Këshilla/Blog

Lizzia 12.09.2023

Pershendetje,
Jam nje vajz qe jam fejuar ne mosh te re pra 21 vjece. Fillimi ishte shum i bukur cdo kush me kuptonte me rrinte afer me te fejuarin me rrinte shum ne krah. Mund te them qe isha shum e lumtur duke jetuar ne shtepin e prinderve te tij bashk me te. Kohet e fundit fejesa jon esht ber dicka shum rrobotike. Takohemi veten te shtun djel dhe rrim vetem ne shtepi ose dalim shum pak. Mamaja e tij nuk me le te qet duke me hyr ne dhom e duke levizur cdo gje neper dollape. Sado un i kam then te fejuarit qe shiko jan gjera private perderisa i kam sistemuar gjerat un ska pse te luhen gjerat. Ok mund te them qe e kam pak pjesen e privatsis midis te fejuarit te theksuar. Por nuk po na len ne privatsin. Dhe i fejuari ka filluar te degjoj maman e tij. Mamaja e tij me hedh kunja me shaka e din qe nuk jam tip i till dhe e anashkaloj gjithmon duke mos e ofenduar. Un mund te them qe nuk jam femra perfekte qe mund te bej cdo gje ne shtepin e tij njesoj si mami i tij por di te them qe mundohem. Gjithsesi dhe per kte gje mami i tij shkon ankohet tek i fejuari e kam van re nga menyra sesi me flet i fejuari. Kan qen te shpeshta. Nese un beja nje pun ajo i binte serisht nga siper punes sime. Ne momentin qe mundohem te komunikoj me mamin e tij ajo fillon vetem flet dhe sme le te flas asnji her. Ndersa i fejuari ka filluar tme vendos gisht per cdo gje qe un bej cdo fjal qe mund te them. Heren e fundit patem nje debat doja te levizja me makin per te perfunduar nje seanc timen dhe mamaja e tij filloj te kapej per gjera te koti kur un po ikja. U ndjeva keq sepse filloj tmu revoltonte me pas kur e pyta ku qendron problemi dhe me imitonte dhe me thonte sje e vogel. Realisht u ndjeva keq i thash te fejuarit per kte situat dhe me vuri gishtin qe un isha gabim me beri presione te ndryshme. Pasi mbarova gjerat e mia shkova ne shpi tek i fejuari dhe mamaja e tij me beri ironi kur erdha. Prita te fejuarin dhe kur erdhi mu revoltua duke me then lloj lloj fjalesh me uli si person. Shkuam ne nji takim qe kishte len levizem bashk gjith kohes duke me gerthitur dhe kur ikem serisht ne shpin e tij me vuri kusht o ke shpia e tij o do u ndanim. Gjat gjith rruges vetem me ka gerthitur nuk flisja i thoja nuk mar vendime te tilla sjan gjera normale per tu pyetur. Shkuam ne shtepin e tij para mamas se tij filloj ajo te sqarohej me mua vetem me gerthiste dhe ajo un nuk gerthas ndonjeher por ajo sme degjonte detyrohesha te flisja njesoj si ajo qe te me degjonte. Gjat gjith kohes sme degjonte vetem gerthiste dhe me thonte ti e ke fajin un i thoja jemi per te sqaruar gjerat dhe jo per te ven gishtin. I fejuari aty ndodhej as me perkrahu as ndaloj asnje gje mamaja e tij me permente muhabete qe kishin ndodhur para 2 vitesh qe ishin mbyllur si zenka te vogla. Dhe gerthiste akoma me shum un i thoja ta sqaroj kte dicka qe te ka mbetur akoma pa sqaruar… nuk em degjonte 2 -3 her vetem me ushtrronte strres ne ate moment derisa me beri te dilja nga vetja gerthita me shum sec duhet normalisht gje qe esht shum gabim por me vuri me shpatulla mbas muri per cdo gje esht veprim i ulet nga ana ime por u ndjeva vetem… ne kete moment i fejuari me cohet duke me gerthitur me te madhe dhe duke perplasur celularin… me gerthiste aq shum saqe se kisha par ndonjeher … u ndjeva e boshatisur si njeri … un jam ai person qe prekem kur me gerthasin duroj shum dhe te shpis me kan edukuar jo me te rrahur kur kam qen e vogel gjithmon ju bindesha kur me gerthisnin… veprimi qe bera ishte qe u cova e strresuar dhe ne akth dhe ju drejtova mamas se tij duke i then bravo qe ja arrite kte gje tme ndash nga djali …. largohem duke me kap paniku ankthi qaja dhe mezor merja frym i fejuari me vinte nga pas nuk doja tme prekte me dor u ndjeja shum e pa mbrojtur shum vetem pa perkrahje pa mbeshtetje … nuk doja ta kisha me afer ate njeri ne ate moment …. u mbyllem ne dhomen ton dhe vetem me gerthiste me te madhe i binte ne grusht mobiljeve .. dhe me hidhte unazen e tij dhe me thonte do te sjell te gjitha rrobat ke shpia jote… un nuk flisja vetem qaja ne nje cep ne dhom kam ndenjur 2 or e ulur aty derisa erdhi ora qe te ikte ai ne pun e kishte zen gjumi shkova e zgjova se me erdhi keq… iku ne pun dhe un shkova ti kerkoja falje mamas se tij duke i then se mund te te kem ofenduar diku ose then dicka qe ka qen fare e pershtatshme mund te te kem ofenduar po sdo doja kurr te te ofendoja ne asnji moment cdo gje qe kam ber deri tani se kam ber per ofendim… me perqafoj me tha nuk ka gje gjera qe ndodhin … nuk kemi folur as te nesermen ne te fejuarin i kam ndenjur ne nje krevat qe te flisnim nuk e mori mundimin … ne drrek i thash tne conte ne shtepin time … me tha vetem don te ikesh.. po i thash… ok me tha …. kam ikur ne shtepin time duke u drridhur mami im ishte ne dijeni po donte ta zgjidhja vet situaten por me ka qendruar afer.. nuk kam shkuar me tek shpia e tij qe kur kemi ber kete debat ai me ka ber shum presione me te shkruar o hajde ke shpia o ndahemi ose do te sjell valixhen per ndarje etj etj … un jam ne nje gjendje ankthi qe nga ajo dit jam keq per faktin qe tani u be nje muaj dhe ai me vjen me thot ti hedhim pas krahve te gjitha … un jam ber me ankth me strres po konsumoj dhe ilace …. mamaja e tij sme ka mar te dij si jam ne asnji moment ka ardhur me ka takuar 1 her me beri presion me tha lloj lloj fjalesh prap … dhe mbas 2 javesh me takoj prap duke me then ti hedhim mbas krave ti harrojm un vazhdoj akoma ndihem shum keq ndihem sikur njeriu qe kam afer ne nje te ardhme do veproj prap kshu … ne nje te ardhme mund te jen gjerat akoma dhe me keq
Nuk e di un ndihem shum keq e dua me gjith zemer por kur mendoj fjalet qe me ka then sesa njeri te ulet me ka ber sesa person pa vler ne jeten e tij jam ndjer ai mundohet m thot fjal qe ta harrojm ta hedhim pas
Un nje takim qe bem ja shpjegova qe jam shum keq dhe nuk e perballoj dot psikologjikisht zenkat e kota per shkak te mamas se tij dhe ai me thot kto zgjidhje te jap o ke shpia ime ose nuk bohet
Dhe vazhdon sillet sikur ska ndodhur gje
Dhe un vazhdoj qaj akoma dhe sjam mir psikologjikisht
Nuk e di un mendoj per te ardhmen qe me duket shum e frikshme pavarsisht sesa zemren e bardh muns ta ket ai un kam frik sepse mund te krijoj familje dhe nuk mund te jet aq e thjesht me von mund te jem me femij qe me aq sa kam degjuar cdo femer sakrifikohet per femijet
Nuk e di kerkoj nji mendim
Cdo kush qe me ka degjuar kete situat me kan then qe je ne koh

  1. Nje vajze says:

    Pershendetje e dashur! Do te doja shume te te ndihmoja duke te thene disa fjale. Pikesepasi dua t’i kushtosh rendesi dhe vemedje vetes tende. Largo kedo qe te ben te mos ndihesh e tille. Beje per pak kohe. Sikur nje muaj. Perpiqu dhe aty ti do kuptosh se sa e forte je, cfare fuqie ke ti femer. Dhe pas kesaj kohe do ta kuptosh nese vertet do te kthehesh perseri me ate njeri ose jo. E dashur, me lejo te te them se ka shume meshkuj te tjere kjo bote edhe me te mire edhe me te keq se i fejuari yt. Merr kontroll mbi veten tende mos lejo njeri te hedh balt mbi ty as te te ule vlerat, si familja shoqeria njerzit kushdo. Ti je ti dhe kjo te ben te vecant!

  2. MA. Almandina Guma says:

    Përshëndetje e dashur
    Faleminderit që na ke shkruar dhe ke ndarë me ne shqetësimin tënd.
    E kam lexuar me shumë vëmendjen letrën tënde dhe imagjinoj që cdo gjë që ka ndodhur jo vetëm që nuk është e lehtë por të ka lënë me dërrmim dhe pafuqi. Për më tepër që në gjithë këto përplasje shqetësuese, mbi të gjitha duket sikur ti je ndjerë e zhgënjyer dhe e pambështetur e ndoshta edhe pak e braktisur nga bashkëshorti jot dhe kjo është besoj pritshmëria më e madhe që është thyer te ty.
    Mendoj se bashkëjetesat mund të kthehen shpesh në sfida të forta duke patur parasysh që kanë të bëjnë me një nevojë më të lartë për respektim kufijsh por edhe raportesh midis personave të ndryshëm dhe mendoj se kjo nuk është e lehtë kur mund të ketë shumë divergjenca mendimesh, ndjesish, relacionesh, përkatësie, nevoje për të pozicionuar veten, dinamika relacionale midis fëmijëve dhe prindërve etj.
    Në situatën tënde duket se kjo ka kaluar në përplasje verbale dhe privatësie dhe duket se është përshkallëzuar deri në pikën që je. Besoj se të gjitha palët e përfshira kanë mendimet, ndjesitë dhe opinionet e tyre lidhur me cfarë ka ndodhur apo pozicionin e tyre. Psikika e njeriut është gjithashtu më e madhe se ajo që mund të njohim ose te supozojmë e patjetër në gjithë këtë ka të panjohura të psikikës se pse njerëzit sillen sic sillen e reagojnë sic reagojnë. Pavarësisht gjithë kësaj, duket se ti je e lënduar, madje edhe shumë dhe aq sa për të vënë në dyshim cdo gjë, është prekur shpresa e restaurimit të raportit, ka një ngërc goxha të madh lidhur me bashkëshortin se si ta adresoni këtë gjë në formën më të mirë.
    E gjitha kjo tani është shndërruar në një presion të jashtëm por edhe të brendshëm me veten tënde.
    Ti përmend në letër që po kërkon një mendim, por në gjithë gjërat që ti ke shkruar dhe përshkruar ka shumë mendime dhe përgjigje që duket që ti i ke. Duket se nuk është e tolerueshme për ty të gjendesh në situata të ngjashme, por ka edhe një nevojë për të gjetur partnerin tënd, atë tek i cili ke besuar shumë por edhe e sheh si personin që do mund te ofronte zgjidhjen më të mirë.

    Pyetjet e mëdha lidhur me veten janë, sa thelbësore janë të gjitha këto që kanë ndodhur, sa shqetësuese janë për ty, a ka ndonjë mënyrë si e gjitha kjo gjë tju bëjë partnerë me bashkëshortin për disa zgjidhje të përbashkëta, për cfarë po e lodh ti veten më së shumti që je deri në pikën dërrmuese të pish ilace, cfarë mbështetje do doje, cfarë gjërash të bëjnë ty të sigurtë për tju rikthyer raportit, a do kishe nevojë për më shumë kohë për tu qetësuar.

    Mbi të gjithë, nga letra jote të krijohet përshtypja qe ti ende nuk mund të marrësh një vendim të plotë dhe duket sikur je akoma në një fazë limbo dhe me të drejtë. Ndoshta të gjitha këto ndjesi dhe mendime nevojiten të respektohen dhe të përtypen pak më shumë, ndoshta është mirë të marrësh ndonjë këshillim të kuptosh pak më shumë për veten dhe kur të ndihesh me e qetë në raportin me vetën të mund të shohësh pak më qartë gjithë këtë situatë të tollovitur.
    Shpresoj se përgjigja ime të ndihmon të reflektosh mbi të gjithë këtë në mënyrë më të qetë
    Të uroj gjithë të mirat dhe mbetemi në kontakt

Ju lutemi që komentet tuaja të jenë mbështetëse dhe jo gjykuese ndaj të tjerëve. Faqja administrohet, ndaj komentet postohen vetëm pas aprovimit nga administratori.