Këshilla/Blog

07.07.2017

pershendetje stafi
rastesisht u gjenda ne faqen ” nuk je vetem” dhe vura re mesazhe te ndryshme , replika nga njerez te ndryshem te cilet kishin gjetur ndihmen tuaj per problemet e tyre . Kjo gje me shtyri tju shkruaj , sepse edhe une ndodhem ne nje perudhe shume te veshtire te jetes time . Jam vajze , 19 vjec, ne shtepi jemi 5 anetare ,si familje nuk eshte se kemi probleme te medha , edhe pse gjendja ekonomike nuk eshte shume e mire . Gjithashtu jam e lidhur me nje djale , kemi dy vjet bashke , e duam njeri tjetrin dhe kemi ndermend te fejohemi se shpejti . Problemin e kam me veten time , ndihem se nuk jam fare mire , dhe dyshoj se vuaj nga depresioni , megjithese asnjehere nuk jam konsultuar me ndonje mjek apo psikolog ne lidhje me kete ceshtje . thjesht duke pare sjelljen time , reagimet e mia , kam filluar te mendoj qe jam ne depresion . Ndihem shume e merzitur , nuk gjej motivim per te bere asgje , gjithmone i mendoj gjerat negativisht , kam dhimbje koke te perditeshme , jam shume xheloze , merzitem dhe per gjene me te vogel , acarohem , nevrikosem per pune sekondash. Shkurt , jam e lodhur me veten time . nuk di cfare te bej , njerezit perreth meje jane te lodhur nga une . gjate gjithe kohes jam me nerva , nuk mund ta permbaj veten dhe shpesh here flas keq , duke i lenduar prindrit e mi dhe te dashurin tim . me pas kur filloj te qetesohem dhe mendoj se cfare kam thene e cfare kam bere pendohem shume , mbyllem ne vetvete dhe e urrej veten time , kaloj perseri ne gjendje edhe me te renduar . here pas here kam mendime per vetevrasje , kam mendime te lendoj veten , dua te dal mes makinave e ti jap fund jetes time te lodhur . mamane time e kam lenduar shume , as vete nuk e kuptoj se perse sillem keq me te , nxehem , i them qe nuk me do , i them qe mua nuk me do askush 🙁 . ndersa i dashuri im ne fillim me donte shume , bente gjithcka per mua , ndersa tani kam vene re qe edhe ai eshte lodhur nga une , dhe kur e mendoj se ai nje dite mund te me largohet per shkak te sjelljes time , atehere deshperohem edhe me shume . kam filluar te dyshoj shume te ai , me ka humbur besimi , nuk kam besim as ne vetvete , mendoj se mos ai mund te me tradhetoje , por ai betohet se nuk e ben kurre nje gje te tille , dhe une e di qe ai me do , por kohet e fundit e kam pare qe eshte lodhur nga une , nga debatet e mia , dhe ka filluar dhe ai te sillet keq si une . hhhhhhhhhhhh nuk e di me arsyen se perse jetoj , jam shume keq , 🙁 🙁 🙁 dua te filloj te respektoj serish familjen time , vecanerisht mamane time te cilen e kam lenduar jashte mase , dhe te jem e lumtur si me pare me te dashurin tim , sepse e dua shume dhe nese ai largohet atehere do ishte goditja me e madhe per mua . ju lutem te me ndihmoni pasi jam ne nje situate delikate , jam e gatshme edhe per vetvrasje .
shpresoj te merrni ne konsiderate problemin tim dhe te me jepni nje pergjijge . ALLAHU jua shperblefte per ndihmen qe jepni . faleminderit paraprakisht

  1. Stafi Nuk Je Vetem says:

    Pershendetje e dashur,

    Te falenderojme qe na ke shkruar.
    Pyetjen tende ja derguam ekspertes perkatese. Nderkohe qe presim pergjigjen e saj, te lutem te ndjekesh disa ligjerata ne kanalin tone ne youtube qe mund te te ndihmojne (https://www.youtube.com/channel/UCCb7rvyC8p37y-ET9THYFig )
    Te urojme gjithe te mirat,
    Stafi i Nuk Je Vetem

  2. lonely says:

    me jepni nje pergjigje ju lutem

  3. Dr. Blerta Bodinaku says:

    E dashur letërshkruese,

    Është e qartë që ndihesh e lodhur nga situata që po përjeton. Vetëm nga përshkrimi yt në letër, nuk mundem të përcaktoj dot nëse po vuan një depresion, apo diçka tjetër. Gjithsesi është e qartë që ke nevojë për ndihmë. Duket sikur ke hyre në një cikël vetëshkatërrues nga I cili e ke të vështirë të dalësh e vetme. Nga një anë dëshiron të ndihesh mirë dhe të kesh një jetë familjare dhe sociale të qetë, nga ana tjetër e ke të vështirë të frenosh impulse për të shkatërruar marrëdhëniet e tua më të rëndësishme. Dëmtimi i këtyre marrëdhënieve ushqen edhe më shumë pakënaqësinë tënde ndaj jetës dhe në palumturinë tënde, vazhdon të dëmotosh në mënyrë ciklike cilësinë e marrëdhënieve dhe jetës tënde.

    Në ktë situatë është e nevojshme për ty të kontaktosh një psikoterapiste dhe mjek psikiatër për të vlerësuar gjendjen tënde dhe për të marrë ndihmën e nevojshme. Ata do të të ndihmojnë të kuptosh arsyet e kësaj gjendjeje dhe po ashtu do të të ndihmohjnë të ndërtosh modele të reja të përballjes me veten dhe me të tjerët. Do të në ndihmojnë të përballesh me pakënaqësitë e jetës në mënyrë konstruktive dhe të ndërtosh marrëdhënie besimi me veten dhe të tjerët.

    E dashur letërshkruese, të gjithëve na ndodh të përballemi me situata të vështira personale, edhe pse ndonjehere shkaqet nuk i shohim dot qartë. Mënyra se si përballemi me to dhe ndihma që kërkojmë e gjejmë, përcakton gjerësisht se sa suksesshëm do ia dalim ta kapërcejmë atë. Për fat të mirë, je shumë e re, ke mbështetjen e familjes, të të fejuarit dhe jeton në një kohë kur mundesh të gjesh ndihmë profesionale. Kështu që mos humb kohë, por kërko ndihmë dhe përballu me sfidat e jetës dhe vetes tënde.

    Të uroj gjithë të mirat,
    Blerta

  4. Anonymous says:

    faleminderit shume

Ju lutemi që komentet tuaja të jenë mbështetëse dhe jo gjykuese ndaj të tjerëve. Faqja administrohet, ndaj komentet postohen vetëm pas aprovimit nga administratori.

NJV