashtu edhe me ata qe me vleresojne. Kam nje ankth te vazhdueshem dhe e them kete pasi as qe e di nese eshte dikush sot qe me kujton per ate cfare ka ndodhur apo dikush qe ka lene problemet e veta per t`u marre me ndodhite e mia,por thjesht e torturoj veten me kete,duke menduar qe do te jete gjithmone dikush qe do flase negativisht per mua dhe pa u ndalur do perpiqet ta perhape helmin e vet edhe ne pjesen tjeter te shoqerise,gje qe tashme duhet te kete ndodhur,duke filluar nga miqte e atyre djemve,qe as qe kuptuan c`po ndodhte,por ishin gjithmone afer ngacmimeve,fjaleve dhe gjithckaje qe kishte lidhje me raportet ne fjale,duke u vene emrin `lidhje` dhe une qe kam nevojen te dal e t`u bertas te gjitheve e t`u them qe jo cdo gje eshte ashtu sic e dine ata. Persa u perket personave qe me vleresojne ndihem keq,pasi filloj te mendoj nese e meritoj plotesisht ate vleresim,ose mund te mendoj nese ai vleresim eshte i sinqerte apo ka edhe nje mendim te dyte pas ketij vleresimi. Filloj te mendoj nese e meritoj vleresimin e tyre apo jo,sepse une gjithmone ne raportet miqesore apo familjare jap gjithcka nga vetja dhe perpiqem te marr ndjesite me te bukura dhe kur ndiej keto ndjesi kaq te ciltra,te pastra e te forta,filloj t`i krahasoj me ndodhite negative qe jane pikerisht ndodhite per te cilat kemi folur,dhe keto dy ane te medaljes,kur bien ne kontradikte me njera-tjetren,me bejne te ndihem sikur nuk i meritoj ato gjera aq te bukura,ose thjesht ndihem cuditshem kur m`i ofrojne,ose me bejne te ndihem ndryshe[kryesisht ne shoqeri],pasi aty kuptoj qe adoleshenteve u ndodhin gjera te ndryshme ne etapa te ndryshme te adoleshences,dhe une me ndodhite e mia ndihem sikur nuk pershtatem,ose ndihem e gjykuar pa me gjykuar njeri,ndihem sikur vetem ndodhite e mia jane ato qe nuk duhet kurrsesi te kishin ndodhur pasi nuk i kam degjuar te tjeret te permendin situata te ngjashme,ndihem ne siklet. Edhe ne familje ndihem kaq e bekuar me ta,ndonjehere ndiej se asgje jashte nuk ka vlere me shume se ngrohtesia dhe dashuria ne familje,por ja qe edhe ato jashte behen pjese e jetes dhe kur filloj te ndiej ne familje ndjenjat me te pastra ne bote,filloj te mendoj se si mund te me ndodhe mua dicka kaq e bukur,filloj te mendoj nese e meritoj ate dashuri dhe vleresim nga prinderit,motra,vellai,gjysherit,dajet,kusherinjte,xhaxhallaret dhe gjithe ata qe me rrethojne. Ndihem sikur rrethohem nga njerezit me te mire qe mund te kete bota dhe pastaj filloj te fajesoj veten dhe te mendoj se sa ndryshe do te ishin gjerat nese nuk do te kishin ndodhur ato qe ndodhen. Ndonjehere mendoj se sa me mire do te ndihesha sot nese nuk do te kisha takuar kurre askend dhe pelqimet do te mbeteshin thjesht perbrenda,kalimtare ashtu sic realisht jane,pa ngacmime,pa fjale,pa detaje ndoshta te vogla por per mua te neveritshme. Do te doja qe gjerat te ishin ndryshe,do te doja shume te isha brenda nje endrre dhe te zgjohesha sa me pare. E kam provuar,kam mbyllur syte,por kur i kam hapur kam ndjere te njejten gje,dhe ndihem e deshperuar qe sido qe te jete,edhe kur kjo te kaloje,gjithcka qe do te ndryshoje do te jete perspektiva ime me te cilen do i shoh gjerat,asgje tjeter te askush tjeter. Duhet te flas me nje te aferm,ose duhet te bej dicka,nuk e di. Nuk ka rendesi qe nuk jane lidhje,edhe kur quhen pelqime me lendojne serish,pasi detajet nuk ndryshojne

    1. MSc. Lediona Braho - Psikologe klinike says:

      E dashur,
      Ti ke shkruar që në këtë letër nuk po thua ndonjë gjë të re, por në fakt, unë ndiej që ke thënë gjëra të reja. Këtu po e nënvizoj sërish që këtë nevojë për t’u shprehur e shoh si një shenjë besimi në rritje. Megjithatë, e shoh edhe si një nevojë për të qëndruar brenda një marrëdhënieje besimi që mbase nuk e ke krijuar me askënd në jetën reale (nga letra jote, sidomos nga kjo e fundit, kuptoj që të tjerët në mjedisin tënd rrethues janë “torturues” për ty).
      Shoh që gjendesh në një vështirësi më të madhe sesa kam parë deri më tani. Unë të kam mbështetur dhe të mbështes në këtë proces pranimi dhe mirëkuptimi të vetes. Herën e fundit të sugjerova edhe një takim me një psikolog (qoftë edhe online, ose nga afër). Këtë të fundit ta sugjerova, duke ndjerë nevojën tënde për të marrë një ndihmë më të madhe, më konkrete, sesa ndihma përmes letrave. Po ta sugjeroj për herë të dytë këtë gjë, pasi tani mendoj se ke nevojë për të bërë një terapi individuale, ku të punosh me ndjenjat e tua ndaj vetes dhe ndaj të tjerëve. Terapia është nevojë e gjithsecilit prej nesh, shihe si mundësi.
      Ndërkohë, për t’iu rikthyer letrës… Shoh që të shqetëson deri në palcë mendimi i të tjerëve. Nga ana tjetër, shoh që në brendinë tënde, janë brumosur shumë gjëra me “miellin e të tjerëve”. Kuptoj që më shumë rëndësi kanë mendimet e njerëzve të tjerë sesa mendimet e tua. Ose më saktë, ka më shumë mendime të të tjerëve brenda teje sesa mendime të tuat. Për këtë nuk është faji yt, këto skema të gjykimit dhe (mos)vlerësimit të vetes brumosen gjatë rritjes dhe në marrëdhënie me të tjerët (nga mesazhet që ata dërgojnë dhe nga mënyra sesi të tjerët sillen e veprojnë).

      Po i rikthehem me qëllim marrëdhënies me prindërit. Shpesh, boshllëqe të tilla, ndjenja e të qenit e gjykuar, e pavlerësuar, e përgojuar nga të tjerët, kur bëhen kaq bllokuese për të vazhduar jetën përpara e për të ndjerë sërish kënaqësitë e jetës, vijnë prej mungesave reale ose të perceptuara në marrëdhënie me prindërit. Kemi folur për marrëdhënien me ta. E përsëris që shumë nevoja mbeten të paplotësuara pikërisht prej prindërve. Shumë skema që kemi ndaj vetes, të tjerëve dhe botës lindin pikërisht nga shkëmbimet me ta dhe nga mesazhet që ata dërgojnë me vetëdije apo pavetëdije. Gradualisht, gjatë rritjes mendimet e tyre, pikëpamjet e tyre për botën, bëhen pjesë e jona, duke i zënë vend origjinalitetit, kuriozitetit dhe dashurisë për veten. P.sh., Mendimi i të tjerëve se çfarë është një “vajzë e mirë” dhe një “vajzë e keqe” kthehet në mendim të brendshëm për veten dhe bëhet torturues.

      Ka dy mënyra sesi njerëzit përballen me stresin që u shkakton mjedisi rrethues/ të tjerët dhe gjykimet ndaj vetes që e kanë burimin te vetëdija për mendimet e tyre. Njëra mënyra është nënshtrimi: të pajtohesh me mendimet e të tjerëve, duke vuajtur vetë, duke mos e realizuar veten, duke penguar realizimin e nevojave dhe dëshirave të tua, në emër të “mentalitetit” dhe “opinionit”, vetëm që të pranohesh dhe të jesh në rregull me botën. Dhe mënyra tjetër është rebelimi: të sfidosh besimet e të tjerëve, të përpiqesh të realizosh dëshirat e tua, të jesh në kontakt me nevojat e vetes dhe të mos i shtypësh ato vetëm se “kështu duan të tjerët” me “kushtet e tyre të vlerës”. Të dyja rrugët janë të mundimshme, asnjëra nuk është e lehtë, por e para të bën rob të të tjerëve, ndërsa e dyta, të çliron nga ata. Sigurisht, shumica e njerëzve të shëndetshëm gjejnë një rrugë të mesme: nga njëra anë, bien dakord me disa opinione të pranuara gjerësisht, për të jetuar në harmoni me të tjerët; nga ana tjetër, gjejnë mënyra për të realizuar veten dhe dëshirat e tyre (edhe pse të tjerët mund të mos jenë asnjëherë aprovues).

      Unë e kuptoj që kjo temë mund të mos ezaurohet me një letër apo disa letra, pasi duket se është e hershme brenda teje. Kufijtë e vetes duhen forcuar, duhet ndihmuar vetja për të kuptuar se ekzistenca e qëndrueshme dhe e ekuilibruar, vlerat e vërteta të vetes, origjinaliteti, unikaliteti që ti ke si person në tokë, nuk ka nevojë për aprovimin e të tjerëve.

      Nëse aprovimi i të tjerëve bëhet pengesë e madhe për të jetuar qetësisht dhe paqësisht me veten, për të shijuar gjërat e vogla dhe të mëdha të jetës, për të folur dhe besuar te njerëzit përreth, atëherë patjetër duhet adresuar në terapi, si një gjendje e lidhur me personalitetin – shtyllën ndërtuese të gjithë qenies tënde. Unë të sugjeroj sa më herët, aq më mirë.

      Sërish po e theksoj që nuk ka një zgjidhje të menjëhershme ndaj “problemit tënd”, pasi nuk kemi të bëjmë me një situatë të jashtme, por me një gjendje të qëndrueshme të brendshme. Dhe këto gjendje, mund të jenë edhe më rezistente për të ndryshuar, pasi janë “lupa” me të cilën ti e ke parë dhe vazhdon ta shohësh deri më tani. Gjithsesi, ndryshimi është gjithmonë i mundshëm.

      Besoj se ti ke treguar tashmë një qëndrueshmëri në nevojën për ta ndihmuar veten, një reflektim që është për t’u vlerësuar dhe një vazhdimësi të një komunikimi të thellë dhe të shtruar për veten dhe me veten. Këta janë tregues që mund të jesh gati për një terapi me psikolog.

      Të përshëndes,
      Lediona

  27. pa emer says:

    Pershendetje psikologe Lediona dhe faleminderit per pergjigjen tende. Ne fakt,edhe une qekur ma permende terapine,mendova se mund te ishte nje hap me i madh ne sherimin qe kerkoj per veten,dhe sigurisht qe do e marr parasysh,por para se te ndermarr kete hap,fillimisht kam nevoje te mendohem,te qendroj me veten dhe te marr nje vendim qe para se te filloj nje terapi ne kushtet qe me ke shpjeguar me siper,te guxoj te flas me ndonje te aferm qe mund te me kuptoje me mire,sepse dua qe te eci me e sigurt drejt ketij hapi dhe mbi te gjitha ne nje menyre apo nje tjeter te kem qofte dike qe e kam mbeshtetje,sepse dua qe te jem une ajo qe te flas me te afermit dhe jo ata ta marrin vesh ne rrethana te tjera,pra duke zbuluar qe une po bej nje terapi pa e ditur askush. Ndoshta vertet prane tyre jam ushqyer me shume opinione te ceketa qe kane hyre brenda meje,por jam e sigurt qe nese e shohin qe une kam kaq nevoje per ta hequr kete turbullire nga perbrenda,do perpiqen te kuptojne nevojen time dhe dalengadale do me kuptojne ndoshta edhe mua. Eshte e vertete ajo qe ke thene,mendimet e te tjereve rrenjosen tek une dhe ndonjehere gjithcka tek une rrotullohet rreth tyre,shpesh ankthi dhe dyshimet me shtyjne ta shoh veten ne syte e tyre,edhe pse e di qe syte e mi shohin ndryshe,por serish gjithcka shtremberohet nga reflektimi i tyre. Ata jane gjithmone pengese dhe nuk e di se kush jane `ata`,nuk e di nese eshte jashte nje `dikush` qe verdalliset ne problemet e mia,por thjesht e torturoj veten me kete,e torturoj pa fund. Dhe persa i perket pjeses se si mund ta perballoj une stresin qe me shkaktojne te tjeret,ndoshta duhet te punoj me rrugen e mesme,sepse rruga e pare me nenshtron para te tjereve dhe nuk me sjell asgje tjeter vecse `zbritje shkallesh`,por edhe rruga e dyte,rebelimi,nuk mund te behet kurre pjese e imja,jo sepse une nuk di te rebelohem,por sepse `kushtet e tyre te vleres` jane ato qe me kane rrethuar,prandaj fillimisht duhet te shkepus ato besime nga vetja. E vetmja gje qe dua eshte qe e gjithe kjo te mbaroje,jam lodhur dhe me dhemb. Do perpiqem te marr parasysh cdo keshille tenden. Faleminderit me gjithe zemer. Nese serish do te me duhet dicka,do te shkruaj. Je mbeshetja me e madhe emocionale qe kam pasur ndonjehere,te falenderoj dhe te dergoj perqafime te perzemerta…gjithe te mirat.

  28. MSc. Lediona Braho - Psikologe klinike says:

    E dashur,

    Më gëzon zemra kur i lexoj këto fjalë. Ndiej dhe shoh një pjekuri të madhe brenda teje. Përtej çdo frike, dyshimi, shqetësimi dhe turbullire që ke brenda vetes, shkaktuar apo jo nga “të tjerët” e dukshëm dhe të padukshëm, unë të mbështes plotësisht në gjithë rrugëtimin që ke bërë deri më tani brenda vetes. Të përgëzoj për kurajën për të shkuar më thellë, për të ndarë brendinë tënde me dikë jashtë vetes, për të gjetur mbështetje profesionale gjatë gjithë kësaj kohe. E ndiej që mund të bësh edhe më shumë për ta ndihmuar veten tani e tutje, pak nga pak, pa nxituar, duke marrë kohë me veten dhe për veten, por edhe me mbështetjen e duhur. Të përgëzoj edhe për guximin për të gjetur persona në rrethin tënd, me të cilët mund të ndash gjëra të tuat, në përpjekje për t’u kuptuar dhe ndihmuar prej tyre. Uroj të shkojë sa më mbarë edhe ky proces!

    Më vjen mirë që të njoha dhe që munda të të ndihmoj sadopak në këtë fazë të jetës tënde. Dera ime është gjithmonë e hapur për ty, kurdoqoftë!

    Të uroj shumë forcë e besim në vete për të ecur përpara!

    Shumë përqafime,

    Lediona

  29. pa emer says:

    Pershendetje psikologe Lediona…nuk kaloi shume kohe dhe ja ku u shfaqa serish. Ndoshta kete here nuk do kesh asnje pergjigje te re per mua,sepse ndoshta nuk ka me teper per te thene,por shkruajta per t`u shprehur serish. Po mundohem te flas me dike te afert,por ende po perpiqem te logjikoj,te gjej personin e duhur dhe fjalet e duhura,si edhe kohen e duhur. Ajo qe mund te them sot eshte qe ndihem e deshtuar. Dua te zhdukem nga kujtesa e te gjitheve. Ndihem e deshtuar,ndihem vete deshtimi,sepse degjoj vazhdimisht ate keshillen qe thote se duhet te shikoj drejt ne rrugen time,pa e kthyer koken majtas e djathtas,dhe ndiej sikur e kam thyer ate keshille. Kjo keshille me shoqeron e me ben te reflektoj sa here mund te perballem me nje situate ku nuk duhet te hyj,por njekohesisht me ben te ndihem fajtore. Nuk i besoj perfektes,eshte nje iluzion inekzistent i formuar ne mendjet njerezore si nje harxhim kohe,duke i bere ata te ndihen joreale,te ndihen robote,te ndihen nen presionin e nje koncepti per te cilin jeta humane nuk ka gravitet,por do te doja te ndihesha perfekt me paperkryeshmerine time,me kapitujt e jetes sime,me forcen dhe dobesite e mia,me cdo gje te madhe apo te vogel qe ka kaluar ne rrugen time. Nuk mundem,ndihem ndryshe,ndihem sikur nuk meritoj asgje,ndihem e vrare,ndihem sikur po me shuhen mundesite e se ardhmes,nuk e di cfare ndiej me pare. Ndihem kaq e pafuqishme dhe kaq e pashprese kur qaj pa fund dhe serish asgje nuk ndryshon. Ndihem kaq e paperputhshme me mjedisin,me nje shoqeri qe kerkon rrugen drejt liberalizimit,dhe madje perpiqen ta bejne pjese te tyre,por te te tjeret e gjykojne se tepermi,dhe une gjithashtu e gjykoj,nuk resht dot se e beri kete me veten. Gjithcka do te ishte ndryshe nese une nuk do te isha udhehequr nga ndjenja fare te dobeta dhe te lekundshme,te shtyra nga ndikimi i shoqerise,ndjenja qe fare mire mund te kishin qendruar brenda meje dhe koha do ta tregonte vete rendesine e tyre,nje rendesi qe duket kaq e zbehur. Ketu e kuptoj qe ishin pelqime fare te paperfillshme,elementare,asgje para ndjenjave te forta dhe une po vuaj per hir te tyre. Po vuaj per te gjetur veten. I kerkoj falje asaj. I kerkoj falje qe pashmangshmerisht e lendoj,por ajo deshtoi,une deshtova. I kerkoj falje femijes qe gjendet brenda meje,femijes qe po e thyej me armikun tim me te madh-mendjen. Nuk i ndal dot zerat e saj,nuk e ndaloj dot qe t`i stakoje mendimet,nuk mundem. U mendova gjate per terapine dhe vendosa qe une dua dhe duhet ta bej,tani thjesht duhet te guxoj dhe ta marr kete rrugetim. Nuk kam asnje problem me faktin qe ja kam nevojen,sepse me duket krejt normale nje terapi e tille,por thjesht dua t`i bej gjerat ne menyren e duhur,sic e kam shprehur edhe ne mesazhin e mesiperm. Me ke shkruar qe askush nuk mund te percaktoje unikalitetin tim ne Toke,te falenderoj,besoj te kjo. Besoj sepse te gjithe ata qe me rrethojne jane thjesht udhetare,njesoj si une,unike per ate qe jane,ashtu si edhe une. Por kete here nuk ka te beje me unikalitetin,pasi une ndihem unike per ate qe jam dhe kete nuk e zhben askush,une thjesht ndihem sikur ajo qe ndodhi eshte nje barre qe nuk me takon,dicka qe nuk perputhet me menyren time dhe me besimet e mia. E di qe besimet e mia jane te fituara nga mjedisi rrethues,por persa kohe rrethohem nga ky mjedis,atehere ato do te rrenjosen si besimet e mia. Nje dite ndoshta do te ndryshoje perspektiva ime,por jo perspektiva e botes ku jam rritur. Ndoshta nuk ka rendesi,por tani qe ndihem e renduar shpirterisht dhe menderisht,vetem mendoj. Besoj te terapia qe dua te bej se shpejti,por nuk e di sa besim duhet te mbaj te aftesia ime per ta ndryshuar kete qe me perndjek. Kam frike.Kam frike se mos gjerat nuk marrin rrjedhen e duhur. Jam shume konfuze,po mbaj nje barre qe mendoj se duhet ta kisha leshuar gjate rruges,ndoshta sot gjithcka do te ishte nje shenje e harruar,jo nje plage e hapur. Do te doja te isha e lire drejt pervojave te reja tani qe jam me e pjekur,jo te isha nje vajze qe ndalon veten te ndieje serish,nje vajze qe mendon se eshte e tepert per dike qe vertet vlen,nje vajze qe i trembet vazhdimit,nje vajze me potencial dhe me vizion por e shkaterruar,nje vajze me vlera thelle-thelle,por me vlera gjithashtu te mohuara ne nje pjese te shoqerise qe me rrethon. Rrethohem nga nje shoqeri e nje komuniteti te vogel,ku te gjithe shoqerohen se bashku,ku shoh te afermit e mi qe shoqerohen me ata qe flasin per mua,ku shoh qe kudo eshte nje corb i madh dhe une duhet te sigurohem qe te mos me gjykojne edhe me teper njerez dhe te mos futen ne ate liste edhe njerez qe une i kam vleresuar gjithe jeten. Nuk di cfare te mendoj me pare dhe nuk e di cfare pergjigjeje jam duke pritur me teper prej teje kur tashme m`i ke thene te gjitha,por thjesht kam nevoje te shprehem, te marr pergjigje edhe pse e di qe efekti i tyre pozitiv nuk do te zgjase,nuk e di per cfare kam me teper nevoje,por ndihem serish e bllokuar,e turperuar,fajtore,deshtake. E gjithe kjo do te me forcoje,besoj ne arsyet e Zotit,ne sfidat e jetes qe te japin mesime dhe e di qe mesimet nuk jane falas,por ka kaluar kohe dhe nuk e di sa kohe me teper duhet te kaloje qe une te shpetoj. Jam e mberthyer,me duket sikur po jetoj e izoluar ne burgun me te madh,burgun e mbidozes se mendimeve,burgun e mendimeve te te tjereve,burgun e fajesimit te vetes. Kam edhe dicka. Kemi thene qe ato cka kalova ishin pelqime dhe jo lidhje. I krahasova me detaje dhe e kuptoj qe jane thjesht te tilla,por detaji i vetem qe me mundon eshte pergjigja`po`. Eshte nje pergjigje e dhene gjate raporteve,edhe pse raportet nuk u shoqeruan kurre me detajet kryesore te lidhjes sic ma ke thene edhe ti mjaft here,por ajo pergjigje…me mundon dhe dua te di nese ajo nenkupton nje ndryshim ne ate qe me ke thene apo jo. Sepse pergjigja nenkupton idene per te nisur dicka te tille dhe kur nje person i thote `po` dikujt,mesa kam verejtur une ne raportet reale qe kam pare apo edhe ne raportet e krijuara ne filma apo situata te tjera,fillon te konceptohet si nje lidhje. Ndoshta serish po kerkoj se koti brenda vetes,ndoshta po e lendoj serish me kerkime qe nuk sjellin asnje pergjigje te re,por gjithsesi une kam nevoje per pergjigje te prera,te sinqerta. M`i ke dhene,por kam nje nevoje te pashtershme per te bindur veten vazhdimisht e per t`i larguar mendimet me te cilat e kam ushqyer. Ndoshta eshte kaq e lodhshme te me japesh te njejtat pergjigje,por dua te di nese ka ndonje ndryshim,dua te di me detaje konceptimet e duhura te ndodhive brenda ngjarjeve. Ndoshta gjithcka mbetet tani eshte terapia,por kam nevoje per te ditur si te veproj e si te mendoj rreth ketyre qe kam shprehur,te pakten derisa te marr guximin te flas e te filloj ate qe duhet te bej. Kjo eshte historia ime,e pashkruar ne te shkuaren dhe e paarritshme ne te ardhmen,pasi cdokush ka nje histori unike. Eshte detyra ime te shkruaj e ta lexoj,nuk mund te lejoj askend ta shkruaje per mua. Ka ende kapituj qe duhet te hap e te mbyll,ky nuk eshte fundi,por thjesht duhet te gjej force e mbeshtetje per te arritur atje ku dua. Nje dite ndoshta do t`i falenderoj pengesat,por gjithsesi deri atehere kam nevoje per ndihme,nuk jam aspak optimiste momentalisht dhe ndihem shume e vrare nga jeta.Po mesoj se si eshte te forcohesh perbrenda qofte me te tjere apo vetem,po mesoj se jam une duke luftuar me veten per veten time,duke e kafshuar jeten me dhembe per te dale nga erresira e per te mos humbur driten e jetes. Kam nevoje qe kjo te mbaroje. Shkrimi me ndihmon te shfryhem e te ndihem ne paqe edhe me vuajtjen time,eshte gjithmone me mua,por serish kjo me vret,me vret thelle,atje ku nuk sheh asgje askush,dhe une mbuloj fytyren me nje buzeqeshje te sinqerte,por te fituar nga shpirti i vrare ne netet e gjata e te etura per copeza lumturie te brendshme. Une kam duruar shume,kam nevoje te behem mire. Nese kete here e ke nje pergjigje,atehere jam ne pritje. Jam shume e lumtur qe dera jote eshte e hapur per mua,e dija qe nuk kishte si te ishte ndryshe. Faleminderit per ndihmen,ajo ndihme nuk eshte `sadopak`,eshte me e madhja qe mund te merrja ne keto caste. Edhe mua me vjen mire qe te kam njohur,edhe pse ne keto rrethana dhe faleminderit edhe per gjera qe ndoshta nuk mund t`i them sot,pasi besoj ne faktin qe cdokush vjen per nje arsye,per nje mesim,dhe jam e lumtur qe u bere pjese e jetes sime ne kete faze. Edhe une uroj me shpirt bekimet me te medha te kesaj bote per ty,je thjesht e mrekullueshme…
    Perqafime pa fund dhe mijera falenderime…

  30. pa emer says:

    Ju lutem pse nuk me ktheni pergjigje…kam nevoje per nje pergjigje sepse pasi te marr kete pergjigje duhet t`i shpreh psikologes dicka tjeter,ndaj jam ne pritje…ju lutem…faleminderit

    1. Nuk Je Vetem says:

      Pershendetje, pyetja i eshte derguar Psikologe Lediones sapo pergjigjia te vije do t’a publikojme.

      Gjithe te mirat,
      Stafi i Nuk je vetem

Ju lutemi që komentet tuaja të jenë mbështetëse dhe jo gjykuese ndaj të tjerëve. Faqja administrohet, ndaj komentet postohen vetëm pas aprovimit nga administratori.

NJV