Shkodran 29.03.2023
Pershendetje jam ne djal 27 vjeqar qe 5 vite vuaj nga nje gjendje e rende psikologjike me shum simptoma fizike si probleme gastrointestinale , frymarrje dhe lodhje fizike ekstreme qe nuk kalon por qe 2 muaj me eshte shfaq nje frik ekstreme ndaj vdekjes nenstop mendoj per vdekjen se si do te vdes si do te me varrosin shpesh mendoj se do vdes ne gjum friksohem
Nganjeher edhe me fjet sepse
Mendoj se do vdes ne gjum shpesh ndihem sikur nuk jam ne realitet ndihma quditshem kam lexuar qe eshte derealizim qe 2 seanca kam
Shkuar te nje psikolog ktu prishtin po nuk me ka ndihmuar jam lodh shum nga kjo gjendje qdo gje po mduket e kot pa vler kur po e mendoj vdekjen.
Shpresoj qe do me
Ndihmoni .
Ju lutemi që komentet tuaja të jenë mbështetëse dhe jo gjykuese ndaj të tjerëve. Faqja administrohet, ndaj komentet postohen vetëm pas aprovimit nga administratori.
Hi
Kam probleme me ankthin
E km perjetu per her t par kur isha 18 vjece
E kam kalu pa medikamente thjesht me besim te Allahu edhe me lexim Kurani
Sot jam 27 vjece edhe ma rikthy mas kaq vitesh n momentin qe nuk u desht mu rikthy
Mbeta shtatzan bebi i par fillova kisha simptomat e shtatzanis nuk isha n dijeni se jam shtatzan edhe nga mendimet se cfar kam kalova perseri ne gjendje ankthi
Kur e mora vesht per shtatzanin u qetsova disi ama nga simptomat e shtatzanise nuk mundem ta hek mendjen.
Kam shum shqetsim ne stomak gjate dits lodhje shum.
Kam mendime sikur skam me ken e afte per bebin tem e shum tjera
Kisha pas nevoj per nji kshill tujen
Falemners paraprakisht
Pershendetje dhe faleminderit qe na keni shkruar.
Ju lutem qe te dergoni pyetjen si me poshte, pasi keni komentuar te pyetjet.
Si te krijosh nje pyetje ne nukjevetem.al
https://youtu.be/EajeoJ96YEo
Gjithe te mirat,
Stafi Nukjevetem
Hey
Fiks si une , djegie lukthi dhimbje barku temperature u Cmenduri nuk e di ky ankthi spo me le te qete
Menyra dhe perberja e ushqimit kane lidhje teper te madhe me gjendjet psiko neurologjike kete mos e harro! Ti mundesh ta ndihmosh veten duke u perpjekur te zgjedhesh ushqime sa me prane ushqimeve bio, te paperpunuara, te ecesh sa me shume ne natyre dhe ta flasesh pra ta shprehesh shqetesimin tend. Asgje e keqe nuk ka per te ndodhur, eshte thjesht nje iluzion, perceptim i gabuar keshtu qe lexo dhe interesohu per rendesine eushqimit ne trajtimin e gjendjeve te tilla.
Përshëndetje! Ju jeni në një situatë shqetësuese dhe duket se jeni nën efektin e depresionit dhe frikës së vdekjes. Është e rëndësishme të kuptoni se kjo është një gjendje e trajtueshme dhe nuk duhet të ndjeheni vetëm në këtë situatë.
Një zgjidhje e mirë është të kërkoni ndihmë profesionale nga një psikolog ose psikiatër, i cili mund të ju ndihmojë të kuptoni shkaqet e problemeve tuaja dhe të gjeni zgjidhje efektive. Nëse keni qenë te një psikolog në të kaluarën dhe nuk keni ndjekur progres, ju mund të konsideroni të vizitoni një psikolog tjetër, pasi ndonjëherë është e rëndësishme të gjeni një profesionist që është më i përshtatshëm për ju.
Gjithashtu, është e rëndësishme të filloni të bëni aktivitete që ju pëlqejnë dhe që mund të ju ndihmojnë të ndjeheni më mirë, siç janë sporti, arti, shëtitjet etj. Nëse nuk ndiheni rehat me aktivitete sociale, mund të jetë e dobishme të bëni ndryshime të vogla në rutinën tuaj të përditshme që mund të ndihmojnë në përmirësimin e shëndetit tuaj mendor dhe fizik.
Ju nuk jeni vetëm në këtë situatë dhe duhet të kujtoheni se depresioni dhe frika nga vdekja janë trajtueshme. Mos hezitoni të kërkoni ndihmë profesionale dhe të ndiqni këshillat që ju janë dhënë nga profesionisti juaj shëndetësor. Ju uroj shëndet dhe sukses në rrugën tuaj të shërimtë!
Përshëndetje,
Më vjen mirë që vendose ta ndash vuajten tënde, e cila qartazi po të mundon gjithnjë e më shumë. 5 vite që trupi jot ka folur me ty përmes simptomave fizike si problemet gastrointenstinale, frymëmarrja dhe lodhja fizike. Ti tashmë je 27 vjeç, dhe që nga mosha 22 vjeçare ankthi ka nisur të shfaqet tek ti. Çfarë po ndodhte me ty në atë kohë? Rrugëtimi i jetës tënde nuk duket aspak i lehtë nga mënyra sesi shkruan dhe do të të ndihmonte vërtet të flisje më shumë. Frika e vdekjes e shtuar këto 2 muaj ka nevojë të kuptohet dhe ti mbi të gjitha ke nevojë që të arrish qetësinë që kërkon. Ke nevojë të flesh. Të jetosh pa frikë. Më vjen mirë që ke shkuar tek psikologu, por njëkohësisht 2 seanca janë shumë pak për të marrë ndihmën e kërkuar, ndonëse janë një nisje e mirë për tu qartësuar mbi shqetësimin tënd dhe për të ngritur një plan pune terapeutike së bashku.
Është e nevojshme të vazhdosh ndjekjen e seancave psikologjike, dhe nëse nuk je përshtatur në qasje më psikologun e mëparshëm mundesh të provosh një tjetër psikolog ose edhe online seanca psikologjike. Po ashtu, për më shumë mundesh të bësh një seancë këshillimi edhe me chatin online te nukjevetëm.
Kujdesu për veten…
Arela